Panik pranë gjykatës në Selanik/ “Më sill ministrin ose e hodha në erë”
Një situatë paniku është përjetuar para gjykatës në Selani...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se mërgata e Kosovës do të mund të votojë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në ambasada dhe në konsullata në shtetet ku jeton.
Në një mbledhje të qeverisë së Kosovës, të mbajtur të mërkurën, Kurti ka thënë se kjo është bërë e mundur pas ndryshimit të ligjit.
“Do të jenë gjithsej 22 kuti postare, në 22 shtete të ndryshme. Kurse votimi fizik do të organizohet në 35 përfaqësi diplomatike dhe konsullore në 22 shtete”, ka bërë të ditur ai.
Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohet për të drejtën për votim jashtë vendit, teksa ka kujtuar se afati është i hapur deri më 26 dhjetor.
“Po i drejtohem mërgatës sonë, nga mbledhja e qeverisë, sepse vota e tyre ka qenë përcaktuese për përbërjen e kësaj qeverie. Siç ka qenë edhe kontributi i saj përcaktues për fatin e mirëqenien e vendit tonë ndër vite”, është shprehur ai. “Votimi përmes postës brenda vendit, dhe nëpër ambasada e konsullata, është fitore e madhe për mërgatën tonë punëtore e patriotike”, ka thënë Kurti.
Sipas kryeministrit, “deri më tani, padrejtësisht, mërgata është ballafaquar me vështirësi burokratike e barrë financiare, e cila herë ua ka pamundësuar votimin, e herë e ka dekurajuar pjesëmarrjen në votim". Diaspora e Kosovës është e përqendruar kryesisht në Gjermani, Zvicër, Austri dhe vende të tjera të Evropës.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, deri në fund të vitit 2018, ka qenë mbi 850.000.
Ndonëse partitë politike në Kosovë kanë nisur prej javësh takime dhe tubime me diasporën kosovare, por edhe me qytetarë brenda Kosovës, me rregulloren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve periudha e fushatës së zgjedhjeve fillon 30 ditë para ditës së zgjedhjeve.
Në rastin konkret, sipas KQZ-së, periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, fillon zyrtarisht më 11 janar, 2025.
KQZ ka bërë të ditur se 28 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Sipas një njoftimi për media, pas mbylljes së afatit zyrtar, në mesin e 28 subjekteve politike janë 20 parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.
Në mesin e subjekteve janë parti shqiptare, të komunitetit serb, dhe komuniteteve tjera më të vogla në Kosovë. KQZ-ja duhet t’i konfirmojë listat më së voni deri më 25 dhjetor.
Zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008./ Rel
Një situatë paniku është përjetuar para gjykatës në Selani...
Ligjbërësit iranianë kanë kërkuar ndryshimin e një projekt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ndërmjetësit ar...
Përdorimi botëror i qymyrit pritet të arrijë nivel rekord ...
Prodhuesit japonezë të automjeteve, "Nissan Motor Corporat...
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun K...
Tom Cruise është nderuar me nderimin më të lartë civil të ...
Bashkimi Evropian (BE) e ka nisur një hetim ndaj platf...
Mbështetja për partitë e ekstremit të djathtë në Evropë va...
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të martën se forcat iz...
Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zg...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Sekret...
Prokuroria maqedonase i kërkoi gjykatës themelore në Shkup...
Një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës i ka lënë të vde...
Në një deklaratë të përbashkët sot, Departamenti i Siguris...
Mbi 60 mijë banorë në veri të Izraelit u evakuuan 14 muaj ...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, deklaroi t...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i kërkoi të martë...
Zyrtarët gjermanë dhe francezë do të takohen të martën...
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili ës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...