Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Tensionet po rriten midis Turqisë dhe Greqisë. Ministri i Jashtëm turk paralajmëroi të martën se Ankaraja mund të sfidojë sovranitetin e ishujve grekë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones nga Stambolli, kërcënimi vjen në një kohë që të dyja palët po shtojnë praninë e tyre ushtarake në ujërat e kontestuara të Detit Egje.
Tensionet mbi Detin Egje vazhdojnë të përshkallëzohen, ndërsa Turqia dhe Greqia akuzojnë njera tjetrën për shkelje të hapësirës ajrore me avionët luftarakë.
Deti është qendra e të drejtave territoriale të kontestuara.
Në fillim të këtij muaji, presidenti Rexhep Tayyip Erdogan tha se, për të, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, “nuk ekziston më”. Komenti pasoi thirrjen që kryeministri Mitsotakis i bëri Kongresit amerikan që të bllokojë shitjet e pajisjeve ushtarake për Turqinë.
Ankaraja është e alarmuar nga programi i riarmatimit të Greqisë, që Turqia pretendon se po përqëndrohet në ishujt pranë saj.
“Ata blejnë pesë miliardë dollarë avionë luftarakë nga Franca, kryqëzorë të rinj, dhe gjithashtu helikopterë, pajisje ushtarke detare me një vlerë prej dhjetë miliardë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, edhe avionë të rinj F-35. Në këto kushte Turqia thotë: “Çfarë po ndodh në ishujt grekë? A do të vendosin ata të sulmojnë Turqinë?”, argumenton për Zërin e Amerikës Mesut Casin, këshilltar i presidentit turk.
Riarmatimi i Greqisë vjen pasi Kongresi amerikan bllokoi përpjekjet e Turqisë për të blerë armë nga Shtetet e Bashkuara për shkak të shqetësimit për blerjen nga Ankaraja të një sistemi raketor rus. Analistët thonë se Ankaraja është e shqetësuar për ndryshimin e ekuilibrit të fuqisë midis të dy vendeve.
“Turqisë iu mohuan pajisjet moderne ushtarake për një sërë arsyesh. Ndërsa Greqia, po gëzon qasje të shtuar në armatime të tilla dhe kjo, natyrisht, do ta anojë situatën ushtarake në favor të Greqisë”, thotë për Zërin e Amerikës Serhat Guvenc me Universitetin Kadir Has.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu shtoi tensionet të martën, duke paralajmëruar se Turqia është gati të sfidojë sovranitetin e ishujve grekë dhe duke e akuzuar Athinën për shkeljen e një traktati ndërkombëtar, që përcakton se ishujt duhet të mbeten të çmilitarizuar. Por Greqia këmbëngul se po vepron për t’u vetëmbrojtur.
Athina po shpreh shqetësimin se Ankaraja mund të hapë kufijtë e saj për të lejuar refugjatët të hyjnë në Greqi, si dhe të shtojë presionin ushtarak mbi ishujt e saj në Detin Egje.
“Jemi mjaft kurioz se çfarë do të ndodh me çështjen e migracionit apo refugjatëve dhe cilat do të jenë hapat e ardhshëm të Turqisë në lidhje me çështjen e sovranitetit të ishullit, militarizimin, manovrat ushtarake e kështu me radhë. Në këtë moment Greqia ka vendosur të vazhdojë me një sërë masash mbrojtëse dhe të tjera, dhe mendoj se do të ketë kohë vërtet mjaft të vështira përpara”, thotë analisti i mbrojtjes Athanasios Drougos.
Analistët thonë se si udhëheqësit grekë ashtu edhe ata turq po e paraqesin veten si burra të fortë që po mundohen të kënaqin votuesit nacionalistë.
Por thellimi i lidhjeve të Athinës me Uashingtonin dhe Bashkimin Evropian – ndërkohë që Ankaraja përballet me izolim – po e vendos Turqinë në pozita delikate.
“Këto janë pasojat e gabimeve strategjike që Turqia bëri dekadën e fundit. Duke u distancuar nga të gjithë, u krijua një vetëbesim i tepruar, nëse mund të shprehem kështu, në aftësinë e Turqisë për t'i dhënë formë e vetme hapësirës përreth”, thotë Serhat Guvenc me universitetin Kadir Has.
Dislokimi nga Turqia i anijeve për kërkim nafte në portet pranë ujërave të kontestuara mes Greqisë dhe Qipros, krijon një tjetër pikë tensioni, që mund të sjellë edhe më shumë izolim.
Një tërmet i fuqishëm ka goditur provincën Sichuan të ...
Qeveria zvicerane vendosi të mërkurën veton ndaj kërke...
“Sado që nuk pajtohem me zotin Putin, Shtetet e Bashku...
Gjermania do t'i japë Ukrainës sistemin mbrojtës ajror...
Ndikimi i Rusisë në ish-republikat sovjetike të Azisë ...
Turqia ka kërkuar zyrtarisht që Kombet e Bashkuara dhe...
Inflacioni në 19 vendet që përdorin monedhën e përbash...
Rusia ka shpallur “non grata” një punonjës të ambasadë...
Politikani opozitar, Aleksei Navalny, tha se është njo...
Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon të shënojë vikti...
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, deklaroi të...
Një 22-vjeçare është përdhunuar nga një 56-vjeçar shqi...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Aleksandër Vuçiç, u betua të martën si president i Ser...
Pas ngjarjes tragjike që ndodhi pak ditë më parë në SH...
Koncerni holandez i furnizimeve me energji Gasterra njofto...
Në muajin maj të këtij viti mallrat dhe shërbimet në Gjerm...
Në fillim të takimit të samitit në Bruksel, Olaf Scholz is...
Një mjek në Kaliforninë Jugore u dënua në fundjavë, pa...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...