Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pamje të luhatshme amatore të cilat shfaqnin raketa që dukej sikur zhdukeshin në shkëndijat e shpërthimeve mbi Liban, u shpërndanë në internet më 2 mars, së bashku me pretendimet se videot tregonin pasojat e veprimit të një arme izraelite të mbrojtjes ajrore, në një kohë kur konflikti në Lindjen e Mesme po vazhdon.
Këto pretendime janë kundërshtuar gjerësisht, por një element i diskutimit bazohet në realitet: që nga dhjetori 2025, ushtria izraelite ka vendosur në përdorim një armë lazer, e quajtur Iron Beam, e ndërtuar për t’i luftuar “kërcënimet e ndryshme ajrore” me të cilat përballet Izraeli.
Në Ukrainë, ku breshëritë pothuajse të përditshme ruse të dronëve të lirë kamikazë, të prodhuar në Iran, kanë përmbysur strategjitë e mbrojtjes ajrore, po zhvillohen disa armë lazerë. Prodhuesit ukrainas pretendojnë se mund ta tejkalojnë koston gjithnjë e më të paqëndrueshme të raketave mbrojtëse që përdoren për t’iu kundërvënë dronëve të lirë kamikazë.
“Llogaritja e kostos [së mbrojtjes ajrore] tani është ndëshkuese”, tha për REL-in Jared Keller, ekspert amerikan i armëve lazerë që publikon një buletin mbi këtë teknologji ende në zhvillim.
“Nuk mund të përdorësh një raketë një milion dollarëshe kundër një droni që kushton 500 dollarë. Kjo thjesht nuk ka asnjë kuptim logjik”, tha ai.
Ka pasur disa përpjekje për të zhvilluar armë lazerë qëkurse SHBA-ja u bë vendi i parë që e rrëzon me lazer një avion dron në vitin 1973, por teknologjia kishte mbetur eksperimentale deri vonë.
Përpjekjet e tanishme për zhvillimin e armëve lazerë, thotë Keller, janë nxitur kryesisht nga zhvillimet në teknologjinë e dronëve me kosto të ulët, si dronët Shahed që Rusia po i përdor kundër Ukrainës.
“Tani ekziston një nxitje për kundërmasa më të lira, gjë që i bën lazerët gjithnjë e më tërheqës”, tha ai.
Pra, a ofrojnë armët lazerë, që kushtojnë vetëm disa dollarë për çdo qitje, një përgjigje ndaj dronëve kamikazë? Varet kë pyet.
Andreas Schwer, drejtori ekzekutiv i Electro Optical Systems, një kompani australiane që së fundmi fitoi një kontratë prej 85 milionë dollarësh për të prodhuar armë lazerë për Holandën, i tha REL-it se armët lazerë mund të mbrojnë potencialisht qytetet në Ukrainë që janë shënjestër e tufave të dronëve.
“Armët lazerë me energji të lartë janë veçanërisht të përshtatshme për t’u përballur me [sulmet e dronëve kamikazë], sepse mund të reagojnë shumë shpejt dhe në mënyrë të përsëritur. Lazeri përdor energjinë elektrike si municion, jo raketat apo municionet tradicionale”, tha ai.
Kjo nënkupton se nuk ka nevojë për rimbushje, thotë Schwer, dhe i lejon sistemit të mbetet aktiv në mënyrë të vazhdueshme.
Shumë kufizime
Megjithatë, jashtë industrisë, vëzhguesit theksojnë shumë kufizime të armëve lazerë, të cilat e bëjnë të mundshme që ato të shfaqen vetëm si një ndër shumë faktorët brenda rrjeteve të ardhshme të mbrojtjes ajrore.
Keller përmend “kohën e qëndrimit” si një kufizim kryesor të armëve lazerë. Armët lazerë me fuqi të lartë funksionojnë duke djegur shënjestrën, si për shembull trupin e një droni ose mbështjellësin e një rakete, për të shkaktuar dështim aerodinamik ose të sistemeve, ose shpërthim. Por, kjo kërkon kohë dhe saktësi shumë të madhe.
