SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miraton planin për buxhetin e qeverisë që do të shmangte mbylljen e pjesshme të saj
Disa orë përpara skadimit të afatit të mbylljes së pjesshm...
Reagime të tronditura pas sulmit të së premtes në Magdeburg, Gjermani, ku humbën jetën disa vetë dhe mjaft të tjerë. Një i dyshuar është arrestuar. Hetimet vazhdojnë.

Sulmi i së premtes vonë në Magedburg ka tronditur Gjermaninë dhe ka shkaktuar reagime të mëdha. Landi Saksoni-Anhalt shpalli ditë zie deri të hënën në mëngjes. Kancelari, Olaf Scholz pritet të vizitojë të shtunën vendin e ngjarjes. Scholz shkroi në X: "Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë krah tyre dhe pranë njerëzve në Magdeburg". Kancelari gjerman shprehu falënderimin e tij për "forcat e përkushtuara të shpëtimit në këto orë ankthi".
Edhe Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier u shpreh i prekur thellë lidhur me mësymjen e një automjeti në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg, që mendohet se mund të jetë një sulm. "Gëzimi për festën e Krishtlindjes u pre", shkroi presidenti në platformën X. "Me mendje jam pranë viktimave dhe të afërmve të tyre. Falenderoj të gjitha forcat e shpëtimit për angazhimin e tyre." Steinmeier tërhoqi vëmendjen, se ende "nuk është zbardhur i gjithë sfondi i këtij akti të tmerrshëm."
Reagime vijnë edhe nga Europa. Presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh në platformën X mjaft i tronditur, dhe shkroi se Franca ndan trishtimin me popullin gjerman. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dënoi aktin "brutal dhe frikacak" dhe theksoi se "ky akt dhune duhet të hetohet dhe të dënohet ashpër.” Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha gjithashtu se ai kishte kontaktuar kancelarin Scholz dhe i kishte shprehur ngushëllimet e tij.

Kryeministri i landit të Sakoni-Anhalt, Reiner Haseloff (CDU) bëri fjalë për një tragjedi dhe katastrofë të tmerrshme për qytetin e Magdeburgut dhe Gjermaninë. Ai shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, uroi shërim të shpejtë dhe falënderoi shërbimet e emergjencës për punën e tyre. Edhe politikanë të tjerë gjermanë reaguan të tronditur pas sulmit në Magdeburg dhe shprehën ngushëllimet e tyre. Ndër të tjera, kandidati për kancelar i Unionit Friedrich Merz, kandidati i Gjelbër për kancelar Robert Habeck, dhe kandidatja e AfD Alice Weidel, si edhe kandidati kryesor i FDP për kancelar, Christian Lindner.
Nga ana e saj, Arabia Saudite dënoi aktin në Magdeburg dhe shprehu solidaritetin e saj me Gjermaninë. Qeveria në Riad shpreh "solidaritetin e saj me popullin gjerman dhe familjet e viktimave” dhe thekson "refuzimin e dhunës”, deklaroi Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite në shërbimin online X.

Një makinë u përplas në një turmë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të premten, e sipas informacioneve në një raport të brendshëm nga policia e Magdeburgut thuhet se kjo ndodhi pak pas orës 19:00. Të shtunën u tha se 4 persona ndërruan jetë, dhjetëra janë të plagosur. Sipas administratës së qytetit të Magdeburgut, 15 prej tyre u plagosën rëndë. Një i dyshuar është arrestuar. Shoferi i një BMW-je të zezë të marrë me qira u fut në turmë "të paktën 400 metra mbi tregun e Krishtlindjeve". Tregu i Krishtlindjeve u mbyll.

I dyshuari i arrestuar mësohet se është një mjek 50-vjeçar, Taleb A., i cili vjen nga Arabia Saudite dhe ka ardhur në Gjermani në vitin 2006. Sipas hulumtimeve të WDR dhe NDR, ai thuhet se është një figurë shumë e spikatur në komunitetin e migrantëve sauditë dhe konsiderohej person kontaktues për azilkërkuesit, veçanërisht gratë. Ai ka statusin e azilit si refugjat politik që nga viti 2016. Nuk ka informacione për motivin. Kryeministri i landit, Haseloff tha se hetimet janë në vazhdim.
Sipas informacioneve nga qarqet e sigurisë, të cilave u referohet agjencia e lajmeve dpa, i dyshuari i arrestuar nuk ishte i njohur më parë për autoritetet gjermane si ekstremist. Deklaratat e deritanishme që i dyshuari ka bërë deri para pak kohësh në rrjetet sociale japin dëshmi se ai mund të jetë ndjerë i përndjekur. Sipas hulumtimit të WDR, ai ishte jashtëzakonisht kritik ndaj islamit në internet dhe se i frikësohej islamizimit të Gjermanisë. Në platformën X ai shprehte urrejtje të hapur për islamin dhe e quante veten "kritikun më agresiv të islamit në histori"/ DW
Disa orë përpara skadimit të afatit të mbylljes së pjesshm...
Dy persona humbën jetën dhe të paktën 68 të tjerë u plagos...
Disa orë përpara skandimit të afatit që do të çonte në një...
Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se prej 20 dhjeto...
Disa orë përpara skandimit të afatit që do të çonte në një...
Miliarderi Elon Musk, që pritet t'i bashkohet administratë...
Diplomatë amerikanë, të parët që po vizitojnë Sirinë që ng...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka nderuar figurën...
Sulmet me raketa që goditën kryeqytetin ukrainas, Kiev, më...
Konferenca vjetore e presidentit rus, Vladimir Putin me ga...
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statu...
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet ...
Gjatë takimeve me udhëheqësit e Bashkimit Evropian sot...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Moska ësh...
Kosova i ka 1.586.659 banorë të regjistruar, sipas raporti...
Organizata për të drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (H...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump hodhi poshtë paprit...
Gjykata e Lartë tha të mërkurën se do të dëgjojë muajin e ...
Në javët e fundit para largimit të Presidentit Joe Bid...
Premtimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trum...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...