OKB: Shqetësime për të drejtat e njeriut në rastin e themeluesit të rrjetit Telegram
Arrestimi dhe ngritja e akuzave ndaj themeluesit të rr...

Departamenti i Drejtësisë njoftoi të martën ngritjen e akuzave kriminale ndaj udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar, dhe militantëve të tjerë në lidhje me vrasjet e 7 tetorit 2023 në Izrael.
Në dokumentet e dorëzuara në një gjykatë federale në qytetin e Nju Jorkut përfshihen akuzat për komplot për të ofruar mbështetje materiale për një organizatë të huaj terroriste, që rezultoi në viktima.
“Akuzat e shpallura sot janë vetëm një pjesë e përpjekjeve tona për të goditur çdo aspekt të operacioneve të Hamasit”, tha përmes një video-deklarate Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland. “Këto veprime nuk do të jenë të fundit”.
Akuzat vijnë ndërsa Shtëpia e Bardhë thotë se po punon me Egjiptin dhe Katarin në një propozim të ri në përpjekje për të arritur një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për t'i dhënë fund luftës gati 11-mujore në Rripin e Gazës. Propozimi përfshin lirimin e pengjeve që ende po mbahen nga Hamasi. Një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, i tha agjencisë së lajmeve "Associated Press" se nuk ka asnjë arsye për të besuar se akuzat do të ndikonin te negociatat.
Zëdhënësi i sigurisë kombëtare, John Kirby, tha se "ekzekutimet" e fundit të gjashtë pengjeve, duke përfshirë një amerikan, Hersh Goldberg-Polin, nga Hamasi "theksojnë nevojën për veprime urgjente" në bisedime.
Yahya Sinwar u emërua udhëheqës i përgjithshëm i Hamasit pas vrasjes së drejtuesit të mëparshëm të kësaj oranizate, Ismail Haniyeh në Iran dhe është në krye të listës së personave më të kërkuar të Izraelit. Ai besohet se ka kaluar pjesën më të madhe të 10 muajve të fundit duke jetuar në tunele në Rripin e Gazës dhe nuk është e qartë se sa kontakt ka ai me botën e jashtme.
Në mesin e udhëheqësve të tjerë të Hamasit të përfshirë në këtë aktakuzë janë edhe Haniyeh, nënkryetari i krahut të armatosur të Hamasit në Gaza, Marwan Issa, i cili ndihmoi në planifikimin e sulmit të vitit të kaluar, ndihmësi i ish-udhëheqësit Haniyeh, Khaled Mashaal dhe ish-udhëheqësit i grupit Mohammed al-Masri dhe Ali Baraka.
Sipas autoriteteve izraelite, në sulmin e 7 tetorit 2023 në Izraelin jugor nga militantët e Hamasit, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, u vranë 1200 njerëz dhe u morën peng 250 të tjerë.
Në ofensivën izraelite ndaj militantëve të Hamasit, që pasoi sulmin në Izraelin jugor, mbi 40,000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi, nuk bën dallim midis militantëve dhe civilëve. Lufta ka shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe ka detyruar shumicën dërrmuese të 2.3 milionë banorëve të Gazës të largohen nga shtëpitë e tyre./ Voa
Arrestimi dhe ngritja e akuzave ndaj themeluesit të rr...
Një vendim për riklasifikimin e mundshëm të marijuanës si ...
Megjithëse mund të duket sikur zgjedhjet presidenciale në ...
Parlamaneti i Maqedonisë së Veriut e hapi sot debatin për ...
Bashkimi Evropian (BE) e ka paralajmëruar Serbinë se mbajt...
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoa...
Bombardimet ruse kanë shkatërruar rreth 50% të kapacitetev...
Ushtria izraelite thotë se ka vrarë një militant të Hamasi...
Gjeorgjia shikohej dikur si një vend i sigurt për gazetarë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vaksinat kundë...
Rritja e kostove të hipotekave dhe qiratë më të larta janë...
Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi po zhvillohet në...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbërritur në Mongoli, n...
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, thotë se 41...
Një burrë i gjetur i ngrirë në një shpellë në Pensilva...
Pas tetë sezoneve të “Game of Thrones”, më shumë se 2000 a...
Turqia tha se ka arrestuar një shtetas të Kosovës nën ...
Para bisedimeve të qeverisë gjermane me Unionin e CDU/CSU ...
Ministria e Drejtësisë nuk ka hartuar një projektligj ...
Për të dytën ditë me radhë, punonjësit e institucioneve pa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...