Evropa Qendrore po përgatitet për përmbytjet më të këqija në vite
Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive,...

Departamenti amerikan i Shtetit shpalli sanksione të reja ndaj mediave shtetërore ruse të premten, duke akuzuar një media të kontrolluar nga Kremlini se po punon ngushtë me ushtrinë ruse dhe se po organizon fushata për mbledhje fondesh për të blerë armë snajper, jelekë anti-plumb dhe pajisje të tjera për ushtarët që luftojnë në Ukrainë.
Në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj medias RT për shkak të shpërndarjes së propagandës së Kremlinit dhe dezinformatave, por akuzat e së premtes sugjerojnë që roli i këtij organi shkon përtej operacioneve të ndikimit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se RT është pjesë thelbësore e makinerisë ruse të luftës dhe përpjekjeve të saj për të minuar aleatët demokratë të Shteteve të Bashkuara.
“RT-ja dëshiron që kapacitetet e saj të fshehta të zbulimit, siç janë përpjekjet e saj të propagandës dezinformuese që vazhdojnë prej një kohe të gjatë, të mbeten të fshehura”, deklaroi të premten Sekretari Blinken. “Kundërpërgjigja jonë më e fuqishme ndaj gënjeshtrave të Rusisë është e vërteta. Të zbulojmë për publikun atë që Kremlini po përpiqet ta bëjmë nën petkun e errësirës”.
RT-ja ka krijuar faqe interneti, të cilat pretendojnë të jenë faqe legjitime lajmesh për të shpërndarë dezinformatë dhe propagandë në Evropë, Afrikë, Amerikën e Jugut dhe në vendet tjera, sipas zyrtarëve. Ata thonë se kjo media po ashtu ka zgjeruar përdorimin e operacioneve kibernetike përmes një entiteti të ri, të krijuar vitin e kaluar, të lidhur me zbulimin rus.
Përpjekja e fundit e RT-së kishte për qëllim mbledhjen e fondeve nga publiku me synim për të blerë pajisje për ushtrinë ruse, disa prej të cilave u blenë në Kinë, thonë zyrtarët. Lidhjet ndërmjet RT-së dhe fushatës për mbledhjen e fondeve nuk ishin të qarta dhe nuk kishte ndonjë shenjë se zyrtarët kinezë e dinin që prodhimet e tyre po i shiteshin Rusisë.
Veprimet e RT-së tregojnë “që ajo nuk është thjesht një stacion dezinformimi, por pjesë e plotë e aparatit të zbulimit dhe veprimit të qeverisë ruse”, tha Jamie Rubin, i cili drejton Qendrën për Angazhim Global të Departamentit të Shtetit.
Sanksionet e shpallura të premten vënë në shënjestër organizatën simotër të RT-së, TV-Novosti, si dhe një grup tjetër shtetëror mediatik, të quajtur ‘Rossiya Segodnya’, si dhe ndaj drejtorit të saj të përgjithshëm, Dmitry Kiselyov. Një organizatë e tretë dhe drejtuesi i saj, Nelli Parutenko, u vendosën nën sanksione nën pretendimin se kanë organizuar një skemë për blerje votash në Moldavi, me synimin për të ndihmuar kandidatët e preferuar nga Moska në zgjedhjet e radhës./ Voa
Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive,...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka prezantuar masat...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një deklaratë...
Kërkesa e Ukrainës për të lehtësuar përdorimin e armëve të...
Kina do të “rrisë gradualisht” moshën e pensionit, për her...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se Pre...
Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit ...
Organizata “Medica Gjakova”, e cila trajton cështjen e të ...
Koreja e Veriut ka shkrepur shumë raketa balistike, me...
Michel Barnier është ende në kërkim të ministrave për ...
Olaf Scholz është një njeri i qetë, të cilin është e v...
Këtë të enjte ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare is...
Një ish-punonjës i CIA-s dhe kontraktor për gjuhët me FBI-...
Rreth 67.1 milionë njerëz ndoqën debatin presidencial ...
Në Shtetet e Bashkuara po përkujtohen të martën rreth 3 mi...
Nënpresidentja demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidenti ...
Të paktën 34 persona janë vrarë, përfshirë 19 gra dhe fëmi...
Franca do të ketë Qeveri të re “javën e ardhshme”, tha kry...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të ...
11 shtatori i vitit 2001 do të mbahet mend gjatë në mendje...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...