Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

Japonia ndërkohë ka bërë të ditur pjesëmarrjen në samitin e G7-s edhe të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në konsultimet me fuqitë ekonomike lidere të botës. Zelensky zhvillon bisedime në samitin e G7-s-edhe me kryeministrin japonez, Fumio Kishida. Po ashtu është parashikuar edhe një takim me presidentin amerikan, Joe Biden. Sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA, Jake Sullivan, presidenti amerikan gëzohet për takimin kokë më kokë me presidentin Zelensky. Bisedimet zhvillohen edhe për koalicionin ndërkombëtar të avionëve luftarakë për Ukrainën. Zelensky udhëton për herë të parë në Japoni që nga fillimi i luftës. Japonia e mbështet luftën mbrojtëse të Ukrainës, por për shkak të një kushtetute pacifiste nuk dërgon armë në vend.

Solidaritet me Kievin
Edhe nga samiti i dytë të G7-s pas fillimit të luftës në Ukrainë del një sinjal i qartë solidariteti me Ukrainën. Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi të premten, se "ne kemi siguruar edhe një herë, që do t'i japim Ukrainës mbështetje për sa kohë të jetë e nevojshme - me mjete humanitare, me mjete financiare por edhe me furnizime me armë." Ashtu si pritej, krerët e vendeve më të industrializuara bënë të ditur sanksione të reja kundër Rusisë. Qëllimi është bllokimi i Rusisë në qasjen e teknologjive nga shtetet e G7-s që lidhen me industrinë e armatimit dhe shërbimet e ndryshme që mund të mbështesin makinerinë e luftës. Vendet e G7-s do të kufizojnë tregtinë me diamantet e papërnuar rusë. Rusia konsiderohet prodhuesi më i madh në botë. Nuk pritet harmoni në qëndrime në diskutimet për furnizimin me avionë luftarakë të Ukrainës mes presidentit Zelensky, që merr pjesë në samit dhe krerëve të G7-s.
Nuk është e sigurtë nëse atmosfera e ujdisë do të mbetet, kur të diskutohet tregtia me Kinën, SHBA dhe Europa kanë qëndrime të ndryshme. Kancelari Scholz u përpoq megjithatë të demonstronte unitet dhe bëri fjalë për ujdi të qartë: "Askush nuk kërkon shkëputjen e Kinës nga tregtia botërore."
Për shkak të konkurrencës me shtetet autoritare, shtetet e 7 vendeve më të industrializuara të botës duan të forcojnë aftësinë rezistuese të ekonomive të tyre. "Bota përballet me një rritje shqetësuese të rasteve të shtrëngesave ekonomike, që synojnë të shfrytëzojnë dobësitë ekonomike dhe varësitë", thuhet në një deklaratë të samitit të G7-s të publikuar të shtunën në samitin e krerëve të shteteve e qeverive në Hiroshima, Japoni. G7 paralajmëron për "pasoja" në rast të përdorimit të presionit ekonomik.

Vende si Kina nuk përmenden me emër, por përmendet se G7 do të mbrohet nga varësitë ekonomike që përdoren si armë. Për këtë nuk do të synohet vetëm më shumë pavarësi nga furnizimi me lëndë të para, por edhe në fushën e teknologjive të reja dhe në zhvillimin e tyre. Teknologjitë e larta të vendeve të G7-s nuk do të përdoren për zhvillimin e aftësive ushtarake, që kërcënojnë paqen në botë. Vendet e G7-s do të marrin masa për të penguar përdorimin e mallrave duale, pra mallrat që janë për qëllime civile, por që mund të përdoren edhe për qëllime ushtarake.
SHBA bënë të ditur në samitin e G7-s në Japoni një deklaratë të përbashkët të vendeve anëtare për një mënyrë veprimi të njësuar kundrejt Kinës. Bëhet fjalë për zinxhirë më të pavarur furnizimi dhe për bashkëpunimin në disa sektorë të vendeve që janë shumë të varura nga Kina. Ujdia e parashikuar synon "mbrojtjen hap pas hapi të teknologjive sensibël si kontrollet e eksportit dhe masat për investimet e huaja", bëri të ditur këshilltari për sigurinë kombëtare i SHBA, Jake Sullivan./ DW
Të huajt që jetojnë prej vitesh në Gjermani do të mund...
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë të premten se ish-pr...
Britania tha se do të ndalonte importet e diamanteve ruse,...
UASHINGTON (AP) - Një nga negociatorët e ekipit të kryetar...
E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi ishte në qendër të n...
Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj njoftuan të premte...
Ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit u takuan...
Më 18 maj, Duma e Shtetit rus miratoi në leximin e tretë d...
Autoritetet amerikane thotë se kanë kthyer mbrapsht me mij...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premt...
Britania këtë javë bëri thirrje për reformë në Gjykatën Ev...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, foli ditën e sotme ...
Presidenti në largim i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha s...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për kryetar b...
Zëvendësministri i Jashtëm i Moskës, Mikail Bogdanov, ...
Verdi dhe Federata e Shërbimit Civil kanë arritur një marr...
Lufta në Ukrainë, sanksionet financiare, Kina. Në samitin ...
Flamujt e ushtrisë së Putinit, ushtarë që dezertojnë, ...
Turqia po shkon drejt balotazhit të zgjedhjeve presidencia...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme në shte...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...