Rivali i Erdoganit: Të gjithë emigrantët do t’i dërgoj në shtëpi
Lideri i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu, është zotuar ...

Një person humbi jetën dhe dy u plagosën nga një raketë ruse që goditi një ndërtesë industriale në rajonin jugor ukrainas të Odesas, sipas autoriteteve ukrainase. Rusia lëshoi 30 raketa nga anijet kundër pjesëve të ndryshme të Ukrainës të enjten në mëngjes. Megjithatë zyrtarët ukrainas thanë se ata arritën t’i rrëzojnë 29 prej tyre.
Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia ka lëshuar 30 raketa nga anijet kundër pjesëve të ndryshme të vendit, 29 prej të cilave forcat ukrainase thonë se i rrëzuan. Forcat ukrainase njoftuan se kanë rrëzuar edhe dy dronë shpërthyes dhe dy dronë zbulimi të enjten në mëngjes.
Një zëdhënës ushtarak tha se një person vdiq dhe dy u plagosën nga një raketë ruse që depërtoi dhe goditi një ndërtesë industriale në rajonin jugor të Odesas.
Shpërthime të forta u dëgjuan edhe në Kiev, ndërsa forcat e Kremlinit vunë në shënjestër kryeqytetin për herë të nëntë këtë muaj. Ky është një përshkallëzim i qartë pas javësh qetësie dhe përpara një kundërofensive të shumëpritur ukrainase duke përdorur armë të avancuara perëndimore të furnizuara rishtazi.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje për më shumë presion ndaj Rusisë pas sulmeve të mëtejshme në të gjithë vendin të mërkurën.
“Sulmet ruse me granata sot në qytetin Kherson i morën jetën një fëmije tjetër, një djali. Ai do të kishte mbushur 6 vjeç në korrik. Ishte një tjetër sulm artilerie nga terroristët. Bombardime si ky dhe në rajonet e tjera, tregojnë se kemi nevojë për më shumë konsolidim të botës për të ushtruar presion mbi Rusinë, edhe më shumë forcë për ushtarët tanë për të shkatërruar çdo pozicion të terroristëve, madje edhe më shumë mbështetje për njerëzit tanë për të shpëtuar jetë dhe për të kthyer sigurinë në qytetet dhe fshatrat tona”, tha presidenti i Ukrainës, Volodmyr Zelensky.
Rusia dhe Ukraina gjithsesi ranë dakord të mërkurën në mbrëmje të zgjasin afatin e marrëveshjes që lejon dërgesat e grurit nga portet e Ukrainës, të kontrolluar nga Rusia, në Detin e Zi për në tregjet globale për të lehtësuar mungesën e ushqimit në botë.
Marrëveshja tani është e vlefshme deri më 18 korrik./ VOA
Lideri i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu, është zotuar ...
Ikona e konservatorizmit amerikan, gazetari dhe komentator...
Katër fëmijë nga Kolumbia janë gjetur të gjallë në xhunglë...
Nga 1 janari 2024, shtetasit e Kosovës do të mund të hyjnë...
Në debatin për krijimin e një aleance ndërkombëtare pë...
Reshjet e dendura të shiut që ka rënë prej ditësh kanë shk...
Nëntë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhduk...
Politikanët janë në garë për të fituar vota për zgjedh...
HIROSHIMA, Japoni (AP) - Simbolika do të jetë e dukshme ku...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden niset sot për në Japoni pë...
Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi po marr...
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian konsiderohen si votimi ...
Qeveria britanike i ka ofruar para disa të burgosurve shqi...
Komisioni i BE-së i ka kërkuar Këshillit t'i mundësojë Rum...
Komisioni Evropian ka shprehur shqetësimin për ekziste...
Çfarë forme force mund të përdorë policia? Një ekip hu...
Dyshohen se kishin në plan të ndërprisnin furnizimin m...
Të gjithë e njohin shprehjen e famshme të shkrimtarit ...
Një grup që përfaqëson 57 viktimat e përplasjes së dy tren...
Ndërsa bota pret që Ukraina të fillojë kundërofensivën e s...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...