Rumania dhe pjesë të tjera të Evropës vazhdojnë të përballen me vërshime
Banorët dhe autoritetet kanë vazhduar betejën e tyre m...

Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale i Serbisë, Nemanja Staroviq, tha se disa nga masat e miratuara nga qeveria serbe më 14 shtator, që synojnë të ndihmojnë serbët në Kosovë, do të nisin të zbatohen në fillim të nëntorit.
“Ne kemi kërkesa të qarta që ia kemi adresuar komunitetit ndërkombëtar, të cilat janë të bazuara dhe të shpjeguara, që kërkojnë kthimin në ‘status quo'-në, para se [kryeministri i Kosovës] Albin Kurti të prishte dhe të rrëzonte Marrëveshjen e Brukselit duke zbatuar masat e tij të njëanshme”, tha ai, raportoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS).
Tensionet e reja mes Kosovës dhe Serbisë vijnë pasi autoritetet në Kosovë javëve të fundit kanë mbyllur disa institucione paralele serbe, të cilat i konsiderojnë jokushtetuese dhe të paligjshme.
Beogradi i ka cilësuar këto veprime si “akte kriminale” që synojnë “dëbimin e serbëve”.
Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë kritikuar veprimet e Kosovës për mbylljen e pesë institucioneve paralele serbe më 30 gusht, duke i cilësuar si veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.
Qeveria e Kosovës vlerëson se me veprimet e veta vetëm po synon të shtrijë sovranitetin në gjithë territorin e shtetit.
Paketa e masave, që qeveria serbe miratoi më 14 shtator ka dimension politikë e juridik, por edhe socio-ekonomik, tha Staroviq për RTS-në, duke shtuar se një sërë departamentesh kanë pranuar detyra të qarta me masa konkrete që përfshijnë paketa socio-ekonomike.
Ai tha se paketa përfshin 20.000 dinarë ndihmë (rreth 170 euro) për 5.000 persona, familje në Kosovë në kushte të rënda ekonomike, dhe 60.000 dinarë (rreth 500 euro) për 300 persona të papunë.
Ai tha se të gjithë nxënësit serbë në Kosovë do të pranojnë tekste shkollore pa pagesë dhe do t’u jepen edhe gjëra ushqimore.
“Ne po ndërtojmë dy çerdhe të reja në Kosovë, po rindërtojmë dhe po rregullojmë një sërë çerdhesh, salla sportesh, disa fusha të sportit dhe kjo nuk është e tëra”, tha Staroviq.
Sipas tij, disa nga masat do të nisin të zbatohen në fillim të nëntorit, disa në dhjetor, ndërsa disa të tjera do të duhet të presin deri më 1 janar 2025.
Staroviq tha se paketa e masave përfshin edhe punësimin e 100 punëtorëve shëndetësorë, investime shtesë në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicë të Veriut dhe subvencione për bizneset e vogla dhe të mesme dhe për fermerët.
Ai shtoi se zyra mobile do të vendosen edhe në pika të veçanta shumë afër kufirit të Serbisë me Kosovën. Këto zyra, sipas ministrit serb, do të merren me çështje administrative që deri më tani ishin kryer në qendrat për vetëqeverisje lokale.
Vendimi i qeverisë serbe u mor një ditë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i bëri publike masat.
Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, deklaroi se vendimi i ekzekutivit ka të bëjë me pesë zona të veprimit që janë prezantuar nga Vuçiç-i.
Këto masa, siç është thënë, përfshijnë, kthimin e gjendjes para vendimeve të njëanshme të qeverisë së Kosovës, shpalljen e Kosovës si zonë nën mbrojtje të posaçme sociale, përforcimin e mëtejmë të institucioneve serbe në Kosovë dhe që të mos lejohet mbyllja e tyre./ REL
Banorët dhe autoritetet kanë vazhduar betejën e tyre m...
Të paktën tetë persona kanë vdekur gjatë përpjekjes së...
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron a...
Zyrtarët rusë kanë thënë se nëse Perëndimi i lejon Kievit ...
Kandidati republikan për President Donald Trump tha të enj...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i bëri thir...
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Don...
Pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë...
Rreth dyzet persona mësynë në departamentin e Onkologjisë ...
NATO ka mundur të bëjë më shumë për të armatosur Ukrainën ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi se ka nënsh...
Tridhjetë e shtatë persona, përfshirë tre amerikanë, një b...
Holanda pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, në m...
Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë të shpallin ndonjë po...
Gjermania përballet me një mungesë prej rreth 25 mijë prof...
Departamenti amerikan i Shtetit shpalli sanksione të reja ...
Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive,...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka prezantuar masat...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një deklaratë...
Kërkesa e Ukrainës për të lehtësuar përdorimin e armëve të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...