E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka formuar aleancë elektorale me partinë radikale islamiste ‘Huda Par’, për të konsoliduar bazën e tij kurde. Por aleanca ka shkaktuar debate, pasi partia Huda është akuzuar në të kaluarën për lidhje me dhunën politike. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Diyarbakiri, qyteti kryesor turk me shumicë kurde.
Drejtuesit e Partisë AKP në Dijarbakir mburren në një tubim me votuesit për suksesin e arritjes së paqes. Jo shumë kohë më parë, zemra e qytetit ishte një fushë beteje mes forcave turke dhe grupit seperatist kurd PKK. Por tani qyteti është rindërtuar dhe po tërheq turistë. Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Serif Aydin, drejtues i Partisë AKP në Dijarbakir.
“Pritshmëria e parë në Dijarbakir është paqja. Paqja është fjala magjike dhe ata duan që paqja të vazhdojë. Këto vende kanë vuajtur shumë. Por ka pesë vjet që në Dijarbakir ka paqe dhe të gjithë e vlerësojnë këtë.”
Lufta e qeverisë kundër terrorizmit solli rrëzimin e shumë kryebashkiakëve të zgjedhur të qytetit, që i përkisnin partisë kryesore pro-kurde, përfshirë kryetarin e bashkisë së Dijarbakirit.
Analistët thonë se reagimi ndaj tërmeteve të shkurtit dhe krizës ekonomike po dëmton shanset e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për t’u rizgjedhur.
Vahap Coskun, analist politik në DISA, një institut kërkimor politik në Dijarbakir, thotë për Zërin e Amerikëse se ka rënë mbështetja kurde për zotin Erdogan.
“Kemi një krizë të rëndë ekonomike dhe një rënie të jashtëzakonshme të demokracisë. Të drejtat dhe liritë themelore po kufizohen. Partia AKP ka mbyllur dritaren e demokracisë për çështjen kurde. Për shkak të këtyre faktorëve, mbështetja kurde për AKP-në ka rënë.”
Në përpjekje për të konsoliduar bazën e tij fetare konservatore, zoti Erdogan bëri një aleancë elektorale me partinë islamike kurde ‘Huda Par’. Por aleanca është e debatueshme, ((end credit)) pasi anëtarët e kësaj partie dyshohen për lidhje të hershme me grupin Hezbollah të nxjerrë jashtë ligjit. Grupi Hezbollah në vitet 1990 vrau dhjetëra njerëz, shumë prej të cilëve vdiqën në dhomat e torturave gjatë luftës me grupin separatist kurd PKK.
“Huda Par nuk është përmbajtur, duke bërë deklarata në mbështetje të grupit Hezbollah. Kjo është arsyeja kryesore e reagimeve. Huda Par është një parti kurde dhe siç tregon edhe emri, ajo ushtron veprimtarinë e saj si parti kurde. Por banorët këtu thonë se ka pasur gisht në masakra të rënda në të kaluarën”, thotë Arjin Dilek Oncel, kryeredaktore e agjencisë së lajmeve Mezopotamya Ajans?.
Partia ‘Huda Par’ i hedh poshtë akuzat, duke këmbëngulur se është një parti e paqes dhe se kritikat ndaj saj janë të gabuara.
“Do të ishte më e drejtë të flitej për çështjet e sotme, jo për problemet e 30 viteve më parë. Pesë, gjashtë vjet më parë shpërthyen bomba në disa zona në Dijarbakir dhe dhjetëra njerëz humbën jetën. Kush i vuri ato? PKK ishte përgjegjëse. A i dorëzoi armët PKK-ja? Jo”, thotë Seyhmus Tanrikulu, me komitetin kombëtar të partisë Huda Par.
Aleanca e zotit Erdogan me partinë Huda Par po rezulton përçarëse, ndërsa vëzhguesit paralajmërojnë se aleanca mund të largojë më shumë votues sesa të tërheqë dhe të thellojë më tej ndarjet në zgjedhjet tashmë tejet të polarizuara./VOA
Bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në Shtetet e Ba...
Një aksident ka ndodhur në fshatin Vragoli të Prishtinës k...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një vizitë...
Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi aktualisht ës...
Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë furnizimet me ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nisur vizi...
Mali i Zi është alarmuar këtë të shtunë nga një njofti...
"Kina do të jetë tema kryesore sot" ishte shprehur para ta...
Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkom...
Në landin Brandenburg, në lindje të Gjermanisë, rreth 150 ...
Shtetet e Bashkuara kanë nisur zbatimin e kufizime të reja...
Problemet bankare, siguria kibernetike dhe besueshmëria te...
Ekspertë amerikanë dhe nga disa vende të tjera do të fillo...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten, më 12 maj...
Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviç u konfirmoi gazet...
Në tubimin e tij të fundit parazgjedhor në Ankara, preside...
Parlamenti gjerman debatoi për zgjatjen e angazhimit t...
Një takim për kufirin e borxhit midis Presidentit të a...
Mijëra emigrantë po kalojnë kufirin në Shtetet e Bashkuara...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se nuk ësh...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...