Hovenier: Ka aktorë të huaj që duan të dëmtojnë demokracinë në Kosovë
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të ma...

Rënia e regjimit të Bashar al-Assadit ka ngritur shqetësime për atë që do të ndodhë në të ardhmen me trupat amerikane që janë të vendosura në vendin e shkatërruar nga lufta. Siç njofton korrespondentja e "Zërit të Amerikës" në Pentagon Carla Babb, trupat amerikane kanë punuar me aleatët për të parandaluar rigjallërimin e Shtetit Islamik në Siri. Analistët paralajmërojnë për rrezikun e daljes së militantëve të organizatës terroriste islamike nga një kamp-burg ku mbahen dhe shpërndarjes së tyre jo vetëm në rajon, por edhe në Turqi dhe Evropë.
Banorët në Damask po festojnë rënien e regjimit të familjes Assad që ka sunduar vendin nga viti 1971.
“Është e pamundur të mos prekesh nga skenat e gëzimit dhe lehtësimit që vijnë nga Siria. Fundi i këtij regjimi është një humbje për të gjithë ata që mundësuan barbarinë dhe korrupsionin e tij, sidomos për Iranin, Hezbollahun dhe Rusinë. Ky moment paraqet një mundësi historike, por mbart edhe rreziqe të mëdha”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Forcat amerikane vazhduan operacionet kundër Shtetit Islamik në Sirinë qendrore, duke goditur këto ditë 75 objektiva me avionë luftarakë. Ky veprim synon të sigurojë që grupi terrorist nuk do të përpiqet të përfitojë nga situata.
“Rreziku i vërtetë gjatë 48 orëve të ardhshme është nëse anëtarët e Shtetit Islamik arrijnë të dalin nga kampi Al Hol ku mbahen si të burgosur. Nëse kjo ndodh, atëherë mijëra militantë mund të shpërndahen jo vetëm në Siri dhe Lindjen e Mesme, por edhe në Turqi dhe Evropë”, thotë Michael Rubin nga Instituti Amerikan ‘Enterprise’.
Ushtria amerikane ka rreth 900 trupa në Siri për të ndihmuar Forcat Demokratike Siriane të parandalojnë rigjallërimin e Shtetit Islamik. Zyrtarët amerikanë thonë se tani, pas rënies së regjimit të Assadit, tre janë objektivaty e tyre kryesore.
“Ushtarët dhe personeli ynë janë të mbrojtur. Ne duam të sigurohemi që aleatët tanë të jenë të sigurt. Ne duam të sigurohemi që të mos ketë një katastrofë humanitare”, thotë Robert Wood, zëvendësambasadori amerikan në OKB.
Ish-presidenti sirian ka ikur në Moskë. Analistët thonë se rënia e Sirisë ka dobësuar Rusinë dhe Iranin.
“Ata kanë humbur Hezbollahun, ose të paktën aftësinë për ta furnizuar. Ata kanë humbur Sirinë. Pyetja tani është nëse ata mund të mbajnë kontrollin e tyre mbi grupin jemenas Houthi, apo nëse shtetet e tjera në rajon, si Arabia Saudite për shembull, do të tregohet më agresive duke parë se po krijohet një mundësi e re”, thotë Michael Rubin nga Instituti Amerikan ‘Enterprise’.
Pentagoni thotë se komunikimi me aleatët është thelbësor. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka folur me homologun e tij turk për zhvillimet në Siri. Komandanti i Komandës Qendrore Amerikane, gjenerali Erik Kurilla po qëndron në rajon. Ai është takuar me aleatët jordanezë për të diskutuar mbi Sirinë dhe planifikon të flasë me aleatë të tjerë rajonalë në ditët në vijim./ VOA
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të ma...
Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasjen e shefit ekzekutiv...
Mediat siriane raportojnë se avionët luftarakë izraelitë k...
Kina po merr nën kontroll mineralet e rëndësishme, përfshi...
Rreth 180 njerëz u vranë gjatë fundjavës në lagjen Cite So...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) njoftoi të hënë...
Ish-ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, dh...
Ngjarjet e fundit në Siri kanë qendër në qendër të vëmendj...
Gjermania do të pezullojë përkohësisht vendimet për apliki...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të...
Komisioni Evropian (KE) ka tërhequr vërejtjen të hënën se ...
Gjermania dhe Austria kanë pezulluar dhënien e azilit për ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSH...
Ministria e Drejtësisë e Koresë së Jugut vendosi të nd...
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara...
Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, tha të hënën se ...
Rreth 43.000 ushtarë ukrainas janë vrarë prej nisjes së lu...
Protestat në Gjeorgji nuk kanë fund. Protestuesit po lufto...
Abu Mohammed al-Golani, lideri militant, kryengritja e të ...
Rebelët sirianë kanë zbuluar një numër të madh makinash lu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...