Kurti paralajmëron zgjedhje parlamentare edhe në dhjetor, edhe në pranverë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajm...

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, e ka nënshkruar të hënën një marrëveshje përmes së cilës Turqia i bleu 20 avionë luftarakë, Eurofighter Typhoon, për 8 miliardë funte, tha zyra e tij.
Në korrik, Turqia dhe Britania kishin nënshkruar marrëveshje paraprake për blerjen e 40 avionëve Typhoon, të miratuar nga anëtarët e konsorciumit Eurofighter, përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën, dhe të përfaqësuar nga kompanitë Airbus, BAE Systems dhe Leonardo.
Starmer u takua me presidentin turk, Tayyip Recep Erdogan, në Ankara të hënën, për të nënshkruar marrëveshjen.
Turqia po kërkon të përfitojë nga këta avionë luftarakë të avancuar për të mos mbetur mbrapa rivalëve rajonalë si Izraeli, i cili këtë vit ka kryer sulme në të gjithë Lindjen e Mesme.
Turqia, e cila tani po gëzon marrëdhëniet më të ngrohta me Perëndimin në vitet e fundit, ka kërkuar të blejë Eurofighter dhe potencialisht edhe avionë amerikanë F-35, për ta mbështetur flotën e saj të vjetër, e cila përbëhet kryesisht nga avionë F-16.
Turqia e ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO
Evropa është drejtuar gjithnjë e më shumë nga Turqia, e cila e ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO dhe është eksportuese e madhe e dronëve luftarakë, për ta forcuar krahun lindor të aleancës dhe për ta mbështetur çdo forcë të ardhshme stabilizimi pas luftës në Ukrainë.
Javën e kaluar, Reuters raportoi me burime se Turqia ishte pranë një marrëveshjeje për të marrë menjëherë 12 avionë Typhoon, megjithëse të përdorur, nga blerësit e mëparshëm, Katari dhe Omani, për t’i përmbushur nevojat e saj urgjente.
Më shumë avionët të rinj nga Britania do të vijnë në vitet e ardhshme.
Javën e kaluar, Erdogan i vizitoi Katarin dhe Omanin, pjesërisht për të folur për këtë çështje.
Turqia, e cila dëshiron ta mbushë boshllëkun para se të jenë gati avionët e saj vendas, KAAN, në vitet e ardhshme, hapi bisedimet për marrjen e avionëve Typhoon në vitin 2023.
Vitin e kaluar, Ankaraja siguroi një marrëveshje prej 7 miliardë dollarësh me Uashingtonin për 40 avionë F-16, për të cilët po përballet me vonesa tani.
Sulmet ajrore të Izraelit ,fuqisë më të avancuar ushtarake të rajonit, me qindra avionë luftarakë F-15, F-16 dhe F-35 të furnizuar nga SHBA, ndaj fqinjëve të Turqisë si Irani dhe Siria, si edhe ndaj Libanit dhe Katarit, e kanë shqetësuar Ankaranë gjatë vitit të kaluar dhe e kanë bindur ta forcojë mbrojtjen e saj, thanë zyrtarët./REL
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajm...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mbërriti në kryeqytetin...
Qeveria e Malit të Zi e ka miratuar të hënën vendimin për ...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të bisedojë edh...
Nga 27 tetori deri më 8 nëntor, qytetarët e Kosovës që jet...
Të paktën katër persona kanë humbur jetën, pasi një varkë ...
Lituania, një vend anëtar i NATO-s, ka mbyllur aeroportin ...
Një prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit është a...
Sllovakia nuk do të marrë pjesë në asnjë program të Bashki...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas njoftim...
Një gjykatë turke ka lëshuar një urdhër-arresti për kryeta...
Prej gati një viti studentët në Serbi janë në protesta. Ci...
Dy incidente ajrore janë shënuar në Detin e Kinës Jugore, ...
SHBA-ja dhe Kina kanë rënë dakord për kornizën e një marrë...
Shtetet e Bashkuara dhe Kina ranë dakord për një kornizë p...
Dy ministra të Sllovenisë, Ministrja e Drejtësisë Andreja ...
Analisti i çështjeve politike dhe ndërkombëtare, Avenir Pe...
Papa Leo XIV ndau një mesazh gjatë meshës së të dielës se ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar para pak mi...
Patriarkana Rumune ka përuruar Katedralen Kombëtare Ortho...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...