Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
KFOR-i thotë se beson fuqishëm se përdorimi i dhunës dhe sjellja agresive në veri për të ndikuar në vendimet politike në Kosovë, është i papranueshëm dhe perceptohet si provokim, duke shtuar se është përgjegjësi e të gjithëve që të garantojnë sigurinë kolektive të rajonit.
Kështu thuhet në njoftimin për media të 21 dhjetorit, të këtij misioni.
Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Angelo Michele Ristuccia, deklaroi se KFOR-i ruan aftësitë dhe mjetet e duhura për të parandaluar dhunën në rajon dhe për të siguruar që ekzistojnë kushte që inkurajojnë dialogun e mëtejmë politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për të ecur përpara, nën lehtësimin e Bashkimit Europian.
KFOR-i thotë se ka shtuar praninë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.
“Ky shtim ishte i nevojshëm, duke pasur parasysh raportimet e fundit për praninë e supozuar të mundshme të grupeve të organizuara kriminale që ishin përfshirë në protesta”, thuhet në njoftim.
Më 18 dhjetor, në anën serbe afër Jarinjës – pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë – është mbajtur një protestë e thirrur nga grupe djathtiste serbe, si shenjë mbështetjeje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës.
Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor në Jarinjë dhe Bërnjak, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.
Misioni i NATO-s thotë që nuk raportohet për të lënduar dhe se “tensionet janë ulur” për shkak të koordinimit ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë dhe udhëheqjes së KFOR-it.
Në njoftim përmenden edhe stërvitjet e të fundit ushtarake, të mbajtur më 19 dhjetor, afër bazës që ka në Novosellë. Këto stërvitje u zhvilluan për të trajnuar dhe testuar aftësitë e njësive të KFOR-it për të garantuar lirinë e lëvizjes, duke përdorur mjetet në dispozicion (automjete të rënda logjistike dhe mjete inxhinierike).
"Për shkak të kompleksitetit të mjedisit aktual operativ, është thelbësore që këto sisteme dhe aftësi të testohen pasi ato zbusin rrezikun kolektiv nëse marrëveshjet e ardhshme politike nuk mund të përmbushen".
"Ka shumë aktorë në terren të përkushtuar për të bërë përparim, por KFOR-i mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të reaguar. Ne jemi të përgatitur të ndërhyjmë, nëse është e nevojshme, por ne parandalojmë përshkallëzimin në përputhje me mandatin tonë të OKB-së", thuhet në njoftim.
Së fundi, autoritetet serbe i kanë dërguar kërkesë KFOR-it për angazhimin e deri në 1.000 pjesëtarëve serbë të sigurisë në Kosovë, duke u thirrur në rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.
KFOR-i e ka konfirmuar për Radion "Evropa e Lirë" pranimin e kërkesës dhe ka thënë se është “duke e shqyrtuar atë”.
Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që KFOR-i t’i largojë këto barrikada, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë për Radion "Evropa e Lirë" se pret që barrikadat të hiqen nga personat që i kanë ngritur ato./REL
Luftëtarët talibanë kryen një bastisje vdekjeprurëse muaji...
Ministria e Drejtësisë në Rusi po kërkon mbylljen e grupit...
Ligjvënësit iranianë të linjës së ashpër kanë propozuar nj...
Departamenti i Shtetit përshëndeti lirimin e dy shtetasve ...
Administrata e Presidentit Joe Biden i kërkoi të martën Gj...
Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerik...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritet të vizitojë...
"Deutsche Welle": Zoti Abraham, ne duam të analizojmë shku...
Kohët e fundit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula ...
Kongresi amerikan është gati të miratojë një ligj që do të...
Harvey Weinstein u shpall fajtor për 3 nga 7 akuzat e ngri...
Perspektiva e kthimit në pushtet të kryeministrit të zgjed...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se situata...
Ukraina po forcon mbrojtjen e kufirit të saj me Bjellorusi...
Ish-producenti i filmave të Hollivudit, Harvey Weinstein, ...
Një ish-sekretare, e cila punonte për një komandant në kam...
Një N e bardhë në një rreth me ngjyrë vjollcë - kur farmac...
Oleg Podorozhni më shoqëron nëpër korridoret e ndriçuara d...
Një tjetër detaj i rëndësishëm është zbuluar në lidhje...
Japonia së fundi ka miratuar strategjinë e re kombëtar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...