GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, deklaroi të martën se Finlanda dhe Suedia duhet t’i ndryshojnë ligjet e tyre nëse është e nevojshme, për t'i përmbushur kërkesat e Turqisë dhe për të fituar mbështetjen e saj për t’iu bashkuar NATO-s, duke përforcuar kërcënimin për të vënë veton ndaj një zgjerimi historik të aleancës.
Më 13 maj, Turqia kundërshtoi anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO me arsyetimin se dy shtetet nordike po strehonin persona të grupeve që i përcakton si terroriste, përfshi dhe Partinë e Punës së Kurdistanit (PKK), dhe sepse ata ndalën së eksportuari armatime në Turqi në vitin 2019.
Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës. Në mënyrë që ato të anëtarësohen në aleancë, të 30 vendet anëtare duhet të japin aprovimin e tyre.
Mevlut Cavusoglu deklaroi se Turqia, një anëtare e NATO-s prej shtatë dekadash, nuk do të hiqte veton në rast se nuk plotësoheshin kërkesat e saj, duke nënvizuar edhe deklaratat e fundit të presidentit Taip Erdogan.
Ankaraja kërkon që Suedia dhe Finlanda të ndalojnë mbështetjen e tyre ndaj PKK dhe grupeve të tjera, t’i ndalojë ato së organizuari evente në territorin e tyre, të ekstradojë ata persona që janë akuzuar nga Turqia për terrorizëm, të mbështesë operacionet ushtarake të Ankarasë dhe të heqë kufizimet mbi eksportin e armëve.
Finlanda dhe Suedia kërkojnë të gjejnë një zgjidhje nëpërmjet negociatave, ndërsa anëtarë të tjerë të NATO-s kanë thënë se mbeten të bindur se kundërshtimet e ngritura nga Turqia - e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s - mund të kapërcehen.
Cavusoglu deklaroi se Turqia u kishte dhënë delegacioneve finlandeze dhe suedeze dokumente ku nënvizoheshin kërkesat gjatë bisedimeve në Ankara javën e kaluar dhe se ishte në pritje të përgjigjes së tyre, duke shtuar se ai pret që aleatët të punojnë për të adresuar shqetësimet mbi sigurinë.
"A janë të pamundura kërkesat tona? Jo. Ne duam që ata të ndalojnë mbështetjen e tyre ndaj terrorizmit", tha Cavusoglu për agjencinë shtetërore të lajmeve turke "Anadolu", duke shtuar se Ankaraja ishte e vetëdijshme se disa nga kërkesat e saj do të kërkonin që ligjet të ndryshoheshin.
"Ata e mendojnë në këtë mënyrë: 'meqenëse jemi shumë larg nga rajonet e terroristëve, ligjet tona janë krijuar në këtë mënyrë'. Epo, atëherë ju duhet t'i ndryshoni ato", tha ai dhe shtoi:
"Ata thonë se lejohet që organizatat terroriste të organizojë ngjarje dhe t'i valëvisin flamujt përreth. Atëherë ju duhet t'i ndryshoni ligjet tuaja".
Shtetet nordike kanë thënë se e dënojnë terrorizmin dhe janë të hapura për dialog.
Cavusoglu tha se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, po punonte për këtë çështje dhe kishte propozuar mbajtjen e bisedimeve në Bruksel me të tria vendet, por theksoi se Ankaraja pret më parë që Stokholmi dhe Helsinki t'i përgjigjeshin kërkesave të saj me shkrim.
“Duhet të ketë gjëra konkrete që ne të diskutojmë”, deklaroi ai./rel
Një 22-vjeçare është përdhunuar nga një 56-vjeçar shqi...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Aleksandër Vuçiç, u betua të martën si president i Ser...
Pas ngjarjes tragjike që ndodhi pak ditë më parë në SH...
Koncerni holandez i furnizimeve me energji Gasterra njofto...
Në muajin maj të këtij viti mallrat dhe shërbimet në Gjerm...
Në fillim të takimit të samitit në Bruksel, Olaf Scholz is...
Një mjek në Kaliforninë Jugore u dënua në fundjavë, pa...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri ...
Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel nuk e kanë p...
Një ngjarje horror është regjistruar pasditen e sotme ...
Përpjekjet për evakuimin e civilëve në rajonin e Luhan...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në...
Bashkimi Evropian nuk arriti të bjerë dakord për ndali...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Negociatorët e Bashkimit Europian kanë dështuar që të ...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar në një festiva...
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Piz...
Departamenti amerikan i Drejtësisë tha të dielën se do...
Një degë e Kishës Ortodokse të Ukrainës, që i qëndroi ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...