web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shefi i NATO-s udhëton drejt Uashingtonit/ Pritet të takohet me presidentin Trump

22 Tetor 2025, 17:48, Kosova & Bota CNA

Shefi i NATO-s udhëton drejt Uashingtonit/ Pritet të takohet me

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka udhëtuar drejt Uashingtonit ku pritet të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. 

Lajmin e ka konfirmoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë dhe NATO përmes një njoftimi të shkurtër ku thuhej se udhëheqësit nuk pritet të flasin për median

Ndërkohë nuk dihet asnjë detaj shtesë rreth bisedimeve mes Trump dhe Rutte. Takimi mes tyre vjen pas anulimit të bisedimeve në Budapest mes presidentit Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Të hënën, një zyrtar tjetër i Shtëpisë së Bardhë tha se planet për një samit të dytë midis Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin tani janë pezulluar pas asaj që zyrtari e përshkroi si një telefonatë "produktive" midis Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov. /CNA





Lajmet e fundit nga