Thellohet bilanci në Gjermani/ 4 viktima, mbi 200 të plagosur nga sulmi me makinë
Bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga sulmi në Magdebu...

Numri i të vdekurve si pasojë e një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes në qytetin gjerman Magdeburg, është rritur në pesë të shtunën, njoftoi guvernatori i landit.
Guvernatori i landit të Saksoni-Anhaltit, Reiner Haseloff, tha se mbi 200 njerëz të tjerë janë lënduar, shumë prej tyre rëndë, kur një burrë saudit i shkeli qëllimshëm njerëzit me veturën e tij BMW në tregun e Krishtlindjes të premten mbrëma.
Burri saudit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për t’u marrë në pyetje, si i dyshuar për shtypjen e njerëzve për këtë sulm.
Policia nuk e ka komentuar të shtunën numrin e raportuar të viktimave. Të premten, zyrtarët vendës njoftuan se të paktën dy njerëz u vranë dhe paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet.
Gazeta gjermane Bild raportoi se 41 njerëz u lënduan rëndë, 86 janë duke u mjekuar për lëndime të rënda dhe 78 të tjerë pësuan lëndime të lehta.

Autoritetet gjermane po e hetojnë një mjek saudit, 50-vjeçar, i cili ka jetuar në Gjermani për gati dy dekada, si të dyshuar për shkeljen e njerëzve me veturë në këtë treg.
Policia e bastisi banesën e tij gjatë natës.
Nuk është e qartë se cilat kanë qenë motivet e tij dhe policia ende nuk e ka emëruar zyrtarisht të dyshuarin.
Por, mediat gjermane e kanë identifikuar atë si Taleb A.
Një burim saudit i tha Reuters se Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin pasi ai kishte postuar qëndrime ekstremiste në llogarinë e tij personale në X, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë.
Der Spiegel raportoi se i dyshuari kishte shprehur simpati për partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Gazeta nuk e specifikoi burimin e informacionit.

Gazeta FAZ e Gjermanisë raportoi se e kishte intervistuar të dyshuarin në vitin 2019, duke e përshkruar atë si një aktivist kundër islamit.
"Njerëzit si unë, që kanë një të kaluar islame, por nuk janë më besimtarë, nuk përballen as me mirëkuptim e as me tolerancë nga myslimanët këtu", citohet të ketë thënë ai.
"Unë jam kritiku më i madh i islamit në histori. Nëse nuk më besoni, pyesni arabët", kishte thënë ai.
Kancelari gjerman Olaf Scholz mbërriti në Magdeburgun të shtunën paradite.
Socialdemokratët e tij kanë ngelur mbrapa AfD-së dhe opozitës konservatore, e cila prin, në sondazhe para zgjedhjeve të parakohshme të 23 shkurtit.
AfD-ja i ka udhëhequr thirrjet për luftimin e imigracionit në vend./ REL
Bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga sulmi në Magdebu...
Sulmi i së premtes vonë në Magedburg ka tronditur Gjer...
Disa orë përpara skadimit të afatit të mbylljes së pjesshm...
Dy persona humbën jetën dhe të paktën 68 të tjerë u plagos...
Disa orë përpara skandimit të afatit që do të çonte në një...
Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se prej 20 dhjeto...
Disa orë përpara skandimit të afatit që do të çonte në një...
Miliarderi Elon Musk, që pritet t'i bashkohet administratë...
Diplomatë amerikanë, të parët që po vizitojnë Sirinë që ng...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka nderuar figurën...
Sulmet me raketa që goditën kryeqytetin ukrainas, Kiev, më...
Konferenca vjetore e presidentit rus, Vladimir Putin me ga...
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statu...
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet ...
Gjatë takimeve me udhëheqësit e Bashkimit Evropian sot...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Moska ësh...
Kosova i ka 1.586.659 banorë të regjistruar, sipas raporti...
Organizata për të drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (H...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump hodhi poshtë paprit...
Gjykata e Lartë tha të mërkurën se do të dëgjojë muajin e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...