Donald Trump: Nuk do të zhvilloj debat tjetër me Kamala Harrisin
Kandidati republikan për President Donald Trump tha të enj...

Zyrtarët rusë kanë thënë se nëse Perëndimi i lejon Kievit të përdorë armët perëndimore për të sulmuar thellë në territorin rus, kjo do të rezultonte me përshkallëzim të madh të luftës në Ukrainë, që mund të përfshijë edhe përdorimin e armëve bërthamore.
Ish-presidenti, Dmitry Medvedev, që tani është kryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ka paralajmëruar më 14 shtator se Kievi do të kthehet “në një pikë të shkrirë gri” nëse zbuten kufizimet kundër përdorimit të armëve perëndimore nga Ukraina.
Kievi vazhdimisht ka thënë se i duhet të kryejë sulme me rreze të gjatë veprimi brenda territorit rus në mënyrë që të mbrojë veten kundër forcave pushtuese ruse.
Ideja së fundi ka marrë vrull, teksa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, e ka shtyrë përpara atë. Disa udhëheqës evropianë po e shqyrtojnë mundësinë që t’i japin Ukrainës aftësi për të sulmuar nga larg, ndërkaq Britania raportohet se është afër të marrë vendimin që t’i lejojë Ukrainës të përdorë raketat e saj, Storm Shadow, për të kryer sulme në territorin rus.
Më 13 shtator, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, pritej që të diskutonin për këtë çështje gjatë takimit të tyre në Uashington.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë nuk e përmendi këtë çështje pas përfundimit të takimit. Duke iu referuar këtij takimi, Medvedev shkroi më 14 shtator se “imbecilët anglosaksonë nuk duan ta pranojnë se “durimi” i Rusisë ka fund, teksa ekspertët kanë sugjeruar se Rusia mund të përdorë armë bërthamore kundër Ukrainës, nëse Moskës i humbet durimi.
“Çfarë mendojnë udhëheqësit perëndimorë dhe institucionet e tyre, duke luajtur në luftë, se cili do të jetë reagimi i shtetit tonë ndaj sulmeve të mundshme raketore ‘thellë brenda territorit të Rusisë?’”, shkroi Medevedev, i cili shpesh ka kërcënuar Kievin dhe Perëndimin, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.
Medvedev tha se një konflikt bërthamor “është një gjë shumë e keqe me një rezultat shumë të vështirë”, duke pretenduar se kjo është arsyeja pse Rusia nuk ka vendosur të përdorë deri në këtë pikë armë bërthamore “jostrategjike apo strategjike”. Megjithatë, ai tha se nëse do të vijë deri te përdorimi i armëve bërthamore, në vendin ku ndodhet Kievi do të krijohej “një pikë gjigante gri”.
Retorikë e tillë nga Moska është intensifikuar teksa Zelensky po vazhdon lobimin që shteti i tij të mund të përdorë armët që i ka marrë nga Perëndimi për të sulmuar thellë brenda territorit të Rusisë.
Më 12 shtator, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se çdo ndryshim në politikë që do të lejonte që armët perëndimore të përdoren ndaj territorit rus do të nënkuptonte se aleanca e NATO-s është “në luftë” me Rusinë. Në qershor, Putin-i po ashtu kishte kërcënuar se do të dërgonte armë me rreze të gjatë veprimi – siç tha ai për një përgjigje “asimetrike” – në zona të ndryshme të botës, në mënyrë që të mund të sulmoheshin shtetet që e furnizojnë me armë Ukrainën.
Rusia po ashtu ka thënë se po ndryshon doktrinën e saj sa i përket përdorimit të armëve bërthamore. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha më 1 shtator se kjo lëvizje “lidhet me kursin e përshkallëzuar të armiqve tanë perëndimorë”.
Më 14 shtator, Ryabkov pretendoi se vendimi për t’i lejuar Ukrainës të kryejë sulme me rreze të gjatë ndaj Rusisë veçse është marrë nga Perëndimi dhe se Moska “është gati për gjithçka” dhe se “do të përgjigjet me gjithë forcën”. Po të shtunën, zëvendëskryetari i Dumës shtetërore, Andrei Kolesnik, sugjeroi se Rusia duhet të shpërthejë armë bërthamore në territorin e saj, sa për t’ia kujtuar Perëndimin se çfarë kërcënimi paraqet arsenali bërthamor i Rusisë.
Shefi i stafit të Zelensky-t, Andriy Yermak, u është kundërpërgjigjur deklaratave nga zyrtarët në Moskë. Ai tha se këto reagime “janë dëshmi se regjimi i Putin-it ka frikë se terrori i tij është drejt fundit”.
“Duhen vendime të forta. Terrori mund të ndalet duke shkatërruar ndërtesat ushtarake nga kryhen sulmet”, shkroi ai në "Telegram".
Ai tha se dhënia e lejes për armët me rreze të gjatë veprimi “vetëm do ta përshpejtonte zgjidhjen” dhe nuk do të lejonte që “terrori rus të përhapet në shtete të tjera të botës”./ Rel
Kandidati republikan për President Donald Trump tha të enj...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i bëri thir...
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Don...
Pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë...
Rreth dyzet persona mësynë në departamentin e Onkologjisë ...
NATO ka mundur të bëjë më shumë për të armatosur Ukrainën ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi se ka nënsh...
Tridhjetë e shtatë persona, përfshirë tre amerikanë, një b...
Holanda pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, në m...
Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë të shpallin ndonjë po...
Gjermania përballet me një mungesë prej rreth 25 mijë prof...
Departamenti amerikan i Shtetit shpalli sanksione të reja ...
Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive,...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka prezantuar masat...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një deklaratë...
Kërkesa e Ukrainës për të lehtësuar përdorimin e armëve të...
Kina do të “rrisë gradualisht” moshën e pensionit, për her...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se Pre...
Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit ...
Organizata “Medica Gjakova”, e cila trajton cështjen e të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...