Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

SHBA do të bëjë për Ukrainën gjithçka që është në fuqinë e saj, siguroi presidenti amerikan, Joe Biden dhe siguroi mbështetjen më të madhe të mundshme për mbrojtjen e Ukrainës nga lufta agresore e Rusisë në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski. "Ju nuk do të jeni asnjëherë vetëm", tha presidenti Biden. Ai theksoi se lufta e Ukrainës kundër sulmit rus është "pjesë e një gjëje më të madhe". SHBA e di se nëse shohim pa bërë gjë "sulme të tilla eklatante kundër lirisë dhe demokracisë dhe parimeve bazë të sovranitetit e integritetit territorial, me siguri do të ketë pasoja më të rënda për botën". Sulmi kundër Ukrainës është edhe sulm kundër lirisë sonë. Biden theksoi se nuk e ka parë ndonjëherë BE dhe NATO-n kaq të bashkuar si në këto kohë lufte.
Ukraina vendos vetë për bisedimet e paqes
Sipas qëndrimit amerikan, Zelenski ka dorë të lirë të vendosë për kohën e bisedimeve të paqes me Rusinë. Kur Zelenski të jetë gati të negociojë me Rusinë, "atëherë ai do të ketë sukses, sepse ka fituar në fushën e betejës", tha Biden në konferencën për shtyp. Kurse presidenti ukrainas theksoi, se një "paqe e drejtë" me Rusinë nuk do të përmbajë kompromise për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. "Ne luftojmë vërtet për një fitore të përbashkët kundër kësaj tiranie", tha Zelenski. "Dhe ne do të fitojmë."
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski më parë gjatë takimit me presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë ishte shprehur se e falënderon SHBA-në me gjithë zemër dhe në emër të të gjithë ukrainasve dhe se është "një nder i madh" që ishte në Shtëpinë e Bardhë. Ky ishte udhëtimi i parë jashtë vendit i presidentit ukrainas që nga fillimi i luftës.

Presidenti Biden vlerësoi "guximin" e Ukrainës përballë luftës agresore të Rusisë". "Populli ukrainas vazhdon të frymëzojë botën." - tha presidenti amerikan, i cili i premtoi Ukrainës ndihma ushtarake shtesë në Shtëpinë e Bardhë: "Ne do të vazhdojmë të forcojmë kapacitetet e Ukrainës për të mbrojtur veten, veçanërisht mbrojtjen ajrore". Për këtë SHBA do të furnizojë Ukrainën me sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, tha Biden. SHBA premton 1.85 miliardë dollarë ndihma të reja ushtarake për Ukrainën.

Ministri i Jashtëm SHBA-së, Antony Blinken, tha se ky sistem do t'i mundësojë Ukrainës "të qëllojë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi dhe avionë në një lartësi dukshëm më të lartë sesa me sistemet e mbrojtjes ajrore që i ishin dhënë më parë". Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë Zelenski i dha Presidentit të SHBA-së si dhuratë Urdhrin e Meritës të një ushtari ukrainas. Ky ushtar - "një hero i vërtetë" - i kishte kërkuar atij që t'ia jepte urdhrin presidentit Biden, tha presidenti ukrainas. Biden u prek dhe tha se ishte mirënjohës për dhuratën që nuk e meritonte.
Fjalim para Kongresit Amerikan

Presidenti Zelenski mbajti edhe një fjalim para Kongresit Amerikan. Ai u përshëndet me madhështi dhe duartrokitje, kur hyri në Kapitol për të folur në një takim të përbashkët të Kongresit. Përkundër të gjitha skenarëve apokaliptikë, Ukraina nuk është dorëzuar, tha Zelenski në fjalimin e tij. "Ukraina është plotësisht e gjallë." Sipas presidentit ukrainas, lufta në Ukrainë do të ndikojë deri edhe brezat e ardhshëm. "Kjo luftë do të vendosë, se në cilën botë do të jetojnë fëmijët dhe nipërit tanë, dhe fëmijët e nipat e tyre". Në Kongrensin Amerikan, Zelenski theksoi se kjo botë është shumë e ndërlidhur, saqë dikush të mund të qëndrojë mënjanë dhe të ndihet në të njëjtën kohë i sigurtë, për sa kohë një luftë vazhdon.
Qëllimi i fjalimit të Zelenskit ishte të bindte anëtarët e Kongresit që të vazhdojnë financimin e mbrojtjes së vendit të tij kundër Rusisë. Kongresi dëshiron të caktojë në buxhetin për vitin 2023 ndihma të mëtejshme për Ukrainën në shumën prej rreth 45 miliardë dollarësh. Senatorët republikanë janë shprehur gjithnjë e më skeptikë për vazhdimin e shpenzimeve prej dhjetëra miliarda dollarësh për Ukrainën. Ndërkohë që qeveria amerikane premtoi të mërkurën (21.12) 1.85 miliardë dollarë ndihma të reja ushtarake për Ukrainën./DW
Shtatë punonjës të spitalit të Pejës janë pezulluar, pas n...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me homo...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, njoftoi më...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se barrikadat ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërrin sot...
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Bjellorusinë të hënë...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Raf...
Ligjvënësit amerikanë prezantuan më 20 dhjetor një projekt...
KFOR-i thotë se beson fuqishëm se përdorimi i dhunës dhe sje...
Luftëtarët talibanë kryen një bastisje vdekjeprurëse muaji...
Ministria e Drejtësisë në Rusi po kërkon mbylljen e grupit...
Ligjvënësit iranianë të linjës së ashpër kanë propozuar nj...
Departamenti i Shtetit përshëndeti lirimin e dy shtetasve ...
Administrata e Presidentit Joe Biden i kërkoi të martën Gj...
Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerik...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritet të vizitojë...
"Deutsche Welle": Zoti Abraham, ne duam të analizojmë shku...
Kohët e fundit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula ...
Kongresi amerikan është gati të miratojë një ligj që do të...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...