Maqedoni e Veriut, qeveria e re fillon punën
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut filloi sot detyrën pas...

Një gjykatë në Prishtinë dënoi të hënën me 15 muaj heqje lirie një pjesëtar të komunitetit serb për përfshirje në sulmin e 29 majit të vitit 2023 ndaj pjesëtarëve të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, që la pas vetes mbi 90 të plagosur nga radhët e ushtarëve të KFOR-it.
Gjykata tha se i akuzuari, të cilin mediat lokale e identifikuan si Nenad Orloviç, u dënua për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.
Ai po ashtu u dënua me 6 muaj të tjerë për veprën “pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, thuhet në vendimin e gjykatës, në të cilin theksohet se ky dënim u zëvendësua me një gjobë prej 12 mijë eurosh.
I dënuari ishte arrestuar me 23 qershor të vitit 2023 dhe i mbeten edhe tre muaj për të përfunduar dënimin.
Në vendimin e gjykatës thuhet se me 29 maj të vitit 2023, “në intervalin kohor duke filluar nga ora 06:00 e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit, i akuzuari N.O në koordinim me shumë të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, kishin marr pjesë aktive në grupin e personave në kryerjen e veprave penale serioze, në atë mënyrë që përmes përdorimit të dhunës i kishin sulmuar dhe kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorë mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe armë të zjarrit...”.
Dhuna shpërtheu ndërsa grupe qytetarësh serbë u hodhën në protestat kundër dërgimit të kryetarëve shqiptarë në ndërtesat e komunave veriore, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç dhe Mitrovicë e Veriut, pas zgjedhjeve të 23 prillit të vitit 2023 që u bojkotuan nga partitë politike serbe.
Deri tani dhjetë persona janë arrestuar në lidhje me trazirat e dhunshme të 29 majit të vitit të kaluar, por një pjesë e tyre po mbrohen në gjendje të lirë.
Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj qeverisë së Kosovës për shkak të tensioneve në veri, ndërsa i kërkoi plotësimin e disa kushteve për heqjen e tyre.
Qeveria u pajtua të organizojë zgjedhje të reja, përmes një votimi për shkarkimin e kryetarëve aktual, i cili dështoi në muajin prill, për shkak të bojkotimit të votimeve nga pjesëtarët e komunitetit serb.
Javën e kaluar shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, u dorëzoi vendeve anëtare të BE-së një raport lidhur me përmbushjen e kushteve për heqjen e masave dhe burimet në Bruksel thanë se raporti propozon heqjen e tyre. Ende nuk ka një vendim për këtë çështje./ Voa
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut filloi sot detyrën pas...
Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thanë të hënën ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se ës...
Më shumë se 15 oficerë policie dhe disa civilë, duke përfs...
Bashkimi Evropian e ka miratuar të hënë një pako të re...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë ...
Franca mund të përballet me trazira civile dhe dhunë n...
Kryetari i grupit parlamentar të CSU-së bavareze në Bu...
Sipas zëvendëskancelarit të Gjermanisë, Robert Habeck,...
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut u miratua të dielë...
Më shumë se 100 milionë njerëz në të gjithë Shtetet e ...
Autoritetet ruse thanë se gjashtë persona vdiqën dhe m...
Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut vazhdoi debati l...
Që kur filloi sulmin në Ukrainë, Kremlini ka bërë fush...
Një sulm me dronë dëmtoi një anije tregtare 120 kilome...
Qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar në Aeroportin e M...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të dielën se ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi kabinet...
Bashkimi Evropian është duke e rritur bashkëpunimin me...
Burrat shqiptarë duket se janë frekuentues më të mëdhe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...