Zbulimi shqetësues i Open AI: Më shumë se 1 mln njerëz çdo javë tregojnë plane për vetëvrasje në bisedat me ChatGPT
Më shumë se një milion përdorues të ChatGPT çdo javë dërgo...

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mirëpritur kryediplomaten e Koresë së Veriut në Kremlin më 27 tetor, teksa forcat ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre në lindje të Ukrainës, duke depërtuar në një qytet kyç në mes të luftimeve të ashpra.
Mediat e Koresë së Veriut thanë se ministrja e Jashtme, Choe Son Hui, diskutoi “shumë projekte të ardhshme për të forcuar dhe zhvilluar vazhdimisht” raportin dypalësh, duke i përcjellë po ashtu Putinit “respektin vëllazëror” të udhëheqësit Kim Jong Un. Detaje të tjera për takimin nuk janë dhënë.
Koreja e Veriut është bërë një mbështetëse kyçe e luftës gati katërvjeçare të Rusisë kundër Ukrainës, duke dërguar artileri, raketa dhe trupa në Rusi. Pheniani në këmbim ka pranuar teknologji ushtarake ruse dhe ndihmë ekonomike.
Vizita e kryediplomates së Koresë së Veriut vjen teksa Rusia po ka vështirësi që të mbajë nivelin e rekrutimeve përballë humbjeve në rritje dhe stimulimeve financiare të ulëta. Javën e kaluar, Rusia njoftoi se do të synojë të përdorë rezervistët për të mbrojtur infrastrukturën civile, pas rritjes së sulmeve ukrainase me dronë.
Një lëvizje e tillë potencialisht do t’i lejonte Moskës që të kishte më shumë trupa për të luftuar në front, ku po përballet me humbje të mëdha në përpjekjen e saj për të marrë sa më shumë territor të Ukrainës. Rusia po ashtu raportet se po synon që të rekrutojë më shumë luftëtarë të huaj për të mbushur radhët.
Deri më tani, Koreja e Veriut ka qenë furnizuesja më e madhe me trupa të huaja për Rusinë, duke dërguar, sipas raportimeve, 11.000 ushtarë vitin e kaluar me qëllim që të zmbrapseshin ushtarët ukrainas nga rajoni rus i Kurskut. Mediat në Korenë e Veriut nuk treguan nëse Choe ka diskutuar për dërgimin e më shumë ushtarëve drejt Rusisë.
Pavarësisht humbjeve të mëdha në front, forcat e armatosura ruse vazhdojnë të përparojnë ngadalë në lindje të Ukrainës. Rreth 200 trupa ruse kanë hyrë në qytetin kyç logjistik Pokrovsk në rajonin Donjeckut.
Në fjalimin e tij të përnatshëm, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia ka grumbulluar forca të mëdha sulmuese afër Pokrovskut. Ai tha se aktualisht ka “aktivitet të konsiderueshëm sulmues” rreth qytetit, përfshirë brenda tij, por nuk dha një vlerësim për situatën.
Rusia ka tentuar që të marrë Pokrovskun për më shumë se një vit.
Ndërkohë, Zelensky tha se ka zhvilluar një takim me prodhuesit e dronëve dhe raketave me rreze të gjatë veprimi, duke thënë se është gati të nënshkruajë kontrata trevjeçare me kompanitë që prodhojnë armët më efektive. Lideri ukrainas shtoi se është siguruar financimi për këto armë.
Ukraina i sheh armët me rreze të gjatë si një mjet kyç për t’i dhënë fund luftës më të gjatë në Evropë për dekada. Ajo ka përdorur dronë dhe raketa të prodhuara në Ukrainë për të kryer sulme thellë brenda Rusisë duke shënjestruar rafineritë e naftës, që janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave të Rusisë. Megjithatë, Ukraina po kërkon raketa më të fuqishme perëndimore, përfshirë Tomahawk të prodhuara në Shtetet e Bashkuara për të sulmuar këto caqe.
Eksportet e naftës ruse përbëjnë rreth një të tretën e të ardhurave totale të buxhetit federal rus dhe janë thelbësore për financimin e luftës së Kremlinit. Sulmet ndaj rafinerive po ndodhin në një kohë kur çmimet e naftës po bien dhe në kohën kur Moska po përballet me rundin më të ashpër të sanksioneve perëndimore, duke thelluar problemet ekonomike të vendit.
Javën e kaluar, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj dy prodhuesve më të mëdhenj të naftës në Rusi dhe paralajmëroi se palët e treta që blejnë produktet e tyre, sikurse Kina dhe India, mund të përballen me ndëshkime. Këto sanksione erdhën pas një mase të ngjashme të vendosur nga Mbretëria e Bashkuar dhe pas sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj industrisë ruse të naftës. /REL
Më shumë se një milion përdorues të ChatGPT çdo javë dërgo...
Izraeli dëshiron të përcaktojë vetë se cilat shtete mund t...
Presidenti Donald Trump ka mbërritur në anijen luftarake U...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka goditur një natë më p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një marr...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Xhamajka, ndërs...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, e ka ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajm...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mbërriti në kryeqytetin...
Qeveria e Malit të Zi e ka miratuar të hënën vendimin për ...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të bisedojë edh...
Nga 27 tetori deri më 8 nëntor, qytetarët e Kosovës që jet...
Të paktën katër persona kanë humbur jetën, pasi një varkë ...
Lituania, një vend anëtar i NATO-s, ka mbyllur aeroportin ...
Një prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit është a...
Sllovakia nuk do të marrë pjesë në asnjë program të Bashki...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas njoftim...
Një gjykatë turke ka lëshuar një urdhër-arresti për kryeta...
Prej gati një viti studentët në Serbi janë në protesta. Ci...
Dy incidente ajrore janë shënuar në Detin e Kinës Jugore, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...