Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që të intensifikojnë përpjekjet që të përshpejtohet rruga drejt normalizimit të raporteve.
Gjatë një konference për media në Prishtinë më 13 maj, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, zyrtarja amerikane tha se nga normalizimi i raporteve do të përfitonin qytetarët e të dyja shteteve.
“Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do t’i ndihmojë po ashtu normalizimit të raporteve dhe me këtë zhvillimit ekonomik dhe biznesit”, tha Power.
Power tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe që mbështetet nga SHBA-ja, është rruga e duhur që duhet të ndjekin të dyja shtetet. Ajo tha se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë proces, teksa agjencia që ajo udhëheq, USAID, po ashtu do të vazhdojë të investojë në Kosovë.
Power ka qëndruar në Kosovë për dy ditë dhe është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin po ashtu ka biseduar për dialogun me Serbinë.
Pas takimit me Kurtin ajo ka deklaruar se SHBA-ja është e përqendruar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, që synon të çojë palët drejt normalizimit, duke theksuar se qëndrimi i Uashingtonit gjithmonë ka qenë që ky proces duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë.
Kosova dhe Serbia më 27 shkurt në Bruksel arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq më 18 mars në Ohër arritën Aneksin për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Marrëveshja nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, por dokumenti prej 11 nenesh kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Po ashtu, Marrëveshja e Ohrit kërkon që palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit./ REL
Në landin Brandenburg, në lindje të Gjermanisë, rreth 150 ...
Shtetet e Bashkuara kanë nisur zbatimin e kufizime të reja...
Problemet bankare, siguria kibernetike dhe besueshmëria te...
Ekspertë amerikanë dhe nga disa vende të tjera do të fillo...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten, më 12 maj...
Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviç u konfirmoi gazet...
Në tubimin e tij të fundit parazgjedhor në Ankara, preside...
Parlamenti gjerman debatoi për zgjatjen e angazhimit t...
Një takim për kufirin e borxhit midis Presidentit të a...
Mijëra emigrantë po kalojnë kufirin në Shtetet e Bashkuara...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se nuk ësh...
Britania e Madhe ka qenë një përkrahëse e palëkundur e...
Të mërkurën, Gjykata e Lartë e Pakistanit ka urdhëruar...
“The Sky News”, shkruan se Britania e Madhe ka dërguar rak...
Një shpërthim i madh ka ndodhur në Milano të Italisë, ...
Ukrainës i duhet më shumë kohë për të nisur një kundërofen...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar ditë...
Dy persona janë vrarë nga të shtënat në një fabrikë të "Me...
Rreth 27 persona janë lënduar këtë të enjte si pasojë e sh...
Kryeministrja në largim e Finlandës, Sanna Marin, është në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...