Rusia ndalon një shtetas amerikan/ Dyshohet se sulmoi një zyrtar policie
Një shtetas amerikan është ndaluar në Moskë, nën dyshimet ...

Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas fillon sot një vizitë dyditore në Turqi. Analistët thonë se për Ankaranë vizita është një mundësi për të rikthyer ndikimin e saj rajonal pas izolimit në rritje dhe vrasjes së udhëheqësit kryesor të Hamasit, Ismail Haniyeh.
Ndërsa lufta e Izraelit kundër Hamasit ende po vazhdon, udhëheqësi i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas sot fillon një vizitë dyditore në Turqi, gjatë së cilës ai do të mbajë një fjalim në Parlamentin turk. Por analistët thonë se vizita ka të ngjarë të jetë më shumë një përpjekje për të kënaqur bazën e brendshme politike të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan sesa për të luajtur një rol domethënës në zgjidhjen e konfliktit.
“Vizita ka të bëjë më shumë me përcjelljen e një mesazhi tek baza e tyre e mbështetësve. Në arenën ndërkombëtare, nuk mendoj se ka më një audiencë, që vërtet e sheh Turqinë si pararojë ose Erdoganin si kampionin e të drejtave palestineze”, thotë Sezin Oney nga portali PolitikYol.
Presidenti turk Erdogan e ka kritikuar publikisht zotin Abbas, duke akuzuar udhëheqësin palestinez se fillimisht kishte refuzuar ftesën e tij për të vizituar Turqinë. Udhëheqësi turk pretendon të jetë një urë lidhëse midis Autoritetit Palestinez dhe Hamasit, por analistët thonë se pritja e fundit nga Kina e udhëheqësve të fraksioneve palestineze është një shenjë se zoti Erdogan është rrëzuar nga ai rol.
“Kjo është një çështje në të cilën Erdogani personalisht investoi shumë kohë dhe energji. Ai shpresonte të pajtonte fraksionet palestineze, por Kina ndërhyri në këtë çështje, duke tërhequr vëmendjen me veprimet e saj. Kina ka më shumë ndikim politik mbi dy palët”, thotë Selin Nasi, studiuese e çështjeve turke në Fakultetin Ekonomik të Londrës.
Të martën, Mahmud Abbas vizitoi Moskën, duke nënvizuar atë që analistët thonë se është rëndësia në rritje e vendeve të tjera në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin. Por, Presidenti Erdogan mund të bëjë përpjekje të shfrytëzojë vizitën e zotit Abbas për të fituar sërish ndikimin e tij tek çështja palestineze, veçanërisht pas vrasjes së aleatit të tij të ngushtë, udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, dhe zëvendësimit të tij me Yahya Sinwarin.
“Vetë Erdogani dhe drejtuesit e tjerë të Partisë AK kanë mbështetur Hamasin dhe udhëheqësin e tij Haniyeh deri në këtë pikë. Tani kemi udhëheqësin e ri Yahya Sinwar. Ata nuk mund ta takojnë atë, nuk mund të kontaktojnë me të, apo të kenë atë lloj marrëdhënie që kanë pasur me zotin Haniyeh. Kështu që në këtë pikë ata janë detyruar të kthehen tek Mahmud Abbasi”, thotë Sezin Oney nga portali PolitikYol.
Por analistët paralajmërojnë se zoti Abbas mund të ketë pak interes ta konsiderojë Turqinë si një vend që mund të luaj një rol më të madh në zgjidhjen e konfliktit. Disa analistë thonë se Ankaraja nuk mund të ofrojë shumë në këtë drejtim, sepse mbështetja e fortë e Erdoganit për Hamasin dhe retorika e tij e zjarrtë kundër Izraelit po e izolon gjithnjë e më shumë Turqinë nga vendet e tjera, që kërkojnë t'i japin fund luftimeve.
“Nuk është vetëm Izraeli që po bllokon pjesëmarrjen e Turqisë në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit, por edhe vendet e Gjirit dyshohet se nuk duan pjesëmarrjen e Turqisë në këtë proces”, thotë Selin Nasi, studiuese e çështjeve turke në Fakultetin Ekonomik të Londrës.
Analistët paralajmërojnë se çdo shpresë se vizita e zotit Abas mund të jetë një paralajmërim për një rol më të madh të Ankarasë në përfundimin e luftimeve në rajon ka të ngjarë të përfundojë në zhgënjim. Ata thonë se ka më shumë mundësi që konferenca për shtypin e zotit Erdogan me udhëheqësin palestinez Abbas të shfrytëzohet nga Presidentit turk për të kënaqur bazën e tij konservatore./ VOA
Një shtetas amerikan është ndaluar në Moskë, nën dyshimet ...
Departamenti amerikan i Shtetit tha të mërkurën se hapja e...
Talibanët e kanë shënuar përvjetorin e tretë të ngjitj...
Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur të mërkurën se janë sh...
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida njoftoi të mërk...
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë të mërk...
Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milionë euro për pagat e ...
Zyrtarët në Spanjë po hetojnë këngëtaren Katy Perry, p...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën s...
Ukraina këto ditë me gjasë ndërmori një "hap të parë" drej...
Shtetet e Bashkuara po synojnë "të ulin temperaturat" ...
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosov...
Zëvendësministri i Infrastrukturës i Kosovës, Hysen Durmis...
Shtetet e Bashkuara nuk janë angazhuar në asnjë aspekt të ...
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka urdhëruar sërish...
Qindra zjarrfikës në Greqi vazhduan përpjekjet të martën p...
Bashkimi Evropian tha të martën se planifikon që statusin ...
Ukraina e zhvendosi luftën brenda Rusisë ditët e fundit dh...
Norvegjia po përballet me mungesën e punëtorëve në 193...
Ministria e Jashtme e Iranit refuzoi thirrjet për vetëpërm...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...