Uashington, humbet mbështetje projektligji për financimin e qeverisë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump hodhi poshtë paprit...

Organizata për të drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (HRW), ka thënë të enjten se Izraeli i ka vrarë mijëra palestinezë në Rripin e Gazës duke ua mohuar ujin e pastër.
Kjo, shtoi HRW-ja, përbën akte gjenocidi dhe shfarosjeje.
“Kjo politikë, e sjellë si pjesë e vrasjes masive të civilëve palestinezë në Gazë, nënkupton se autoritetet izraelite kanë kryer krim kundër njerëzit, shfarosje, gjë që po vazhdon. Kjo politikë përbën edhe ‘vepër gjenocidi’ sipas Konventës së Gjenocidit nga viti 1948”, tha HRW-ja në një raport.
Izraeli i ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat për gjenocid, duke thënë se e respekton ligjin ndërkombëtar dhe se ka të drejtë ta mbrojë veten, pas sulmit që Hamasi e kreu në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, i cili e nxiti luftën në Gazë.
Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.
Në një reagim në X, Ministria e Jashtme e Izraelit shkroi: “E vërteta është e kundërta e gënjeshtrave të HRW-së”.
“Që nga fillimi i luftës, Izraeli e ka lehtësuar rrjedhën e vazhdueshme të ujit dhe ndihmave humanitare në Gazë, pavarësisht se është përballur me sulme të vazhdueshme nga organizata terroriste e Hamasit”, thuhet në reagimin e Izraelit.
Edhe pse në raport u përshkrua mohimi i ujit për civilët si akt gjenocidi, në të theksohet se gjithashtu nevojitet përcaktimi i qëllimit të zyrtarëve izraelitë për ta provuar krimin e gjenocidit kundër tyre. Raporti citoi deklaratat e disa zyrtarëve të lartë të Izraelit, për të cilët tha se sugjeruan se “duan t’i shkatërrojnë palestinezët”, që nënkupton se mohimi i ujit “mund të përbëjë krim gjenocidi”.
“Ne kemi gjetur se Qeveria e Izraelit po i vret qëllimshëm palestinezët në Gazë duke ua mohuar ujin që u nevojitet për të mbijetuar”, tha drejtoresha e HRW-së për Lindjen e Mesme, Lama Fakih.
Izraeli u përgjigj duke thënë se është siguruar që infrastruktura e ujit të jetë funksionale. Ai tha se partnerët ndërkombëtarë kanë dërguar cisterna uji përmes pikëkalimeve izraelite, përfshirë edhe në javën e fundit, dhe se Izraeli e ka lehtësuar futjen e më shumë se 1.2 milionë tonë furnizimesh në Gazë.
Human Rights Watch është grupi i dytë i madh për të drejtat e njeriut që brenda një muaji e përdor fjalën gjenocid për t’i përshkuar veprimet e Izraelit në Gazë, pasi Amnesty International tha në një raport se Izraeli po kryen gjenocid.
Konventa e Gjenocidit e vitit 1948, e miratuar pas vrasjes masive të hebrenjve gjatë Holokaustit nazist, e përkufizon krimin e gjenocidit si "akte të kryera me qëllim për ta shkatërruar, në tërësi ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar".
Raporti prej 184 faqesh i Human Rights Watch tha se Qeveria izraelite ndaloi furnizimin me ujë në Gazë, ndërpreu energjinë elektrike dhe kufizoi furnizimin me karburant, gjë që bëri që ujësjellësit dhe kanalizimet në Gazë të mos mund të përdoreshin.
Si pasojë, palestinezët në Gazë kishin qasje në vetëm disa litra ujë në ditë në shumë zona, shumë më pak se pragu prej 15 litrave që nevojiten për mbijetesë, tha grupi.
Lufta e Izraelit në Gazë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.
Ushtria izraelite ka thënë se i ka vrarë mbi 17.000 militantë, pa dhënë dëshmi për këtë.
Lufta filloi kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë./ REL
Presidenti i zgjedhur Donald Trump hodhi poshtë paprit...
Gjykata e Lartë tha të mërkurën se do të dëgjojë muajin e ...
Në javët e fundit para largimit të Presidentit Joe Bid...
Premtimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trum...
Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry ...
Mes njoftimeve kundërthënëse mbi të ardhmen e Rusisë në Si...
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen so...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se mërgat...
Një situatë paniku është përjetuar para gjykatës në Selani...
Ligjbërësit iranianë kanë kërkuar ndryshimin e një projekt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ndërmjetësit ar...
Përdorimi botëror i qymyrit pritet të arrijë nivel rekord ...
Prodhuesit japonezë të automjeteve, "Nissan Motor Corporat...
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun K...
Tom Cruise është nderuar me nderimin më të lartë civil të ...
Bashkimi Evropian (BE) e ka nisur një hetim ndaj platf...
Mbështetja për partitë e ekstremit të djathtë në Evropë va...
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të martën se forcat iz...
Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zg...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Sekret...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...