E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj njoftuan të premten për masa të reja që synojnë ndëshkimin e Rusisë për sulmin e saj në Ukrainë, duke vendosur sanksionet që vlerësohen si masat më të ashpra të zbatuara ndonjëherë. Me këto masa, Shtetet e Bashkuara vunë në shënjestër shmangien e sanksioneve nga ana e Moskës, të ardhurat e energjisë dhe zinxhirët e furnizimit ushtarak-industrial, duke vendosur sanksione ndaj më shumë se 300 objektivave. Masat e reja u njoftuan ditën e parë të takimit të nivelit të lartë të Grupit të shtatë vendeve më të pasura të botës në Hiroshima të Japonisë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në takim të dielën, ditën e fundit të tij.
Zoti Zelensky, që ndodhet në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në takimin e Lidhjes Arabe, flet të premten përmes internetit në takimin e G7-ës, ndërsa të dielën do të udhëtojë për në Hiroshima ku do t’iu bashkohet udhëheqësve të shtatë demokracive më të pasura, në ditën e fundit të bisedimeve.
Udhëheqësit e G-7-ës pritet të vendosin sanksione të reja kundër Rusisë me qëllim dobësimin e aftësive të Moskës për të financuar luftën e saj në Ukrainë.
Në një takim me kryeministrin japonez Fumio Kishida, Presidenti Joe Biden tha se grupi ndan vlera të përbashkëta.
“Masat përfshijnë mbështetjen e popullit të Ukrainës ndërsa ata e mbrojnë territorin e tyre sovran dhe mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për agresionin e saj brutal … për të siguruar një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur”, thotë presidenti amerikan, Joe Biden.
Shumica e sanksioneve janë vendosur nga SHBA-ja, kryesisht mbi asetet e rusëve me vlerë mbi 58 miliardë dollarë.
Udhëheqësit e G7-ës lëshuan një deklaratë pas takimeve me dyer të mbyllura ku thanë se “mbështetja jonë për Ukrainën nuk do të lëkundet”. Ata u zotuan se do “të qëndrojmë së bashku kundër luftës së paligjshme, të pajustifikueshme dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.
“Rusia e filloi këtë luftë dhe mund t'i japë fund kësaj lufte”, thanë ata.
“Viti i kaluar ishte viti i sanksioneve. Unë mendoj se ky vit është viti i zbatimit të këtyre sanksioneve, si edhe për të shqyrtuar se çfarë kontrollesh shtesë për eksportin mund të vendosen për të siguruar që Rusia nuk është në gjendje të sigurojë kapacitete ushtarake dhe të teknologjisë që i nevojiten për të zhvilluar luftën e saj”, thotë Kimberly Donovan nga Qendra Gjeo-Ekonimike e Këshillit Atlantik.
Megjithatë, grupi nuk do të shpallë një ndalim gjithëpërfshirës për mallrat e eksportuara në Rusi.
Takimi i nivelit të lartë gjithashtu do të përqëndrohet në kundërshtimin e asaj që grupi e quan “shtrëngim ekonomik” të Kinës apo praktikat ekonomike që Pekini i shfrytëzon për të rritur ndikimin tek shtetet e treta të cilave iu ka dhënë hua apo ku ka investuar.
“Gjatë takimit, unë do të doja të shprehja vendosmërinë e palëkundur të G-7-ës për të mbështetur rendin e lirë dhe të hapur ndërkombëtar të mbështetur në sundimin e ligjit”, thotë kryerministri japonez, Fumio Kishida.
Kërcënimet bërthamore të presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës, së bashku me valën e provave me raketa të Koresë së Veriut dhe arsenalin bërthamor të Kinës që po zgjerohet me shpejtësi, kanë kontribuar që Japonia ta bëjë çarmatimin bërthamor një pjesë të rëndësishme të takimit të G7-ës.
Ndërsa samiti u hap të premten, udhëheqësit e vizituan strukturën e vetme që është ende në këmbë pas bombardimit me bombë atomike të qytetit në vitin 1945 nga SHBA-të, tani një memorial për paqen./ VOA
Ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit u takuan...
Më 18 maj, Duma e Shtetit rus miratoi në leximin e tretë d...
Autoritetet amerikane thotë se kanë kthyer mbrapsht me mij...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premt...
Britania këtë javë bëri thirrje për reformë në Gjykatën Ev...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, foli ditën e sotme ...
Presidenti në largim i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha s...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për kryetar b...
Zëvendësministri i Jashtëm i Moskës, Mikail Bogdanov, ...
Verdi dhe Federata e Shërbimit Civil kanë arritur një marr...
Lufta në Ukrainë, sanksionet financiare, Kina. Në samitin ...
Flamujt e ushtrisë së Putinit, ushtarë që dezertojnë, ...
Turqia po shkon drejt balotazhit të zgjedhjeve presidencia...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme në shte...
Në fund të prillit, një model më i fuqishëm i një droni am...
Këtë të dielë në Greqi mbahen zgjedhje të përgjithshme...
Guvernatori i Montanës, Greg Gianforte nënshkroi të mërkur...
Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit am...
Opinioni serb dhe institucionet arsimore serbe janë alarmu...
Një person humbi jetën dhe dy u plagosën nga një raketë ru...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...