Zelensky: 43.000 ushtarë ukrainas janë vrarë në luftë
Rreth 43.000 ushtarë ukrainas janë vrarë prej nisjes së lu...

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, tha të hënën se ndihet tërësisht i pafajshëm lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë.
Zoti Kuçi u paraqit të hënën para Gjykatës së Posaçme me seli në Hagë e cila trajton pretendimet për krime lufte në Kosovë. Zyra e Prokurorit të Specializuar e cila të enjten bastisi shtëpinë e tij në Prishtinë, e akuzon zotin Kuçi për mosbindje ndaj gjykatës.
Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi të premten se ka ngritur akuza kundër ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për vepra penale të pengimit të drejtësisë dhe pjesë e akuzës janë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj e Fadil Fazliu, për përpjekje për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës.
Akuza përfshin edhe zotin Kuçi, i cili të hënën tha se është i pafajshëm.
“Sot është një prej momenteve të errëta për mua si njeri i drejtësisë, që e ka profesion dhe mision tërë jetën, dhe jam identifikuar me drejtësi”, tha zoti Kuçi në fjalën e tij. “Unë nuk kam bërë asnjë vepër penale. Unë jam i pafajshëm dhe kam besim të plotë se do të lirohem nga akuzat”, shtoi ai.
Edhe ish-kryetari i komunës së Malishevës Isni Kilaj, tha se ndihet i pafajshëm.
Të dielën ish-presidenti Thaçi dhe zoti Smakaj nuk u deklaruan për akuzat ndaj tyre, ndërsa zoti Fazliu tha se ndihet i pafajshëm. Sipas aktakuzës “mes të paktën 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të veçanta, zoti Thaçi u ka ofruar zotit Smakaj, zotit Kilaj, zotit Fazliu dhe zotit Kuçi informacione të besueshme për zyrën e prokurorit, dëshmitarët, i udhëzoi ata që të ndikojnë në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u ofroi hollësi si ta bëjnë këtë”.
Aktakuza pretendon se zoti Thaçi “bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me tre të akuzuarit tjerë si dhe me zotin Kuçi, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve”.
Në njoftimin e së premtes për ngritjen e akuzave, zyra e Prokurorit të Specializuar tha se “e trajton pengimin e drejtësisë jashtëzakonisht seriozisht dhe do të vazhdojë të hetojë dhe ndjekë penalisht të gjithë ata që përfshihen në këtë veprimtari”.
Me 3 prill të vitit 2023 në Gjykatën e Posaçme, filloi procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe tre ish-zyrtarëve të tjerë të Kosovës, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Zoti Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, udhëheqës të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u arrestuan në vjeshtën e vitit 2020, mohojnë pretendimet e prokurorisë.
Gjykata e Posaçme u themelua në vitin 2015 nga parlamenti i Kosovës dhe vepron në bazë të ligjeve të saj, por me personel ndërkombëtar. Ideja për themelimin e saj pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty, raporti i të cilit i paraqitur në Këshillin e Evropës në vitin 2011, përmban akuza ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Por, kjo çështje nuk u përfshi në asnjë nga akuzat e deritashme, ndonëse ishte në themel të idesë për themelimin e gjykatës./ Voa
Rreth 43.000 ushtarë ukrainas janë vrarë prej nisjes së lu...
Protestat në Gjeorgji nuk kanë fund. Protestuesit po lufto...
Abu Mohammed al-Golani, lideri militant, kryengritja e të ...
Rebelët sirianë kanë zbuluar një numër të madh makinash lu...
Regjimi i Presidentit Bashar al-Assad në Siri ka rënë, pas...
Liderët botërorë shpresojnë se stabiliteti mund të ruhet n...
Presidenti sirian Bashar Assad u largua nga vendi të dielë...
Në Mal të Zi, kohëve të fundit, janë shtuar sulmet dhe kër...
Presidenti i përmbysur sirian Bashar Assad u arratis në Mo...
Më 5 dhjetor u mbushën 30 vjet që kur Ukraina firmosi marr...
Rebelët sirianë deklaruan se kanë rrëzuar nga pushteti pre...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka publikuar një video ...
Ishte fuqia e zjarrit rus ai që kishte ndihmuar në mbajtje...
Udhëheqësi rebel sirian Abu Mohammed al-Jaëlani i është dr...
Autoritetet në Republikën Domenikane kanë sekuestruar ...
Zëvendëspresidenti i Ganës, Mahamudu Bawumia, ka pranuar h...
Presidenti sirian, Bashar al-Assad, iku nga Damasku të die...
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trum...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk u deklarua të ...
Prokurorët në Korenë e Jugut kanë arrestuar ish-ministrin ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...