Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Katedralja Notre Dame rihapet këtë fundjavë pesë vjet pasi një zjarr masiv shkatërroi monumentin historik të Parisit. Siç njofton korrespondenjta e Zërit të Amerikës në Paris, Lisa Bryant, udhëheqës politikë dhe fetarë, si dhe vizitorë të shumtë pritet të marrin pjesë në ngjarjet, të cilat shënojnë një pikë të ndritshme në një vit të trazuar për botën.
U deshën pesë vjet, 2000 artizanë dhe punëtorë dhe më shumë se 700 milionë dollarë për të restauruar Katedralen Notre Dame, një kryevepër mesjetare e stilit gotik.
Shumë banorë të Parisit vlerësojnë punën për rindërtimin e saj.
“Jam krenar që arritëm të rindërtonim Katederalen Notre Dame në pesë vjet, duke ndjekur teknikat e vjetra dhe duke respektuar një trashëgimi kulturore që i përket jo vetëm Francës, por gjithë botës”, thotë Dang Tran, banor i Parisit.
Në prill të vitit 2019, shumë njerëz patën frikë se zjarri e kishte shkatërruar tërësisht Katedralen Notre Dame.
Presidenti francez Emmanuel Macron premtoi se ajo do të restaurohej brenda pesë viteve.
Për rindërtimin e saj u mblodhën miliona dollarë dhe u angazhuan zejtarë nga e gjithë bota.
At Gilles Drouin u angazhua në rinovimin e brendshëm të katedrales.
"Shpresoj se rihapja do të jetë, ashtu si gjatë zjarrit, një moment i unitetit kombëtar, i cili është shumë i rrallë në një vend kaq të polarizuar. Shpresoj se ceremonia do t'i bashkojë njerëzit, sepse ne do ta rihapim katedralen tonë. Ajo është katedralja e të gjithë francezëve, jo vetëm e komunitetit katolik”, tha ai.
Në tetor, këmbanat e Katedrales Notre Dame u dëgjuan për herë të parë pas pesë vjetësh.
Në ceremonitë e rihapjes dhe meshën që do të mbahen në Katedralen Notre Dame të shtunën dhe të dielën, janë ftuar personalitete botërore.
Papa Françesku tha se nuk do të marrë pjesë.
"Notre Dame është katedralja e peshkopit, ai duhet ta rihapë katedralen. Pra, nga pikëpamja fetare, mendoj se është plotësisht logjike që ceremonitë e rihapjes të drejtohen nga kryepeshkopi i Parisit”, thotë Gilles Drouin nga Instituti Katolik i Parisit.
Deri në 15 milionë njerëz në vit pritet ta vizitojnë Katedralen Notre Dame pas rihapjes. Madje edhe me skela, ajo duket mahnitëse.
“Kam qenë në dijeni për katedralen që kur isha vajzë e re. E kam parë edhe në filmat vizatimorë. Është kaq e çuditshme ta shohësh ng afër. Mendoja se ishte më e vogël”, thotë turistja italiane Martina Felici.
“Guri është gjithmonë më i qëndrueshëm se njeriu. Mendoj se Katedralja Notre Dame do të qëndrojë për shumë shekuj të tjerë”, thotë mësuesi i historisë, Nicolas Pidia.
Adhuruesit e Katedrales Notre Dame shpresojnë se ai ka të drejtë dhe se solidariteti që ndihmoi në rindërtimin e katedrales do të zgjasë./ VOA
Prokuroria e Specializuar me seli në Hagë, që trajton krim...
Ushtria siriane ka ridislokuar trupat “për të mbrojtur jet...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, zhvilloi të enjten ta...
Kina ka vendosur sanksione kundër 13 firmave ushtarake ame...
Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një hetim të plo...
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se po krye...
New York-u tronditet nga vrasja e Brian Thompson, CEO i Un...
Në Francë pas më pak se tre muaj në pushtet bie qeveria e ...
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe sekretari ...
Propozimi i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump...
Autoritetet në Rumani kanë zbuluar detaje të asaj që duket...
Policia gjeorgjiane bastisi të mërkurën zyrat e një partie...
Këshilltarët e Presidentit të zgjedhur Donald Trump pu...
Sean “Diddy” Combs po përballet me një padi të re se k...
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë më 5 ...
Këtë të mërkurë është rrëzuar qeveria e kryeministrit të F...
Zyrtarët palestinezë thonë se grupet Fatah dhe Hamas janë ...
Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë amerikane të sigurimev...
Gjashtë parti opozitare të Koresë së Jugut dorëzuan sot në...
Publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi vlerëson se s...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...