Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan/ Betonierja bie nga lartësia, dyshohet për viktima
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...

Zyrtarët gjermanë dhe francezë do të takohen të martën me përfaqësuesit e autoriteteve të reja qeverisëse të Sirisë në Damask, duke zgjeruar kontaktet perëndimore me administratën e re pasi diplomatët britanikë takuan liderin e saj Ahmed al-Sharaa vonë të hënën.
Nëntë ditë pasi Bashar al-Assad u rrëzua, shtetet perëndimore po hapin gradualisht kanale për autoritetet e reja në Damask të udhëhequra nga grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS), megjithëse ata vazhdojnë ta konsiderojnë atë një grup terrorist.
Të hënën vonë, Sharaa, i njohur më parë me nofkën e luftës Abu Mohammed al-Xholani, u takua me një delegacion të ministrisë së jashtme britanike.
Ai theksoi nevojën për rivendosjen e lidhjeve dhe heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë në mënyrë që refugjatët sirianë të mund të kthehen në shtëpi, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA.
Fotot e publikuara nga SANA treguan Sharaan- grupi i të cilit ishte pjesë e Al Qaidas derisa i prishi lidhjet në vitin 2016- të ulur me një kostum me një këmishë të hapur gjatë takimit.
Ky ishte takimi i tij i nivelit më të lartë deri tani me një zyrtar të qeverisë perëndimore që kur HTS-ja mori pushtetin.
Imazhet nënvizojnë ndryshimin gjeopolitik që kur Assad u rrëzua nga forcat e udhëhequra nga HTS, një goditje për aleatët rusë dhe iranianë të Assadit që mund të hapë rrugën për shtetet perëndimore për të rihapur kontaktet me Damaskun.
Por të paktën tani për tani, çdo hap perëndimor kërkon manovrim si rreth përcaktimit si organizatë terroriste të vendosur ndaj HTS-së gjatë kohës kur ishte degë e Al Qaidas dhe sanksioneve financiare të vendosura ndaj Damaskut nën Assadin.
Sharaa "foli për nevojën për të ndërtuar një shtet ligjor me institucione dhe vendosjen e sigurisë," raportoi SANA.
Ai foli gjithashtu për rolin e rëndësishëm të Britanisë në nivel ndërkombëtar”.
Përpara takimit, ministri i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy tha se Britania kishte dërguar një delegacion zyrtarësh të lartë të Mbretërisë së Bashkuar "në Damask këtë javë për takime me autoritetet e reja të përkohshme siriane dhe anëtarët e grupeve të shoqërisë civile në Siri".
Diplomatët gjermanë po planifikojnë gjithashtu bisedime me përfaqësuesit e HTS-së në Damask të martën, tha ministria e jashtme gjermane.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme gjermane tha se bisedimet do të fokusohen në një proces tranzicioni për Sirinë dhe mbrojtjen e pakicave.
"Mundësitë e një pranie diplomatike në Damask po eksplorohen gjithashtu atje," shtoi zëdhënësi në një deklaratë, duke përsëritur se Berlini po monitoronte nga afër HTS-në në dritën e rrënjëve të saj në ideologjinë e Al Qaidas.
"Me sa mund të thuhet, ata kanë vepruar me maturi deri më tani," tha zëdhënësi.
Konflikti sirian, i cili doli nga kryengritja e vitit 2011 kundër sundimit me grusht të hekurt të Assadit, çoi miliona sirianë jashtë vendit si refugjatë, duke përfshirë rreth 1 milion që shkuan në Gjermani.
Diplomatët francezë gjithashtu pritet të vizitojnë Damaskun më vonë të martën për të takuar përfaqësuesit e HTS-së, thanë zyrtarët francezë.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha të hënën se qeveria amerikane ka pasur më shumë se një komunikim me Hayat Tahrir al-Sham (HTS) gjatë javës së kaluar.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas tha të hënën se Bashkimi Evropian duhet të jetë i gatshëm të lehtësojë sanksionet ndaj Sirisë nëse udhëheqja e re e vendit ndërmerr "hapa pozitivë" për të krijuar një qeveri gjithëpërfshirëse dhe për të respektuar të drejtat e grave dhe të pakicave.
Administrata e re në Damask ka paraqitur pak detaje mbi të menduarit e saj për hapat e ardhshëm për Sirinë, e cila po del nga më shumë se pesë dekada sundimi nga familja Assad dhe gati 14 vjet luftë civile shkatërruese.
Kryeministri i sapoemëruar Mohammed al-Bashir, i cili më parë drejtoi një qeveri të lidhur me HTS-në në provincën Idlib, ka thënë se do të qëndrojë në detyrë deri në mars./REL
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili ës...
Një tërmet i fortë me magnitudë 7.3 ka goditur pranë kryeq...
Takimet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë,...
Kryeministri i ri i Francës, Francois Bayrou, nis punë...
Pothuajse një në katër të punësuar në Europë është emigran...
Vetmia po bëhet gjithnjë e më shumë një problem te të rinj...
Sipas një vlerësimi të fundit të Pentagonit, trupat e Kore...
Një gjeneral i rangut të lartë në forcat e armatosura ruse...
Dhjetë vende dhe Bashkimi Evropian e quajtën përfshirjen n...
Këshilltari i ardhshëm i Presidentit të zgjedhur Donald Tr...
Organizata Amnesty International tha të hënën se shërbimi ...
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë...
Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar të hënën një marrëveshje...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thi...
Policia maqedonase njoftoi se arrestoi katër persona të dy...
Autoritetet palestineze, që kontrollohen nga grupi i Hamas...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka humbur këtë të...
Për zgjedhjet e parakohshme të planifikuara më 23 shkurt d...
Ish-presidenti i Sirisë Bashar al-Assad ka folur për herë ...
Bashkimi Evropian e ka miratuar pakon e 15-të të sanksione...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...