Aksidenti i rëndë me betonieren në autostradë/ Zbardhen detaje nga ngjarja
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...

Industria e ndërtimit po e shfrytëzon inteligjencën artificiale në faza të ndryshme të procesit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Natasha Mozgovaya, nga qyteti Siatëll i shtetit veri-perëndimor të Uashingtonit, robotët autonomë janë programuar për të dokumentuar avancimin e punës dhe për zbuluar rreziqet e mundshme në një projekt për ndërtimin e një pallati shumëkatësh.
Kur punonjësit i japin fund ditës së punës për ndërtimin e një pallati shumëkatësh në Siatëll, dy robotë autonomë me inteligjencë artificiale fillojnë misionin e tyre.
Zëri i Amerikës bisedoi me drejtorin e inovacionit të firmën Skanska, Stewart Germain.
“Roboti i pajisur me planimetrinë e ndërtesës futet në çdo dhomë duke kontrolluar punimet. Ai regjistron pamjet nga të gjitha anët me një kënd 360 gradë. Fotot më pas analizohen përmes një programi të inteligjencës artificiale dhe përfundimet e dala i dërgohen ekipit të projektit”.
Tre muaj më parë, kur robotët iu prezantuan ekipit të punës si pjesë e një projekti bashkëpunimi mes kompanisë së ndërtimit Skanska dhe firmës ‘Nextera Robotics’ me seli në Boston, disa nga punonjësit ishin skeptikë.
Garrett Metz është inxhinier i projektit në kantierin e ndërtimit të firmës Skanska në Siatëll.
“Fillimisht nuk isha i sigurt nëse robotët do të ishin në gjendje të ndiqnin projektin. Nuk kam parë ndonjë robot që është në gjendje të manovrojë në mënyrë autonome në një kantier ndërtimi që ndryshon vazhdimisht. Pasi gjithmonë ka gjëra në rrugë, njerëz që futen brenda dhe dalin jashtë. Por robotët po bëjnë një punë shumë të mirë”.
Imazhet e marra nga robotët kalojnë përmes një programi të inteligjencës artificiale, i aftë të njohë mijëra detaje të lidhura me ndërtimin, në mënyrë që inxhinierët dhe projektuesit të mund ta ndjekin progresin e ndërtimit dhe të identifikojnë rreziqet e mundshme.
Zëri i Amerikës bisedoi me menaxherin e operacioneve të firmës ‘Nextera Robotics’, Jacob Ryals.
“Roboti analizon gjithçka që sheh, nëse muret janë të lyera apo jo. Nëse janë vënë kornizat në tavan? A janë instaluar tubacionet e ajrimit dhe nëse janë izoluar? Roboti kërkon për të gjitha këto detaje dhe më pas ofron të dhëna të përpunuara të përpikta që janë lehtë për t’u kuptuar”.
Fytyrat e punëtorëve janë të paqarta në imazhet e filmuara nga robotët për të mbrojtur privatësinë e tyre. Drejtuesit e projektit thonë se robotët janë atje për të ndihmuar punonjësit me detyra të lodhshme ose të rrezikshme dhe jo për t’i zëvendësuar ata.
“Shfrytëzimi i robotit të kursen shumë kohë. Do të duheshin më shumë se 40 orë në javë që një fotograf të marrë imazhe të sakta në kantier”, thotë Stewart Germain, drejtor i inovacionit në firmën Skanska.
“Roboti ofron mundësinë për të ndjekur progresin e punës në një pallat 31 katesh me 324 apartamente banimi. Për një njeri kjo detyrë do të kërkonte shumë kohë dhe do të ishte shumë e vështirë”, thotë Jacob Ryals, menaxher i operacioneve të firmës ‘Nextera Robotics’.
Pavarësisht përfitimeve teknologjike, kompanitë e ndërtimit kanë qenë të ngadalta në integrimin e pajisjeve me inteligjencë artificiale, por zoti Germain mendon se kjo do të ndryshojë.
“Industria e ndërtimit është në fazën e duhur për një përfshirje shumë më të madhe të robotëve. Mendoj se robotët do të punojnë gjithmonë krah për krah me njeriun si një mjet pune dhe që sjell përfitime. Nuk mendoj se robotët do të marrin përsipër procesin e ndërtimit”.
Zoti Germain thotë se është vetëm çështje kohe që inteligjenca artificiale të përfshihet më thellë në të gjitha proceset e sektorit të ndërtimit./ REL
Viskonsin është një nga shtetet e papërcaktuara ku gara zg...
Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësit kryesorë rajonalë...
Kandidatët për nënpresidentë në Shtetet e Bashkuara janë p...
Presidenti ukainas Volodymyr Zelenksyy tha se trupat e Kie...
Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), që ...
Një gjykatë ruse në Jekaterinburg e ka dënuar shtetase...
Qeveria gjermane: Rezultatet e deritanishme të hetimeve li...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e priti në...
Për herë të dytë në dy vjet, Organizata Botërore e Shë...
Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas fillo...
Një shtetas amerikan është ndaluar në Moskë, nën dyshimet ...
Departamenti amerikan i Shtetit tha të mërkurën se hapja e...
Talibanët e kanë shënuar përvjetorin e tretë të ngjitj...
Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur të mërkurën se janë sh...
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida njoftoi të mërk...
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë të mërk...
Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milionë euro për pagat e ...
Zyrtarët në Spanjë po hetojnë këngëtaren Katy Perry, p...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...