Rumania përballet me vërshime vdekjeprurëse
Pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë...

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar, që të dënojë, ato që i ka cilësuar si “qasje, sjellje dhe gjuhë agresive e armiqësore” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, karshi Kosovës.
Ky reagim i Gërvallës vjen lidhur me adresimin që Vuçiq bëri një ditë më parë, kur ai doli me disa kërkesa.
Ai kërkoi shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut.
Gërvalla tha se me këto kërkesa, Vuçiq tregoi se “nuk e ka ndër mend të ndalë instrumentalizimin e serbëve të Kosovës dhe interesave të tyre, duke i shfrytëzuar për politikë ditore dhe përfitime financiare”.
Ajo fajësoi Vuçiqin se qëndron parapa vendimit të serbëve në Kosovë për të bojkotuar zgjedhjet lokale në veri, për largimin e serbëve nga institucionet në veri, nga Policia e Kosovës, gjyqësori si dhe për “shtytjen, organizimin dhe financimin e grupeve të ndryshme për të marrë pjesë në barrikadimin e rrugëve dhe akteve të tjera të dhunshme, përmes presionit të strukturave ilegale dhe grupeve kriminale”.
“Tani, duke qenë plotësisht i ndërgjegjshëm që personat, të cilët me urdhër të tij janë përfshirë në vepra penale, krime dhe akte të dhunshme në Kosovë tashmë nuk mund të luajnë asnjë rol në jetën publike dhe institucionale të Kosovës, kërkon kthimin në gjendjen e mëparshme, pa treguar madje së paku arsyet e largimit dhe bojkotimit të institucioneve”, shkroi Gërvalla në Facebook. Kryediplomatja e Kosovës e fajësoi udhëheqësin serb se po synon pengimin e normalizimit të raporteve mes dy shteteve, por edhe sipas saj mbajtjen gjallë të tensioneve në rajon, dhe shtoi se këto synime janë “sinkroni të plotë me interesat e Rusisë”.
Gjatë konferencës më 13 shtator, Vuçiq kërkoi që “të kthehemi te gjithçka që është arritur dhe përparuar në procesin e dialogut”, duke paralajmëruar se shteti i tij do të nisë një “fushatë diplomatike globale”, në mënyrë që të plotësohen këto kërkesa.
Adresimi i Vuçiqit u mbajt pas akuzave që ua ka bërë në vazhdimësi autoriteteve të Kosovës për “sulme ndaj serbëve” në veri të vendit, duke marrë shkas vendimet e fundit në atë pjesë.
Qeveria e Kosovës vlerëson se me veprimet e veta vetëm po synon të shtrijë sovranitetin në gjithë territorin e shtetit.
Autoritetet kosovare kanë mbyllur së fundmi disa institucioneve paralele serbe në veri, duke thënë se kanë cenuar kushtetutshmërinë e Kosovës, më pas disa degë të Bankës së Serbisë, me arsyetimin se kanë vepruar pa leje, dhe ka ndaluar dinarin serb për kryerje të pagesave me para të gatshme. Beogradi i sheh këto veprime si “akte kriminale” që synojnë “dëbimin e serbëve”.
Faktori ndërkombëtar e ka kritikuar Kosovën për ato që i ka konsideruar veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara në veri të vendit.
Kosova dhe Serbia dialogojnë prej vitit 2011 në Bruksel, nën ndërmjetësim të BE-së, kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar./ Rel
Pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë...
Rreth dyzet persona mësynë në departamentin e Onkologjisë ...
NATO ka mundur të bëjë më shumë për të armatosur Ukrainën ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi se ka nënsh...
Tridhjetë e shtatë persona, përfshirë tre amerikanë, një b...
Holanda pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, në m...
Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë të shpallin ndonjë po...
Gjermania përballet me një mungesë prej rreth 25 mijë prof...
Departamenti amerikan i Shtetit shpalli sanksione të reja ...
Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive,...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka prezantuar masat...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një deklaratë...
Kërkesa e Ukrainës për të lehtësuar përdorimin e armëve të...
Kina do të “rrisë gradualisht” moshën e pensionit, për her...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se Pre...
Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit ...
Organizata “Medica Gjakova”, e cila trajton cështjen e të ...
Koreja e Veriut ka shkrepur shumë raketa balistike, me...
Michel Barnier është ende në kërkim të ministrave për ...
Olaf Scholz është një njeri i qetë, të cilin është e v...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...