Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Presidenti rus Vladimir Putin tregoi besim në fitore gjatë një fjalimi para oficerëve të lartë të ushtrisë. "Jam i sigurt se do t'i arrijmë të gjitha qëllimet tona hap pas hapi," tha ai në një fjalim televiziv në një takim të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes ruse.
Ai shtoi se lufta ka qenë një përvojë e vlefshme për ndërtimin e mëtejshëm të ushtrisë ruse dhe bëri thirrje për përshpejtimin e ritmit të përmirësimit dhe modernizimit të ushtrisë. Nuk ka "asnjë kufizim financiar" kur bëhet fjalë për vazhdimin e pajisjes së ushtrisë. "Vendi dhe qeveria po ofrojnë gjithçka që kërkon ushtria," tha ai. Putini përmendi përdorimin e dronëve si shembull. Çdo ushtar duhet të ketë "mundësinë e marrjes së informacionit nga dronët”.
"Situata është shumë e ndërlikuar”
Putin pranoi se thirrja e 300,000 rezervistëve që ai urdhëroi në shtator nuk kishte ecur pa probleme. "Mobilizimi i pjesshëm i kryer zbuloi, siç e dinë të gjithë, disa çështje që duhet të adresohen menjëherë”, tha ai.
Ai iu referua gjithashtu çështjeve të tjera në ushtri dhe tha se kritikat konstruktive duhet të merren parasysh. "I bëj thirrje Ministrisë së Mbrojtjes që të ndjekë nga afër të gjitha nismat civile, gjithashtu të marrë parasysh kritikat dhe të reagojë saktë dhe në kohën e duhur”, tha ai. Pothuajse dhjetë muaj pas pushtimit të 24 shkurtit, Rusia ka pushtuar pjesën më të madhe të Ukrainës lindore dhe jugore përgjatë një fronti prej 1100 km. Por ndërkohë, ushtria pësoi edhe një sërë disfatash që e përmbysën dinamikën e luftës në favor të Ukrainës.

Edhe blogerët e luftës pranë Kremlinit kishin shprehur zemërimin dhe shqetësimin e tyre për performancën e gjeneralëve rusë dhe sjelljen kaotike të mobilizimit. Zërat kritikë u ngritën veçanërisht muajin e kaluar, kur ushtria ruse u tërhoq nga Cherson-i.
"NATO shpalos potencialin e saj të plotë”
Putin tha se NATO po përdor potencialin e saj të plotë kundër Rusisë. Ai ftoi ushtarët e mbledhur të përfitonin nga përvojat e mëparshme në Siri dhe gjatë "operacionit special ushtarak" në Ukrainë.
Raketa ndërkontinentale e Rusisë Sarmat do të jetë operacionale në të ardhmen e afërt, shtoi ai. Ajo do të ishte në gjendje të niste një sulm bërthamor kundër SHBA.
Putini e quajti konfliktin në Ukrainë një "tragjedi të zakonshme", por fajësoi për shpërthimin e armiqësive Ukrainën dhe aleatët e saj, jo Moskën. Ajo që po ndodh "nuk është rezultat i politikës sonë”, por i politikës së vendeve të tjera.
Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se është e nevojshme të rritet më tej numri i ushtrisë ruse. Forcat e armatosura pritet të rriten në 1.5 milionë ushtarë, duke përfshirë 695.000 "ushtarë me kontratë" - domethënë ushtarë që shërbejnë vullnetarisht në ushtri përtej shërbimit të detyrueshëm ushtarak./DW
SHBA do të bëjë për Ukrainën gjithçka që është në fuqinë e...
Shtatë punonjës të spitalit të Pejës janë pezulluar, pas n...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me homo...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, njoftoi më...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se barrikadat ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërrin sot...
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Bjellorusinë të hënë...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Raf...
Ligjvënësit amerikanë prezantuan më 20 dhjetor një projekt...
KFOR-i thotë se beson fuqishëm se përdorimi i dhunës dhe sje...
Luftëtarët talibanë kryen një bastisje vdekjeprurëse muaji...
Ministria e Drejtësisë në Rusi po kërkon mbylljen e grupit...
Ligjvënësit iranianë të linjës së ashpër kanë propozuar nj...
Departamenti i Shtetit përshëndeti lirimin e dy shtetasve ...
Administrata e Presidentit Joe Biden i kërkoi të martën Gj...
Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerik...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritet të vizitojë...
"Deutsche Welle": Zoti Abraham, ne duam të analizojmë shku...
Kohët e fundit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...