Zyrtari i NATO-s: Ukraina ka arsye legjitime ushtarake që të sulmojë thellë brenda Rusisë
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s tha se çështja nës...

Një raketë, që u lëshua nga rebelët jemenas, Huthi, të cilët mbështeten nga Irani, ra në Izraelin qendror mëngjesin e së dielës. Kjo nxiti lëshimin e sirenave për sulme ajrore në aeroportin ndërkombëtar. Izraeli ka lënë të kuptohet se do të përgjigjet ushtarakisht.
Nuk ka raportime për viktima apo për dëme të mëdha materiale, por mediat izraelite kanë publikuar pamje të njerëzve duke nxituar të shkojnë në strehimore për bomba në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion. Autoritetet e aeroportit thanë se shumë shpejt rinisën operimin.
Ushtria izraelite kishte bërë disa përpjekje për të rrëzuar raketën. Ushtria tha se duket se raketa është goditur në ajër, por incidenti ende duke u hetuar.
Rebelët Huthi vazhdimisht kanë lëshuar dronë dhe raketa drejt Izraelit që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në tetor, por pothuajse të gjitha janë rrëzuar mbi Detin e Kuq.
Në korrik, një dron i prodhimit iranian, i lëshuar nga rebelët Huthi, goditi Tel Avivin duke vrarë një person dhe duke plagosur dhjetë të tjerë. Izraeli u përgjigj me një valë sulmesh ajrore në zonat në Jemen që kontrollohen nga rebelët.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, la të kuptohet se shteti i tij do të përgjigjet edhe ndaj sulmit të fundit, teksa mbajti mbledhjen e ekzekutivit që ai udhëheq.
“Rebelët Huthi duhet ta dinë se çfarë çmimi të lartë do të paguajnë për çdo përpjekje për të na dëmtuar ne”, tha ai.
Zëdhënësi ushtarak i rebelëve jemenas, Yahya Saree, tha se ata lëshuan një raketë balistike, që kishte për shënjestër një “cak ushtarak” në Jafa, që është pjesë e Tel Avivit.
Hashim Sharaf al-Din, zëdhënës i ushtrisë që udhëhiqet nga rebelët, tha se jemenasit do ta festojnë ditëlindjen e Profetit Muhamed, ndërkaq “izraelitët do të jenë në strehimore për bomba”.
Rebelët Huthi vazhdimisht kanë sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq, në shenjë solidariteti me palestinezët në Gazë. Shumica e anijeve të shënjestruara nga ta, nuk kanë lidhje me Izraelin.
Irani mbështet grupe militante në mbarë rajonin e Lindjes së Mesme, përfshirë Hamasin, rebelët Huthi dhe Hezbollahun – grupin libanez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – grup që ka këmbyer zjarr në kufi me Izraelin pothuajse në baza ditore që kur ka nisur lufta në Gazë.
Përveç raketës së lëshuar nga rebelët jemenas, ushtria izraelite tha se rreth 40 raketa u lëshuan nga Libani mëngjesin e së dielës, duke shtuar se shumica e tyre u penguan./ REL
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s tha se çështja nës...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sërish u ka b...
Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale i Serbi...
Banorët dhe autoritetet kanë vazhduar betejën e tyre m...
Të paktën tetë persona kanë vdekur gjatë përpjekjes së...
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron a...
Zyrtarët rusë kanë thënë se nëse Perëndimi i lejon Kievit ...
Kandidati republikan për President Donald Trump tha të enj...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i bëri thir...
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Don...
Pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë...
Rreth dyzet persona mësynë në departamentin e Onkologjisë ...
NATO ka mundur të bëjë më shumë për të armatosur Ukrainën ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi se ka nënsh...
Tridhjetë e shtatë persona, përfshirë tre amerikanë, një b...
Holanda pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, në m...
Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë të shpallin ndonjë po...
Gjermania përballet me një mungesë prej rreth 25 mijë prof...
Departamenti amerikan i Shtetit shpalli sanksione të reja ...
Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive,...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...