Në të njëjtën mënyrë që një llupë që përqendron rrezet e diellit kërkon disa sekonda për të djegur një copë letër, edhe rrezet lazer me energji të lartë kërkojnë kohë qëndrimi, e cila mund të ndryshojë në varësi të materialit të objektivit ajror dhe lëvizjeve e distancës së tij.
“Në krahasim me një raketahedhës që mund t’i gjuajë disa raketa njëkohësisht, një lazer duhet të fiksohet mbi një objektiv dhe ta drejtojë rrezen mbi të në të njëjtin vend”, tha Keller për REL-in, “dhe vetëm atëherë mund të kalosh te një objektiv i ri”.
Fuqia shkatërruese e lazerëve mund të kufizohet ndjeshëm nga shiu, mjegulla ose pluhuri në atmosferë. Një studim i vitit 2014 zbuloi se, në shi të lehtë, lazeri kishte nevojë për rreth 30 sekonda kohë qëndrimi për të dëmtuar një objektiv 1 kilometër larg armës. Në një ditë të kthjellët duheshin vetëm tre sekonda për ta shkaktuar të njëjtin dëm.
Prodhuesit theksojnë mungesën e dëmit të mundshëm anësor nga lazerët, ndryshe nga armët e mbrojtjes ajrore që mund të devijojnë nga kursi me rezultate fatale. Por, lazerët paraqesin gjithashtu një rrezik të ri për civilët.
Më 10 shkurt, hapësira ajrore mbi El Paso, Tekas, u mbyll papritur pasi një patrullë kufitare amerikane qëlloi me një armë lazer ndaj një objekti në ajër që më vonë u tha ishte balonë nga një festë. Si reagim ndaj përdorimit të armës, autoriteti amerikan i aviacionit ndaloi të gjitha fluturimet në zonë.
“Kaosi” i shkaktuar nga ndalimi i avionëve për rreth tetë orë shërbeu si një alarm se lazerët mund të shkaktojnë dëme ndaj avionëve qoftë edhe larg armës ose cakut të shënjestuar. Agjencitë e aviacionit civil nuk ka gjasa ta pranojnë rrezikun e një incidenti të tillë.
Jamey Jacob, profesor i inxhinierisë aerohapësinore në Universitetin Shtetëror të Okllahomës, thotë se shfaqja e armëve lazerë në fushëbetejën moderne ka të ngjarë të nxisë evoluim të mëtejshëm në dizajnin e dronëve sulmues.
Kjo mund të përfshijë mbrojtje rezistente ndaj nxehtësisë ose dronë që rrotullohen për të mos lejuar që një pikë e vetme në trupin e tyre të bëhet caku.
“Në fund, e gjithë kjo është një lojë si macja me miun”, i tha ai REL-it.
“Sapo të kesh mbrojtje efektive kundër një kërcënimi që e neutralizon atë në mënyrë efektive ose thelbësore, shfaqet një variant i ri i kërcënimit. Kjo është natyra e luftës moderne”, përfundon ai. /REL
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të hapë N...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ndarjen...
Një bazë ushtarake italiane në Kuvajt, e përdorur së bashk...
Papa Leo ka bërë sot thirrje për një armëpushim të menjëhe...
Ukraina dëshiron para dhe teknologji në këmbim të dhënies ...
Vijojnë sulmet mes Izraelit dhe Iranit. Pamjet e reja këtë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dekla...
Ushtria e Iranit ka kërcënuar se do ta “ndjekë dhe do ta v...
Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka hedhur...
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Arghchi thotë se nuk ka...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar në lidh...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur ...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i ka ...
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një tjetër thirrj...
Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kanë paralajmëruar se një...
Sulme me dronë dhe raketa goditën shënjestrat në Bagdad dh...
Ambasada amerikane në Bagdad u ka bërë thirrje qytetarëve ...
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka paralajmëru...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbledhur kabinetin ...
Grupi i armatosur palestinez Hamas i ka bërë thirrje Irani...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...