Guvernatori i Teksasit dërgon Gardën Kombëtare në kufirin me Meksikën
Shqetësimi mbi krizën e emigrantëve në kufirin jugor të Sh...

Kompania private ushtarake ruse, Wagner ka marrë një dërgesë me armë nga Koreja e Veriut për të furnizuar forcat ruse në Ukrainë, një shenjë e rolit në zgjerim të këtij grupi në luftën kundër Kievit, tha Shtëpia e Bardhë të enjten.
“Grupi Wagner po kërkon në mbarë botën furnizues armësh për të mbështetur operacionet e tij ushtarake në Ukrainë”, u tha gazetarëve John Kirby, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e Sigurisë Kombëtare.
"Ne mund të konfirmojmë se Koreja e Veriut ka përmbushur një dërgesë fillestare të armëve për grupin Wagner. Pagesa për armët u bë nga grupi Wagner. Muajin e kaluar, Koreja e Veriut dërgoi raketa në Rusi për përdorim nga grupi Wagner", tha zoti Kirby.

Lajmi fillimisht u publikua nga agjencia e lajmeve Reuters. Grupi Wagner u themelua në vitin 2014 pasi Rusia pushtoi dhe aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë dhe mbështeti një kryengritje separatiste në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas.
Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se grupi Wagner ka një personel prej 50,000 personash në Ukrainë, duke përfshirë 10,000 kontraktorë dhe 40,000 të dënuar, të rekrutuar nga burgjet ruse, tha zoti Kirby.
Sipas vlerësimeve të Shteteve të Bashkuara, sasia e armëve të dërguara nga Koreja e Veriut nuk do të ndryshojë dinamikën e fushëbetejës në Ukrainë, por se Pheniani pritet të dërgojë më shumë pajisje ushtarake për forcat ruse në Ukrainë.
Në nëntor, pasi Shtëpia e Bardhë tha se Pheniani po furnizonte në mënyrë të fshehtë Rusinë me një numër "të konsiderueshëm" predhash artilerie, Koreja e Veriut tha se nuk kishte bërë kurrë marrëveshje armësh me Rusinë dhe nuk ka plane ta bëjë këtë.
Misionet diplomatike ruse dhe koreano-veriore në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment mbi këtë çështje.
Shtetet e Bashkuara akuzuan Phenianin dhe Moskën për shkelje të sanksioneve të OKB-së ndaj Koresë së Veriut dhe do të ndajnë informacionin e tyre me komitetin e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Korenë e Veriut, tha në një deklaratë ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Pheniani ka prodhuar raketa balistike të afta të godasin pothuajse çdo cep të botës, thonë ekspertët e armëve, si dhe armë të tjera me rreze më të shkurtër veprimi.
Zoti Kirby tha se presidenti rus Vladimir Putin i është drejtuar gjithnjë e më shumë Grupit Wagner, në pronësi të aleatit të Putinit, Yevgeny Prigozhin, për ndihmë në Ukrainë, ku forcat ruse kanë ngecur në përpjekjen e tyre për të rrëzuar qeverinë e Kievit.
Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj Grupit Wagner, duke e akuzuar atë për operacione klandestine në emër të Kremlinit.
Zoti Putin ka thënë se grupi nuk përfaqëson shtetin rus, por se kontraktorët privatë ushtarakë kanë të drejtë të punojnë kudo në botë për sa kohë që nuk shkelin ligjin rus.
Administrata e Presidentit Biden njoftoi të mërkurën se ka vendosur kufizime të reja mbi eksportet e teknologjisë së lartë për Grupin Wagner në një përpjekje për të pakësuar më tej furnizimet e tij.
Në javët në vazhdim ndaj kompanisë Wagner do të vendosen sanksione nga më shumë vende të tjera të botës, tha zoti Kirby.
Biznesmeni rus Prigozhin po shpenzon më shumë se 100 milionë dollarë në muaj për të financuar operacionet e grupit Wagner në Ukrainë, por ka hasur në probleme me rekrutimin e rusëve për të luftuar atje, tha zëdhënësi Kirby.

Grupi Wagner, i përbërë nga veteranë të forcave të armatosura ruse, ka luftuar edhe në vende të tjera të botës si në Libi, Siri, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali.
Shërbimet amerikane të zbulimit thonë se grupi Wagner ka luajtur një rol të madh në betejën për qytetin ukrainas të Bakhmutit, ku rreth 1,000 luftëtarë të tij janë vrarë në javët e fundit, shumica prej tyre të dënuar, tha zoti Kirby.
Brenda Rusisë, ndikimi i biznesmenit Prigozhin po zgjerohet dhe pavarësia e grupit të tij nga Ministria ruse e Mbrojtjes "është rritur gjatë 10 muajve të kësaj lufte", tha Kirby, pa dhënë prova.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se në disa raste, zyrtarët ushtarakë rusë në Ukrainë ishin në varësi të forcave të grupit Wagner.
Drejtuesi i këtij grupi, Prigozhin ka kritikuar gjeneralët dhe zyrtarët rusë të mbrojtjes për paraqitje të dobët që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës.
Shqetësimi mbi krizën e emigrantëve në kufirin jugor të Sh...
Javën e shkuar një ngjarje e rëndë u shënua në Spitali...
Presidenti Volodymyr Zelensky foli para ligjvënësve am...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ...
Japonia miratoi një politikë të re që promovon përdorimin ...
Shumica e anëtarëve të jurisë në gjyqin e mbajtur në Los A...
Benjamin Netanjahu njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka ar...
Presidenti rus Vladimir Putin tregoi besim në fitore gjatë...
SHBA do të bëjë për Ukrainën gjithçka që është në fuqinë e...
Shtatë punonjës të spitalit të Pejës janë pezulluar, pas n...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me homo...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, njoftoi më...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se barrikadat ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërrin sot...
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Bjellorusinë të hënë...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Raf...
Ligjvënësit amerikanë prezantuan më 20 dhjetor një projekt...
KFOR-i thotë se beson fuqishëm se përdorimi i dhunës dhe sje...
Luftëtarët talibanë kryen një bastisje vdekjeprurëse muaji...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...