Siri, rebelët rrëzojnë nga pushteti Assadin/ Çfarë pritet të ndodhë?
Rebelët sirianë deklaruan se kanë rrëzuar nga pushteti pre...

Më 5 dhjetor u mbushën 30 vjet që kur Ukraina firmosi marrëveshjen për të dorëzuar arsenalin bërthamor, i treti më i madh në botë, në atë kohë. Ndërsa agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës po i afrohet vitit të tretë, Kievi e cilëson tani marrëveshjen me Moskën, si dritëshkurtër. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Tatiana Vorozhko i hedh një vështrim historisë së kësaj marrëveshjeje.
5 dhjetor 1994. Udhëheqësit e Ukrainës, Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë nënshkruajnë Memorandumin e Budapestit. Steven Pifer ndihmoi në negocimin e traktatit.
“Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Rusia u zotuan të respektojnë sovranitetin, pavarësinë dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës dhe u zotuan të mos përdorin forcë, ose të kërcënojnë se do të përdorin forcën kundër Ukrainës”, shprehet zoti Pifer.
Ukraina, e cila trashëgoi arsenalin e tretë më të madh bërthamor pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ra dakord t’i transferonte të gjitha armët bërthamore në Rusi për t’u çmontuar dhe të nxirrte jashtë përdorimit depot nëntokësore prej ku mund të lëshoheshin raketat bërthamore.
Mariana Budjeryn, është autore e një libri mbi ngjarjet e asaj kohe.
“Pjesë e marrëveshjes ishin edhe çështje të tjera, si asistenca teknike dhe financiare”, shprehet ajo.
Në vitin 2014, Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë nga Ukraina dhe nxiti një lëvizje separatiste në rajonet lindore të Ukrainës. Në vitin 2022, filloi sulmin në shkallë të gjerë.
Në një deklaratë të fundit, Ministria e Jashtme e Ukrainës e cilësoi Memorandumin e Budapestit "një dëshmi të dritëshkurtësisë në vendimmarrjen strategjike të sigurisë". Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha solli një kopje të memorandumit në takimin e NATO-s para disa ditësh.
“Ky dokument, ose kjo letër, dështoi që të ruante sigurinë e Ukrainës dhe sigurinë trasnatlantike. Ndaj, duhet të shmangim përsëritjen e gabimeve të tilla”, u shpreh ministri Sybiha.
Kievi thotë se e vetma garanci reale për sigurinë e Ukrainës dhe pengimin e agresionit të mëtejshëm rus ndaj saj, është anëtarësimi i Ukrainës në NATO.
Petro Poroshenko, udhëheqës opozitar dhe ish-President i Ukrainës, ndan të njëjtin mendim.
“Firmosja e një ftese për anëtarësim në NATO duhet konsideruar si një vazhdim i detyrimeve të partnerëve tanë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, që rrjedhin nga Memorandumi i Budapestit. Ky ishte një parakusht kur Ukraina hoqi dorë vullnetarisht nga aresnali i tretë më i madh bërthamor në botë”, shprehet zoti Poroshenko.
Si zonja Budjeryn dhe zoti Pifer thonë se në periudhën e memorandumit, Ukraina kishte nevojë për më shumë aftësi teknike dhe ekonomike për të ruajtur dhe zhvilluar arsenalin bërthamor, si një mekanizëm frenues për Rusinë.
Megjithatë, zonja Budjeryn thotë se Ukraina mund të kishte investuar më shumë në aftësitë e saj ushtarake konvecionale.
“Asnjë dokument i vetëm, sado ligjërisht i detyrueshëm, sado i shkruar mirë, nuk është një bazë e mjaftueshme për sigurinë kombëtare. Çdo vend duhet të investojë për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare", shprehet ajo.
Zoti Pifer thotë se Memorandumi i Budapestit nuk është i vetmi dokument që rusët e nënshkruan dhe e shkelën, çka ngre pyetje në lidhje me marrëveshjet e ardhshme me Moskën.
“Ndodhi edhe në Traktatin Rusi-Ukrainë të vitit 1997 mbi Miqësinë, Bashkëpunimin dhe Paqen. Ka patur disa dokumente të tjera ku qeveria ruse është shprehur qartë: "Ne e njohim Ukrainën në kufijtë e 1991."
Shkeljet tregojnë gjithashtu brishtësinë e sistemit ndërkombëtar të sigurisë, thotë zonja Budjeryn.
"Efektshmëria e tyre varet nga shtetet që vëzhgojnë vullnetarisht, por po aq edhe nga shtetet që reagojnë në mënyrën e duhur ndaj shkeljeve."
Zyrtarët rusë fajësojnë Ukrainën dhe partnerët e saj për shkeljen e Memorandumit të Budapestit, sepse, siç thonë ata, zgjerimi i NATO-s kërcënon interesat ruse të sigurisë./ VOA
Rebelët sirianë deklaruan se kanë rrëzuar nga pushteti pre...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka publikuar një video ...
Ishte fuqia e zjarrit rus ai që kishte ndihmuar në mbajtje...
Udhëheqësi rebel sirian Abu Mohammed al-Jaëlani i është dr...
Autoritetet në Republikën Domenikane kanë sekuestruar ...
Zëvendëspresidenti i Ganës, Mahamudu Bawumia, ka pranuar h...
Presidenti sirian, Bashar al-Assad, iku nga Damasku të die...
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trum...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk u deklarua të ...
Prokurorët në Korenë e Jugut kanë arrestuar ish-ministrin ...
Rebelët sirianë pretenduan herët në mëngjesin e 8 dhjetori...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky prezantoi të premte...
Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko, tashmë drejtues ...
Kompania ‘Volkswagen’ po planifikon të bëjë shkurtime masi...
Përmes postimeve në mediat sociale, Presidenti i zgjedhur ...
Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare publikoi raportin e mon...
Shumica e amerikanëve dëshirojnë që Shtetet e Bashkuara të...
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë në rrënojat e një ndërtese ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur bisedi...
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...