Anulohet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Rumani
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë anuloi sot raundin e parë t...

Kryengritësit sirianë hynë në dy qytete të tjera të premten, në veri të qytetit të Homsit, duke iu afruar qytetit të tretë më të madh të Sirisë, sipas një grupi për të drejtat e njeriut e lidhur me opozitën dhe mediat pro-qeveritare.
Hyrja në Rastan dhe Talbiseh erdhi një ditë pasi forcat e opozitës morën nën kontroll Hamën, qyteti i katërt më i madh në Siri. Ushtria siriane tha se u tërhoq për të shmangur luftimet brenda qytetit dhe për të mos rrezikuar jetën e civilëve.
Kryengritësit, të udhëhequr nga grupi xhihadist Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, kanë thënë se do të marshojnë drejt Homsit dhe kryeqytetit Damask, ku është e vendosur qeveria e Presidentit Bashar Assad.
Qyteti i Homsit, pjesë të të cilit kontrolloheshin nga kryengritësit deri në vitin 2014, është një udhëkryq i rëndësishëm midis Damaskut dhe rajoneve bregdetare të Sirisë, Latakia dhe Tartus, ku zoti Assad gëzon mbështetje të gjerë.
Homsi është provinca më e madhe në Siri dhe kufizohet me Libanin, Irakun dhe Jordaninë. Kryengritësit janë tani 5 kilometra larg Homsit, sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, një grup që monitoron luftën e opozitës.
“Beteja e Homsit është më e rëndësishmja dhe do të përcaktojë se kush do të sundojë Sirinë”, tha Rami Abdurrahman, shefi i grupit.
Media pro-qeveritare Sham FM tha se kryengritësit hynë në Rastan dhe Talbiseh pa hasur në rezistencë. Ushtria siriane nuk ka konfirmuar ende nëse është tërhequr nga qytetet.
Agjencia shtetërore e lajmeve SANA citoi një zyrtar ushtarak të paidentifikuar të thoshte të premten se forcat ajrore siriane dhe ruse po sulmojnë kryengritësit në provincën Hama, duke vrarë dhjetëra luftëtarë.
Pas rënies së Hamës, aktivistët e opozitës thanë se mijëra banorë të Homsit që janë besnikë të Presidentit Assad u panë duke shkuar drejt Damaskut dhe rajonit bregdetar.
Ministri i Mbrojtjes i Sirisë tha në një deklaratë televizive të enjten vonë se tërheqja e forcave qeveritare nga Hama ishte një masë taktike dhe u zotua për rimarrjen e zonave të humbura.
Gjenerali Ali Mahmoud Abbas tha se kryengritësit, të cilët ai i përshkroi si ekstremistë myslimanë, mbështeten nga vende të huaja. Ai nuk i përmendi vendet, por duket se i referohej Turqisë, e cila është një mbështetëse kryesore e opozitës, si edhe Shteteve të Bashkuara.
"Ne jemi në pozicion të mirë në terren," tha gjenerali Abbas, duke shtuar se tërheqja e ushtrisë siriane nga Hama të enjten ishte "një masë taktike e përkohshme dhe forcat tona janë në hyrje të Hamas". Komentet e tij u bënë përpara se kryengritësit të marshonin në jug të Hamës, duke iu afruar Homsit.
Ofensiva po udhëhiqet nga HTS si dhe një bashkim milicish siriane të mbështetur nga Turqia të quajtur Ushtria Kombëtare Siriane. Marrja e befasishme nën kontroll nga ana e tyre e qytetit verior të Aleppos, një qendër historike biznesi, ishte një fitore e rëndëishme për kundërshtarët e Presidentit Asad dhe rindezi konfliktin që ishte shuar pak a shumë vitet e fundit./ VOA
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë anuloi sot raundin e parë t...
Kryengritësit sirianë hynë në dy qytete të tjera të premte...
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka marrë vendim që zgjedhje...
Në Detin Baltik, sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, po ...
Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kritiku...
Një tërmet i fuqishëm është ndier në mbarë Kaliforninë ver...
Organizata “Amnesty International” akuzoi Izraelin se po u...
Katedralja Notre Dame rihapet këtë fundjavë pesë vjet pasi...
Prokuroria e Specializuar me seli në Hagë, që trajton krim...
Ushtria siriane ka ridislokuar trupat “për të mbrojtur jet...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, zhvilloi të enjten ta...
Kina ka vendosur sanksione kundër 13 firmave ushtarake ame...
Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një hetim të plo...
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se po krye...
New York-u tronditet nga vrasja e Brian Thompson, CEO i Un...
Në Francë pas më pak se tre muaj në pushtet bie qeveria e ...
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe sekretari ...
Propozimi i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump...
Autoritetet në Rumani kanë zbuluar detaje të asaj që duket...
Policia gjeorgjiane bastisi të mërkurën zyrat e një partie...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...