Macroni falënderon Gisele Pelicotin për kurajën në gjyqin e dhunimeve masive
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka nderuar figurën...

Diplomatë amerikanë, të parët që po vizitojnë Sirinë që nga rrëzimi i Presidentit Bashar Assad në fillim të këtij muaji, ndodhen në Damask për të biseduar me autoritetet e reja siriane dhe për të kërkuar informacione rreth fatit të gazetarit amerikan, Austin Tice.
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të premten në mëngjes se diplomatja kryesore për Lindjen e Mesme, Barbara Leaf, ish i dërguari i posaçëm amerikan për Sirinë, Daniel Rubinstein dhe i ngarkuari i Presidentit Biden për bisedimet mbi pengjet, Roger Carstens, po marrin pjesë në takim me drejtuesit e përkohshëm të Sirisë. Cështja kryesore në agjendën e tyre është kërkimi i informacioneve mbi gazetarin Tice.
Ky është delegacioni i parë i diplomatëve amerikanë që viziton zyrtarisht Sirinë pas më shumë se një dekade, që kur Shtetet e Bashkuara mbyllën ambasadën në Damask në 2012.
“Ata do të takohen me sirianët, përfshirë pjesëtarë të shoqërisë civile, aktivistë, pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme dhe personalitete tjera siriane për të biseduar mbi vizionin për të ardhmen e vendit të tyre dhe se si Shtetet e Bashkuara mund t’i përkrahin ata”, sipas Departamentit amerikan të Shtetit.
Në krye të agjendës së tyre do të jetë kërkimi i informatave për gazetarin Tice, i cili është zhdukur në Siri në vitin 2012. Ata po ashtu do të bëjnë thirrje për parimet e përfshirjes, mbrojtjen e pakicave dhe të refuzojnë terrorizmin dhe armët kimike, çështje të cilat sipas administratës së Presidentit Biden janë kritike për t’i dhënë mbështetjen qeverisë së re.
Shtetet e Bashkuara dyfishuan përpjekjet për të gjetur gazetarin Tice. Ata njoftuan se zyrtarët kanë komunikuar me kryengritësit që rrëzuan qeverinë e Assadit rreth fatit të gazetarit amerikan. I ngarkuari Carstens qëndroi paraprakisht në Liban në kërkim të informacionit për të.
Gazetari Tice, shkrimet e të cilit janë publikuar nga gazetat amerikane si Washington Post dhe McClatchy, u zhduk në një postbllok në një zone të diskutueshme në pjesën perëndimore të Damaskut ndërkohë që lufta civile në Siri po intensifikohej.
Një video-regjistrim që u publikua disa javë pas zhdukjes së tij, e tregoi gazetarin Tice me sy të lidhur, të mbajtur nga njerëz të armatosur, ndëkohë që thoshte “Oh, Jezus”. Që nga ajo kohë, më nuk ka patur ndonjë informacion për të. Qeveria e Assadit ka mohuar se po e mban atë.
Grupi i kryengritësve që kryesoi sulmin në Damask që detyroi Assadin të largohet – Hayat Tahrir al-Sham, apo HTS – është përcaktuar si organizatë e huaj terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera. Ndërkohë që përcaktimi vjen me një mori sanksionesh, ai nuk i ndalon zyrtarët amerikanë që të flasin me anëtarët apo drejtuesit e tij.
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se diplomatët Rubinstein, Leaf dhe Carstens do të takoheshin me përfaqësuesit e grupit HTS, por nuk thanë nëse udhëheqësi i grupit, Ahmad al-Sharaa, i cili dikur ishte i lidhur me al-Qaidën, do të ishte në mesin e atyre me të cilët do të takoheshin.
Zyrtarët amerikanë thonë se deklaratat publike të al-Sharës rreth mbrojtjes së pakicave dhe të drejtave të grave janë të mirëpritura, por se ata vazhdojnë të jenë skeptik se ai nuk do t’iu përmbahet atyre në të ardhmen.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë patur prani zyrtare diplomatike në Siri që nga viti 2012, kur ambasada në Damask kishte pezulluar veprimtarinë për shkak të luftës civile në Siri, ndonëse trupat amerikane ishin të pranishme në pjesë të vogla të Sirisë për të luftuar kundër grupit militant ‘Shteti Islamik’.
Pentagoni bëri të ditur të enjten se Shtetet e Bashkuara kishin dyfishuar numrin e forcave të tyre në Siri për të luftuar kundër ISIS-it para rrëzimit të Assadit. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë shtuar sulmet ajrore ndaj objektivave të ISIS-it për shkak të shqetësimeve se mungesa e një pushteti do t’ia mundësonte ringjalljen këtij grupi militant.
Vizita e diplomatëve në Damask nuk pritet të sjellë si rezultat rihapjen e menjëhershme të ambasadës amerikane, e cila gjendet nën mbrojtjen e qeverisë çeke, sipas zyrtarëve amerikanë, të cilët thanë se vendimet rreth njohjeve diplomatike do të bëhen kur autoritetet e reja siriane t’i bëjnë të ditura qëllimet e tyre./ VOA
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka nderuar figurën...
Sulmet me raketa që goditën kryeqytetin ukrainas, Kiev, më...
Konferenca vjetore e presidentit rus, Vladimir Putin me ga...
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statu...
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet ...
Gjatë takimeve me udhëheqësit e Bashkimit Evropian sot...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Moska ësh...
Kosova i ka 1.586.659 banorë të regjistruar, sipas raporti...
Organizata për të drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (H...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump hodhi poshtë paprit...
Gjykata e Lartë tha të mërkurën se do të dëgjojë muajin e ...
Në javët e fundit para largimit të Presidentit Joe Bid...
Premtimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trum...
Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry ...
Mes njoftimeve kundërthënëse mbi të ardhmen e Rusisë në Si...
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen so...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se mërgat...
Një situatë paniku është përjetuar para gjykatës në Selani...
Ligjbërësit iranianë kanë kërkuar ndryshimin e një projekt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ndërmjetësit ar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Zyra e Bashkimit Evropian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...