Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Çfarë forme force mund të përdorë policia? Një ekip hulumtues ekzaminoi 3.300 individë të prekur dhe ka biseduar edhe me policinë. Përgjigjet janë të ndryshme.
Çfarë mund dhe çfarë guxon të bëjë policia? Kjo pyetje është ngritur vazhdimisht në Gjermani vitet e fundit - për shembull në demonstrata dhe në ndeshjet e futbollit, por edhe gjatë kontrolleve të identitetit të personave. Disa video të operacioneve të policisë u shpërndanë në "Twitter" dhe "Instagram" me hashtag #policeviolence. Midis tyre është një video nga gushti 2020, kur një djalë 15-vjeçar u kontrollua në Hamburg dhe u sulmua nga disa policë, kur ai po ngiste një skuter elektronik në rrugë. Sindikata e policisë (GdP) njoftoi në atë kohë se nuk panë dhunë policore në këtë video.
Vlerësimet e përdorimit të forcës në aksionet e policisë shpesh ndryshojnë shumë. Pikërisht këtë çështje trajton projekti kërkimor "Dëmtimet fizike të punonjësve të policisë në vendin e punës” (KviAPol), i cili do të prezantohet në detaje në librin "Dhuna në vendin e punës. Përdorimi i tepruar i forcës policore dhe mënyra e përballimit të saj".
Studiuesit Laila Abdul-Rahman, Hannah Espin Grau, Luise Klaus dhe Tobias Singelnstein intervistuan 3.300 të prekur nga dhuna dhe kryen më shumë se 60 intervista me përfaqësues të policisë, prokurorisë, sistemit juridik dhe qendrave të këshillimit të viktimave. Mostra e ktëtij hulumtimi nuk është përfaqësuese. QuiAPol është një projekt i pavarur kërkimor dhe ndryshon nga studimi mbi jetën e përditshme të policëve të porositur nga ish/ministri i Brendshëm Horst Seehofer gjatë mandatit të tij.
2.790 hetime kundër policisë
Nëse dhuna policore konsiderohet e tepruar mund të ndryshojë shumë nga rasti në rast. Në një përmbledhje të rezultateve të tyre, ekipi hulumtues thekson se studimi u referohet procedurave "që nga këndvështrimi i njerëzve që i vlerësojnë ato, i tejkaluan kufijtë e asaj që është e pranueshme". Kjo, siç thonë ata, nuk do të thotë domosdoshmërisht se dhuna klasifikohet si e paligjshme.
Në vitin 2021 janë kryer 2.790 hetime ndaj forcave të policisë për shkak të përdorimit të paligjshëm të forcës. Në më shumë se 90 për qind të rasteve të dyshimta, procedura penale është pezulluar - sipas të dhënave të prokurorisë së shtetit, aktakuza janë ngritur vetëm në dy për qind të rasteve. Përveç kësaj, sipas studiuesve, shumica e të prekurve as që i raportojnë rastet e tyre për shkak të perspektivës së dobët për sukses ose frikës nga pasojat. Vetëm 14 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se për rastin e tyre është zhvilluar një procedurë penale.
Sipas studimit, shumica e të prekurve nga përdorimi i tepruar i forcës kanë qenë në kontakt me policinë gjatë demonstratave dhe aksioneve politike (55 për qind), pastaj renditen rastet që ndodhin në ndeshje futbolli dhe ngjarje të tjera të mëdha (25 për qind). Meshkujt janë prekur më shpesh nga përdorimi i tepruar i forcës (72 për qind).
Lëndime të rënda dhe pasoja psikologjike
Sipas të intervistuarve, dhuna është përdorur kryesisht nga policë meshkuj nën moshën 30 vjeç. Thuhet se prezente në operacione policore kanë qenë shpesh disa patrulla, por jo të gjitha kanë përdorur forcë. Në 26 për qind të rasteve dhuna është kryer vetëm nga një polic. Shpesh janë shënuar goditje ose shtyrje, ndërkohë që edhe gazi lotsjellës dhe topat e ujit luanin një rol në ngjarjet e mëdha.
