Kuçi: Jam i pafajshëm
Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, tha të hënën se ...

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim me dyer të mbyllura të hënën për situatën në Siri, pas përparimit të rrufeshëm të kryengritësve që rrëzuan presidentin Bashar al-Assad.
Rusia, e cila i ofroi ndihmë ushtarake Assadit gjatë luftës civile siriane gati 14-vjeçare, kërkoi një seancë të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar zhvillimet, përfshirë ndikimin në misionin paqeruajtës të OKB-së në Rrafshnaltën e Golanit.
Trupat izraelite u vendosën të dielën në zonën mbrojtëse të vëzhguar nga OKB-ja në Rrafshnaltën e Golanit, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu tha se veprimi ishte i nevojshëm për të mbrojtur izraelitët, pasi forcat siriane braktisën pozicionet e tyre.
Shumë pikëpyetje mbeten të hapura rreth asaj se kush do ta udhëheqë Sirinë dhe se si vendi do të përpiqet të rimëkëmbet pas vitesh lufte dhe gati pesë dekadash nën sundimin e familjes Assad.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha në një deklaratë të dielën vonë se Shtetet e Bashkuara do të "vëzhgojnë nga afër zhvillimet ndërsa ato shpalosen dhe do të angazhohen me partnerët tanë në rajon".
“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht një kalim paqësor të pushtetit te një qeveri e përgjegjshme siriane përmes një procesi gjithëpërfshirës të udhëhequr nga Siria”, tha sekretari Blinken. "Gjatë kësaj periudhe kalimtare, populli sirian ka çdo të drejtë të kërkojë ruajtjen e institucioneve shtetërore, rifillimin e shërbimeve thelbësore dhe mbrojtjen e komuniteteve të cenueshme".
Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin përpjekjet ndërkombëtare për të mbajtur Assadin dhe të tjerët përgjegjës për abuzimet kundër popullit sirian dhe ndalimin e civilëve sikurse gazetari amerikan Austin Tice. Bashar al Assad u akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës civile të vendit, duke përfshirë një sulm me armë kimike në vitin 2013 në periferi të Damaskut.
Më shumë se gjysmë milioni sirianë vdiqën në luftë dhe konflikti zhvendosi të paktën gjysmën e popullsisë së paraluftës të vendit prej mbi 22 milionë banorësh.
Rënia e Assadit bëri që turmat të mblidhen dhe të festojnë në Damask dhe gjetiu.
Kryengritësit hapën burgjet ku qeveria e Assadit mbajti mijëra njerëz si pjesë e shtypjes së kryengritjes, që filloi në vitin 2011 kundër sundimit të tij.
Të hënën vazhdoi përqendrimi rreth burgut Saydnaya jashtë Damaskut, ku organizata e shpëtimit “Helmetat e Bardha” tha se vendosi ekipe për të kërkuar qeli të mundshme të fshehura nëntokësore, ku mund të mbahen ende të burgosur.
Agjencitë ruse të lajmeve thanë të dielën se Assadi dhe familja e tij mbërritën në Moskë dhe u është ofruar strehim në Rusi.
Rënia e Assadit ishte jashtëzakonisht e shpejtë, me kryengritësit që pushtuan qytetet Aleppo, Hama dhe Homs brenda pak ditësh, ndërsa ushtria siriane i dha fund çdo kundërvënieje. Kryengritësit udhëhiqen nga grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili e ka origjinën në Al-Kaida dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara.
Abu Mohammed al-Golani drejton grupin HTS dhe mund të përcaktojë drejtimin e menjëhershëm të vendit. Ai është një ish-komandant i Al-Kaidës, i cili ndërpreu lidhjet me grupin vite më parë dhe thotë se përqafon pluralizmin dhe tolerancën fetare.
Por ka ndarje të thella në vend. Luftëtarët e opozitës të mbështetur nga Turqia po luftojnë me forcat kurde aleate të SHBA-së në veri dhe grupi militant Shteti Islamik është ende aktiv në disa zona të thella./ Voa
Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, tha të hënën se ...
Rreth 43.000 ushtarë ukrainas janë vrarë prej nisjes së lu...
Protestat në Gjeorgji nuk kanë fund. Protestuesit po lufto...
Abu Mohammed al-Golani, lideri militant, kryengritja e të ...
Rebelët sirianë kanë zbuluar një numër të madh makinash lu...
Regjimi i Presidentit Bashar al-Assad në Siri ka rënë, pas...
Liderët botërorë shpresojnë se stabiliteti mund të ruhet n...
Presidenti sirian Bashar Assad u largua nga vendi të dielë...
Në Mal të Zi, kohëve të fundit, janë shtuar sulmet dhe kër...
Presidenti i përmbysur sirian Bashar Assad u arratis në Mo...
Më 5 dhjetor u mbushën 30 vjet që kur Ukraina firmosi marr...
Rebelët sirianë deklaruan se kanë rrëzuar nga pushteti pre...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka publikuar një video ...
Ishte fuqia e zjarrit rus ai që kishte ndihmuar në mbajtje...
Udhëheqësi rebel sirian Abu Mohammed al-Jaëlani i është dr...
Autoritetet në Republikën Domenikane kanë sekuestruar ...
Zëvendëspresidenti i Ganës, Mahamudu Bawumia, ka pranuar h...
Presidenti sirian, Bashar al-Assad, iku nga Damasku të die...
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trum...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk u deklarua të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...