Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Mbi 60 mijë banorë në veri të Izraelit u evakuuan 14 muaj më parë, kur Hezbollahu filloi bombardimin e zonës në mbështetje të Hamasit dhe luftës kundër Izraelit. Por pas arritjes së një armëpushimi delikat me Hezbollahun në fund të nëntorit, disa banorë izraelitë po rikthehen, ndërsa të tjerë thonë se kanë zgjedhur të presin për të parë se si do të zhvillohen gjërat. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein, njofton nga qyteti izraelit Kiryat Shmona, pranë kufirit me Libanin.
Së bashku me 60 mijë banorë të Izraelit verior, shumica e banorëve në Kiryat Shmona u evakuuan dy javë pasi Hezbollahu filloi të godasë me raketa në zonën kufitare në tetor 2023. Zyrtarët e qytetit thonë se rreth 1 mijë shtëpi u shkatërruan nga goditje të drejtpërdrejta nga raketat, apo nga mbetjet e tyre kur sistemi i mbrojtjes ajrore “Kubeja e Hekurt” i rrëzonte raketat. Por tashmë që armëpushimi me Libanin ka hyrë në fuqi, disa nga banorët po rikthehen, qoftë edhe për të parë gjendjen e shtëpive të tyre.
“Njerëzit po vijnë për të parë shtëpitë e tyre. Por ndoshta do të duhet një kohë e gjatë që banorët të rikthehen për të jetuar këtu. Duhet të presim dhe të shohim nëse armëpushimi do të vazhdojë”, i tha Zërit të Amerikës punonjësi i bashkisë në Kiryat Shmona, Yotam Degani.
Ahi Natan është një ndër 3 mijë personat, nga 24 mijë banorë gjithsej, që qëndroi në qytet që nga fillimi i luftës. Ai shërben si rezervist i ushtrisë në skuadrat vendase të sigurisë dhe u ndje me fat që nëna e tij, motra dhe fëmijët e saj ishin evakuuar përpara se shtëpia të goditej nga një raketë e Hezbollahut. Zoti Natan mendon se Izraeli u nxitua për të arritur një armëpushim me Libanin.
“Ishte i gabuar vendimi për t’u ndalur, pasi nuk mendojmë se ishte përfunduar. E zmbrapsëm Hezbollahun. Por ne mendojmë se ata do të rikthehen dhe do të ketë një tjetër 7 tetor, këtë herë këtu në veri”, i tha ai Zërit të Amerikës.
Në një tjetër vendbanim, në Dafna, qindra pemë avokadoje janë shkatërruar nga zjarri i shkaktuar nga një goditje me raketë. Pjesa më e madhe e pemëve do të duhet të priten, thotë fermeri Magen Shenhav. Dëmi do të jetë në qindra mijëra dollarë.
“Është pjesë e luftës dhe nuk jemi ne të vetmit që vuajtëm. E megjithatë këto pemë nuk janë njerëz. Preferoj të jenë pemët dhe jo viktima në njerëz”, i tha Zërit të Amerikës fermeri Magen Shenhav.
Ashtu si 1 mijë banorët e tjerë të këtij komuniteti kufitar, familja e zotit Shenhav u evakuua mbi një vit më parë. Ata thonë se po presin të shohin se çfarë do të ndodhë me armëpushimin me Libanin, përpara se të mendojnë mundësinë e rikthimit.
Por, disa njerëz nuk presin. Barry dhe Orit Praag u rikthyen në qershor dhe qëndruan gjatë sulmeve të shumta me raketa në shtator dhe tetor. Shtëpia e djalit të tyre u dëmtua nga një prej sulmeve.
“U ktheva pasi e shoh Dafnan si shtëpinë time. Besoj se duhet të jetoj këtu. U linda këtu; u rrita gjithnjë pranë kufirit”, i tha Zërit të Amerikës zonja Praag.
Shumica e 60 mijë të evakuuarve që jetonin pranë kufirit me Libanin po ndjekin me vëmendje ngjarjet në Sirinë fqinje.
Por shqetësimi i tyre kryesor është nëse armëpushimi me Libanin do të mbajë gjatë periudhës dymujore të provës. Nëse armëpushimi qëndron, shumica thonë se do të kthehen në shtëpitë e tyre./ VOA
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, deklaroi t...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i kërkoi të martë...
Zyrtarët gjermanë dhe francezë do të takohen të martën...
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili ës...
Një tërmet i fortë me magnitudë 7.3 ka goditur pranë kryeq...
Takimet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë,...
Kryeministri i ri i Francës, Francois Bayrou, nis punë...
Pothuajse një në katër të punësuar në Europë është emigran...
Vetmia po bëhet gjithnjë e më shumë një problem te të rinj...
Sipas një vlerësimi të fundit të Pentagonit, trupat e Kore...
Një gjeneral i rangut të lartë në forcat e armatosura ruse...
Dhjetë vende dhe Bashkimi Evropian e quajtën përfshirjen n...
Këshilltari i ardhshëm i Presidentit të zgjedhur Donald Tr...
Organizata Amnesty International tha të hënën se shërbimi ...
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë...
Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar të hënën një marrëveshje...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thi...
Policia maqedonase njoftoi se arrestoi katër persona të dy...
Autoritetet palestineze, që kontrollohen nga grupi i Hamas...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka humbur këtë të...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...