Përmbyset varka me emigrantë në Lampeduza/ Shpëtohen 7 vetë, 21 të zhdukur
Shtatë persona u shpëtuan dhe 21 të tjerë rezultojnë të hu...

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë kundër një të dyshuari për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë më 1998-'99.
Prokuroria e ngarkon të dyshuarin Sh.L, me kombësi gorane, me kryerjen e krimeve, si vrasje dhe torturë "në bashkëkryerje me persona të tjerë” në rajonin e Prizren në jug të Kosovës.
“I pandehuri, në cilësinë e policit të Stacionit Policor në Prizren, gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka kryer vrasje, torturë, trajtim çnjerëzor ndaj popullatës civile të nacionalitetit shqiptar në komunat Suharekë dhe Rahovec”, thuhet në njoftim.
Prokuroria tha se hetimet kanë gjetur se viktimat ishin arrestuar nga policia e atëhershme serbe dhe ishin dërguar në stacionin policor në Prizren, ku ishin marrë në pyetje nga i dyshuari.
Ai dyshohet për “torturim dhe trajtim çnjerëzor” të disa të burgosurve shqiptarë derisa i kishte marrë në pyetje në stacionin policor.
“Si rezultate i torturave i ndjeri R. J. ka vdekur kurse dhjetë (10) civile të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe pasoja psikike”, tha Prokuroria.
I dyshuari është duke u mbajtur në paraburgim në pritje të gjykimit, tha prokuroria.
Kjo është aktakuza e tretë e ngritur brenda tri ditëve për krime lufte në Kosovë.
Dhjetorin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte thënë se ka ngritur gjithsej 33 aktakuza, që përfshijnë 89 persona, për krime lufte në Kosovë.
Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).
Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-'99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./ REL
Shtatë persona u shpëtuan dhe 21 të tjerë rezultojnë të hu...
Mbështetja ushtarake gjermane për Ukrainën dhe ndihmat për...
Ligjvënësit rumunë e kaluan të mërkurën një projektligj pë...
Lideri autoritar i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko...
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i tha të...
Rritja e temperaturave duhet të jetë alarm global, ka thën...
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, është rapo...
Mungesa e vazhdueshme e vullnetit politik për të nxitur ba...
"Disa duan të më pajtojnë me Al-Sisin. Unë e refuzoj këtë....
Departamenti i Drejtësisë njoftoi të martën ngritjen e aku...
Arrestimi dhe ngritja e akuzave ndaj themeluesit të rr...
Një vendim për riklasifikimin e mundshëm të marijuanës si ...
Megjithëse mund të duket sikur zgjedhjet presidenciale në ...
Parlamaneti i Maqedonisë së Veriut e hapi sot debatin për ...
Bashkimi Evropian (BE) e ka paralajmëruar Serbinë se mbajt...
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoa...
Bombardimet ruse kanë shkatërruar rreth 50% të kapacitetev...
Ushtria izraelite thotë se ka vrarë një militant të Hamasi...
Gjeorgjia shikohej dikur si një vend i sigurt për gazetarë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vaksinat kundë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...