Shoqëria civile i kërkon Osmanit t’i bashkojë partitë për të miratuar buxhetin e Kosovës
Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kan...

Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka pezulluar përkohësisht nga detyra zyrtare prokurorin Beqë Shala, i cili u arrestua një ditë më parë nën dyshimet për marrje të ryshfetit.
Pezullimi nga puna i Shalës, që është prokuror në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren, sipas KPK-së do të jetë në fuqi deri në “përfundimin e procedurës penale që është në zhvillim e sipër”.
“KPK njofton se ky vendim është marrë me qëllim të sigurimit të paanshmërisë, integritetit dhe efikasitetit të procedurës penale hetimore, si dhe për të garantuar zhvillimin e pandikuar të procedurës si dhe ruajtjen e besimit të publikut në sistemin prokurorial të Kosovës”, u tha në njoftim.
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, u arrestua në vendin e tij të punës dhe më pas iu caktua masa e ndalimit prej 48-orësh.
Gjatë aksionit të 27 tetorit, ndërkaq hetuesit policorë kryen bastisje në zyrën dhe shtëpinë e tij.
Prokuroria tha se do të kërkojë nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit.
“Gjatë bastisjes janë sekuestruar prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore penale”, tha Prokuroria Speciale më 27 tetor.
Betimi për Drejtësi, medium i specializuar për raportime në fushën e drejtësisë, tha se ishte duke kryer një hulumtim për Shalën dhe posedon një video-incizim të tij duke pranuar ryshfet.
Sipas Betimit për Drejtësi, më 25 gusht të vitit 2022 prokurori Shala ishte takuar me një avokate dhe gjatë takimit të zhvilluar në vetën e prokurorit, avokatja i jep Shalës 350 euro ryshfet për të mos paraqitur kërkesë për caktimi e masës së paraburgimit ndaj klientit të saj, pasi ai ishte ndaluar për 48 orë.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, një person zyrtar që në mënyrë të drejtpërdrejt apo tërthortë kërkon ose pranon ryshfet në mënyrë që ai të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, mund të dënohet me gjobë ose me burgim nga një deri në tetë vjet.
Personi zyrtar po ashtu mund të dënohet me 12 vjet burgim nëse veprimi i kryer është në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.
Kodi parasheh edhe dënime më të larta me burgim, përkatësisht deri në 15 vjet, nëse vepra penale rezulton në dobi materiale në vlerën që kalon 15 mijë euro./REL
Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kan...
Një aeroplan i vogël është rrëzuar në Kenia, ndërsa raport...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se sulme...
KQZ në Kosovë ka njoftuar sot datën për mbajtjen e raundit...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mirëpritur kryediplomat...
Më shumë se një milion përdorues të ChatGPT çdo javë dërgo...
Izraeli dëshiron të përcaktojë vetë se cilat shtete mund t...
Presidenti Donald Trump ka mbërritur në anijen luftarake U...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka goditur një natë më p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një marr...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Xhamajka, ndërs...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, e ka ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajm...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mbërriti në kryeqytetin...
Qeveria e Malit të Zi e ka miratuar të hënën vendimin për ...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të bisedojë edh...
Nga 27 tetori deri më 8 nëntor, qytetarët e Kosovës që jet...
Të paktën katër persona kanë humbur jetën, pasi një varkë ...
Lituania, një vend anëtar i NATO-s, ka mbyllur aeroportin ...
Një prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit është a...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...