19 për qind e të anketuarve kanë pësuar lëndime serioze si thyerje të kockave ose lëndime të nyjeve të gjymtyrëve si dhe dëmtime të organeve shqisore. Të prekurit raportuan gjithashtu pasoja të rënda psikologjike.
Pasiguri kur bëhet fjalë për veprime juridike
"Situatat që përfshijnë përdorimin e forcës nga policia mund të përshkruhen si veprime komplekse, shpesh konfuze dhe të tensionuara që shkaktohen nga veprime të të dyja palëve dhe që kushtëzohen nga rrethana të jashtme," shkruajnë studiuesit në një përmbledhje të rezultateve të tyre. 25 për qind e të prekurve thanë se ndërhyrja e policisë ishte arsyeja e përshkallëzimit të gjendjes. Megjithatë, 19 për qind thonë se mos respektimi i udhëzimeve të policisë ka çuar në përshkallëzimin e situatës.
Në situata të përshkallëzuara, përdorimi i forcës mund të jetë i nevojshëm nga këndvështrimi i policisë. "Ligji e koncepton dhunën policore si një fuqi të jashtëzakonshme që lejohet vetëm brenda kufijve shumë të ngushtë," thanë studiuesit. Oficerët e policisë kanë theksuar shumë herë në intervista se ata i përmbahen ligjit. Por është treguar se "përdorimi i forcës është pjesë e punës së përditshme të policisë dhe se po normalizohet në përputhje me rrethanat”, sipas studiuesve. Ata deklarojnë se ka pasiguri dhe interpretimet të ndryshme për atë që konsiderohet e ligjshme.
Studiuesit zbuluan se pragu për atë që përshkruhet si përdorim i tepruar i forcës është relativisht i lartë për oficerët e policisë. Për ata që u prekën, nga ana tjetër, nuk ishte vetëm çështja nëse përdorimi i forcës ishte i ligjshëm, por edhe legjitimiteti i saj - d.m.th. nëse veprimi i policisë u perceptua si i drejtë apo jo.
"Vendosja e dominimit"
Sipas studiuesve, është pikërisht detyra e policisë të sqarojë situatat dhe të shpjegojë normat për përdorimin e masave gjatë ndërhyrjeve. Përdorimi i forcës nga policia është një praktikë për të vendosur dominim në situata të caktuara.
"Për ata që preken nga përdorimi i tepruar i forcës nga policia, për shembull, lind një situatë ku ata vështirë se mund të ushtrojnë të drejtat e tyre pa mekanizma që kundërshtojnë dominimin e policisë”, thonë studiuesit./ DW
Dyshohen se kishin në plan të ndërprisnin furnizimin m...
Të gjithë e njohin shprehjen e famshme të shkrimtarit ...
Një grup që përfaqëson 57 viktimat e përplasjes së dy tren...
Ndërsa bota pret që Ukraina të fillojë kundërofensivën e s...
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Be...
Ekzekutimet në mbarë botën më 2022 kanë arritur në nivelin...
Nuk mjafton të njohësh politikat dhe institucionet lok...
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Rusia po kërkon të blejë ...
Prokurori i posaçëm, John Durham i ka dhënë fund hetim...
Vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara paraqitën kandida...
Në Turqi, kreu i Bordit të Lartë të Zgjedhjeve konfirmoi s...
Ditën e sotme në Turqi po votohet për të zgjedhur presiden...
Presidenti turk Erdogan i është drejtuar qendrës së votim...
Zgjedhjet e 14 majit në Turqi janë ndër më të rëndësishmet...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka formuar aleancë el...
Bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në Shtetet e Ba...
Një aksident ka ndodhur në fshatin Vragoli të Prishtinës k...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një vizitë...
Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi aktualisht ës...
Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë furnizimet me ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...