Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

Në fillim të takimit të samitit në Bruksel, Olaf Scholz ishte jashtëzakonisht i hapur për të folur dhe optimist. Europa tashmë ka treguar se mund t'i kundërvihet bashkarisht agresionit rus në Ukrainë dhe ai ka besim se kështu do të vazhdojë, deklaroi kancelari. Kështu, ai kundërshton ata që duan të shohin çarje të thelluara në unitetin europian. Scholz madje ishte optimist për arritjen e një kompromisi për embargon e naftës.

Po një vështrim në shtypin ndërkombëtar duhet ta ketë habitur Olaf Scholz-in. Gazeta britanike "The Times” shkruan në kryeartikullin e së hënës se Gjermania duket se është humbësja e qartë në arenën diplomatike. Ngurrimi i Gjermanisë për t'i ofruar armë dhe ndihmë Kievit dhe paqartësia e saj në lidhje me kushtet e një armëpushimi dhe përfundimin e luftës janë bërë burim zhgënjimi për aleatët dhe shumë gjermanë. Po sipas "The Times” mungesa e një udhëheqjeje të vendosur në Berlin e trimëron Putinin dhe mesazhet kontradiktore për Ukrainën e kanë përkeqësuar situatën e sigurisë.
Komente kritike dhe tone të mprehta
Komente të ngjashme kritike mund të lexosh edhe në media të tjera me ndikim ose të dëgjosh në 'thinktank'-et ndërkombëtare. "Në fillim të kësaj krize, strategjia e Olaf Scholz-it dukej se kishte të bënte sa më pak që të ishte e mundur dhe sa më vonë që të ishte e mundur për të mos përfunduar në anën e gabuar të historisë”, kritikon Jessica Berlin nga Fondi Gjerman Marshall. Presidenti polak, Andrzej Duda, nga ana tjetër, pyeti publikisht pse nuk funksionon shkëmbimi i unazave të tankeve që Varshava i kishte dorëzuar Ukrainës, kur Gjermania kishte premtuar në Poloni se do të dërgonte pjesë këmbimi.

Tone të mprehta kundër kancelarit vijnë edhe nga Parlamenti Europian: "Unë pres një qëndrim krejtësisht të ndryshëm nga një Gjermani demokratike. Pas tmerreve të Luftës së Dytë Botërore, është përgjegjësia e saj të marrë drejtimin për të ndihmuar Ukrainën ushtarakisht dhe financiarisht", shkroi në "Twitter" deputeti liberal dhe ish-kryeministri belg, Guy Verhofstadt.
Klimë e vështirë diskutimesh
Në këtë klimë Olaf Scholz do ta ketë të vështirë të ndjekë qëllimet e tij në diskutimet e samitit mbi politikën e përbashkët të Ukrainës apo edhe të luajë rolin e ndërmjetësit midis kampeve të mëdha në BE.
Takimi i posaçëm i kësaj jave synon të përgatisë terrenin për samitin e rregullt në fund të qershorit, në të cilin më pas do të merren vendimet themelore. Kjo përfshin çështjen e anëtarësimit të Ukrainës. A duhet që Ukrainës t'i jepet të paktën statusi i kandidatit apo jo? Franca dhe Holanda, për shembull, janë kundër kësaj, kurse shumë europiano-lindorë e mbështesin kërkesën e Kievit. "Statusi i kandidatit është një vendim politik”, thotë letonezi Karins. Ai nuk të detyron të pranohesh dhe është një sinjal. BE-ja duhet të jetë e hapur për anëtarët e rinj. Por duke qenë se këtu ka edhe unanimitet, aktualisht nuk duket si një vendim pozitiv.

Kryeministri letonez kujtoi se thelbi i problemeve është se "ne ngecim në detaje dhe harrojmë pamjen e madhe: Ukraina po lufton për vlerat tona (...) dhe ne duhet t'i mbështesim ato. "Por kjo përfshin pyetjen e hapur se si duhet të duket fundi i lojës. Tri vendet e mëdha Franca, Gjermania dhe Italia duan një zgjidhje paqeje së shpejti, edhe nëse Ukraina duhet të heqë dorë nga disa territore të saj. Kurse Polonia dhe vendet baltike janë kritikët më të mëdhenj të propozimeve për të pranuar humbje territoriale për hir të një marrëveshjeje dhe një armëpushimi me Presidentin Putin. Europiano-lindorët dhe SHBA-ja duan të vazhdojnë luftën derisa Rusia të dobësohet në mënyrë vendimtare. Kjo kontradiktë themelore ka të ngjarë të vërë unitetin e BE-së në një provë të rëndë muajt e ardhshëm./DW
Një mjek në Kaliforninë Jugore u dënua në fundjavë, pa...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri ...
Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel nuk e kanë p...
Një ngjarje horror është regjistruar pasditen e sotme ...
Përpjekjet për evakuimin e civilëve në rajonin e Luhan...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në...
Bashkimi Evropian nuk arriti të bjerë dakord për ndali...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Negociatorët e Bashkimit Europian kanë dështuar që të ...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar në një festiva...
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Piz...
Departamenti amerikan i Drejtësisë tha të dielën se do...
Një degë e Kishës Ortodokse të Ukrainës, që i qëndroi ...
Papa Françesku njoftoi ditën e sotme se do të emërojë ...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se ki...
Moti i keq ka përfshirë sot Italinë duke shkaktuar pro...
Ushtria ukrainase tha të dielën se forcat ruse po përp...
Zv.presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris,...
Presidenti ukrainas, Zelenski, e ka akuzuar Rusinë për...
Veprimet dhe veçanërisht mosveprimi i një prej drejtue...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...