Zjarr në një restorant në Bangladesh, të paktën 43 viktima
Të paktën 43 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr ...

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë të enjten se vrasja e mbi 100 personave, sa kanë qenë duke pritur për ndihmë humanitare në Gazë, është situatë për të cilën mund të kërkohet hetim i pavarur.
Duke folur në nisje të një Samiti, ai ka thënë se është i “shokuar” nga episodi i fundit në luftën Izrael-Hamas, në të cilën, sipas autoriteteve palestineze janë vrarë mbi 30.000 civilë, prej 7 tetorit të vitit të kaluar.
Lufta është nxitur po atë ditë prej luftëtarëve të Hamasit, të cilët kanë kryer sulme në tokën izraelite, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.
Izraeli është zotuar për ta shkatërruar Hamasin – grup palestinez që udhëheq Gazën, i cili është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Duke iu përgjigjur pyetjeve për dështimin e Këshillit të Sigurimit për të miratuar një rezolutë që bën thirrje për armëpushim, Guterres ka thënë se thellimi i ndasive gjeopolitike “e ka transportuar fuqinë e vetos në një instrument efektiv për paralizë të Këshillit të Sigurimit”.
“Jam krejtësisht i bindur që neve na duhet një armëpushim humanitar dhe neve na duhet lirim i menjëhershëm i pengjeve, dhe që neve na duhet një Këshill i Sigurimit që mund t’i arrijë këto objektiva”, ka thënë Guterres.
Sipas autoriteteve palestineeze, forcat izraelite kanë shtënë me armë zjarri ndaj më shumë se 100 palestinezëve.
Të paktën 112 persona janë vrarë dhe mbi 280 janë plagosur në incidentin në qytetin e Gazës, sipas autoriteteve.
Hamasi ka thënë se diçka e tillë mund t’i rrezikojë bisedimet në Katar, me qëllim të arritjes së një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve.
I pyetur nëse beson që ky incident mund t’i komplikojë bisedimet, presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se “e di që po”.
Mjekët në Gazë kanë thënë që nuk kanë mundur të përballojnë valën e njerëzve të plagosur.
Ushtria izraelite i ka hedhur poshtë akuzat e Hamasit, dhe ka thënë se ka pasur kamionë që kanë qenë duke operuar nga kontraktorë privatë, në kuadër të operacionit për ofrim të ndihmës aq të nevojshme.
Sipas një ushtari, në atë zonë kanë qenë dy incidente dhe në njërin prej tyre, turma u është afruar ushtarëve, dhe ata janë ndjerë të rrezikuar, prandaj kanë nisur sulmet me armë zjarri, duke vrarë një numër njerëzish.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se është duke kërkuar urgjentisht informacion për incidentin, ashtu sikurse Ministria e Jashtme e Francës./REL
Të paktën 43 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr ...
Aleatët politikë të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan...
Shtetet e Bashkuara (SHBA) nuk kanë parë ndonjë shenjë se ...
Së paku 19 ushtarë rusë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u pl...
Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, tha të enj...
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi të shqyrto...
Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të enjten të përmbus...
Presidenti Joe Biden “vazhdon të jetë i aftë për të kr...
Bashkimi Evropian tha të enjten se raporti i OSBE/ODIHR-it...
Mohammad Mustafa, i cili pritet të bëhet kryeministër ...
Më shumë se 30.000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazë...
Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten një rezolutë për...
Fluturimi në Evropë është në nivelin më të sigurt që n...
Bashkimi Evropian vlerëson se raporti përfundimtar i zyrës...
Fregata gjermane "Hessen", e vendosur në Detin e Kuq p...
Serbia nuk e ka mbështetur deklaratën e përbashkët të Bash...
Komediani amerikan, Richard Lewis, i njohur si "Princi...
Më shumë se 30,000 palestinezë janë vrarë në Gaza që n...
Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar në konferencën për ...
Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të U...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...