Trump mbështet publikisht të emëruarin për postin e Sekretarit të Mbrojtes, Pete Hegseth
Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbështeti të premten pu...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të premten se Rusia mund të vendosë raketa të reja hipersonike me rreze të mesme veprimi, të njohura si Oreshnik, në territorin e aleates së vet, Bjellorusisë, në pjesën e dytë të vitit 2025.
Putin e tha këtë duke iu përgjigjur një kërkese të presidentit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, në një samit në Minsk, ku dy liderët nënshkruan një marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë.
“Meqë sot ne nënshkruam një marrëveshje për garanci të sigurisë duke përdorur të gjitha forcat dhe mjetet në dispozicion, mendoj se vendosja e sistemeve si Oreshnik në territorin e Republikës së Bjellorusisë është punë që bëhet”, tha Putin.
“Mendoj se kjo do të bëhet e mundur në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, derisa rritet prodhimi i këtyre sistemeve në Rusi, dhe derisa këto sisteme raketash fillojnë të përdoren nga forcat strategjike ruse”, shtoi ai gjatë komenteve të transmetuara në televizion.
Rusia e shkrepi raketën Oreshnik për herë të parë mbi qytetin ukrainas Dnipro, më 21 nëntor. Putini tha asokohe se ajo ishte përgjigje ndaj përdorimit të raketave balistike amerikane, ATACMS, dhe raketave britanike, Storm Shadoë, nga Ukraina për herë të parë, për ta goditur territorin rus me lejen e Perëndimit.
Putin ka thënë se Rusia mund ta përdorë përsëri raketën Oreshnik, përfshirë për t’i goditur "qendrat e vendimmarrjes" në Kiev, nëse Ukraina vazhdon ta sulmojë Rusinë me armë perëndimore me rreze të gjatë.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i tha gazetarit amerikan Tucker Carlson në një intervistë të publikuar të enjten mbrëma se përdorimi i Oreshnikut nga Moska ishte shenjë që Perëndimi duhet ta marrë seriozisht.
Të premten, Putin i tha Lukashenkas se Bjellorusia – e cila kufizohet me anëtarët e NATO-s Poloninë, Letoninë dhe Lituaninë – do t’i përcaktojë objektivat për raketat Oreshnik të vendosura në territorin e saj.
Putin tha se traktati i ri i mbrojtjes së ndërsjellë “do ta bëjë të mundur mbrojtjen e sigurt të Rusisë dhe Bjellorusisë”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
Muajin e kaluar, Putin i nënshkroi ndryshimet që ulin pragun për përdorimin e armëve bërthamore si përgjigje ndaj një game më të gjerë të sulmeve konvencionale dhe zgjeroi ombrellën bërthamore të Moskës për të mbuluar Bjellorusinë.
Armët bërthamore u tërhoqën nga Bjellorusia pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, por Putin njoftoi vitin e kaluar se Rusia po vendos raketa bërthamore taktike atje si mjet frenimi kundër Perëndimit.
Lukashenka tha në tetor se për çdo përdorim të armëve bërthamore ruse të vendosura në Bjellorusi nevojitet leje paraprake nga ai./ REL
Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbështeti të premten pu...
Gjykata Speciale në Hagë ka ngritur aktakuzë të re kundër ...
Kryengritësit sirianë hynë në dy qytete të tjera të premte...
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë anuloi sot raundin e parë t...
Kryengritësit sirianë hynë në dy qytete të tjera të premte...
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka marrë vendim që zgjedhje...
Në Detin Baltik, sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, po ...
Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kritiku...
Një tërmet i fuqishëm është ndier në mbarë Kaliforninë ver...
Organizata “Amnesty International” akuzoi Izraelin se po u...
Katedralja Notre Dame rihapet këtë fundjavë pesë vjet pasi...
Prokuroria e Specializuar me seli në Hagë, që trajton krim...
Ushtria siriane ka ridislokuar trupat “për të mbrojtur jet...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, zhvilloi të enjten ta...
Kina ka vendosur sanksione kundër 13 firmave ushtarake ame...
Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një hetim të plo...
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se po krye...
New York-u tronditet nga vrasja e Brian Thompson, CEO i Un...
Në Francë pas më pak se tre muaj në pushtet bie qeveria e ...
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe sekretari ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...