Mbi 100 milionë amerikanë paralajmërohen për temperatura tepër të larta
Më shumë se 100 milionë njerëz në të gjithë Shtetet e ...

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut u miratua të dielën në mbrëmje me 77 vota pro, 22 kundër dhe asnjë abstenim. Partitë e Frontit Evropian të drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim e lëshuan seancën e parlamentit para se të votohej kabineti qeveritar.
Kryeministri i ri, Hristijan Mickovski, dhe anëtarët e kabinetit e bënë betimin me emrin kushtetues të vendit që është ‘Maqedonia e Veriut’, ndërsa zoti Mickovki tha gjatë fjalimit para votimit se detyrohej ta respektojë këtë referencë kushtetuese, ndërkohë që e quajti atë “të turpshme” për populllin e këtij vendi.
“Do të bëj çmos derisa të jem gjallë që ta rregulloj këtë padrejtësi. Por për fat të keq për momentin jam i pafuqishëm dhe më duhet të kapitulloj si njeri dhe ta them para jush”, u shpreh ai.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të ketë 24 anëtarë përfshirë kryeministrin; pesë do të jenë zëvendëskryeministra dhe vetëm tri gra do të jenë ministre.
Zoti Mickovski tha se qeveria e tij do t’u përkushtohej qytetarëve; se duhet shumë punë, përgjegjësi dhe projekte konkrete. “Në 100 ditët e para do t’i ngremë standardet, do të punojmë me mundim; do të ulim taksat, do të rrisim pensionet”, përsëriti premtimin e fushatës zgjedhore kreu i ri i pushtetit ekzekutiv në Shkup.
Ai paralajmëroi marrjen e një huaje prej një miliard eurosh për ekonominë e vendit, ndërsa nga e marta do të ketë investime të huaja në një lartësi prej 400 milionë eurosh.
Zoti Mickovski theksoi angazhimet për një front kundër korrupsionit. Por, ai nuk tha asnjë fjalë lidhur me kushtet e BE-së për ndryshimet kushtetuese, përkatësisht futjen e pakicës bullgare në Kushtetutë. Pa këto ndryshime Shkupi nuk do të mund të përparojë drejt Bashkimit Evropian.
Dita e dytë e debatit në parlament lidhur me programin e qeverisë dhe emrat e kandidatëve për ministra kaloi me përplasje midis ligjvënësve të VMRO-DPMNE-së dhe të Lidhjes Social Demokrate, e cila zotohet se do të jetë një opozitë konstruktive.
Akuza të ndërsjella shkëmbyen edhe deputetët e koalicioneve kundërshtare shqiptare, Fronti Evropian dhe Vlen, kryesisht për atë se kush ka dhe kush nuk ka legjitimitetin për të përfaqësuar shqiptarët në pushtetin ekzekutiv.
Një tjetër çështje e diskutueshme midis partive shqiptare në parlament ishte kandidatura e Ivan Stoilkoviçit për ministër të Marrëdhënieve në mes Bashkësive Etnike, një politikan i pakicës serbe me qëndrime proruse dhe i dyshuar nga një pjesë e shtypit për lidhje me shërbimet sekrete serbe dhe ruse.
VMRO-ja do të drejtojë 15 ministri; koalicioni Vlen 6 dhe Partia Znam 2 ministri. Përfaqësuesit e koalicionit Vlen në qeveri janë: Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë, Besar Durmishi i Ekonomisë dhe Punës, Orhan Murtezani, ministër për Integrimet Evropiane, Fatmir Limani, ministër për të Rinjtë dhe Demografinë dhe Arben Fetai, ministër i Qeverisjes dhe Politikave të Mira./ VOA
Më shumë se 100 milionë njerëz në të gjithë Shtetet e ...
Autoritetet ruse thanë se gjashtë persona vdiqën dhe m...
Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut vazhdoi debati l...
Që kur filloi sulmin në Ukrainë, Kremlini ka bërë fush...
Një sulm me dronë dëmtoi një anije tregtare 120 kilome...
Qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar në Aeroportin e M...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të dielën se ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi kabinet...
Bashkimi Evropian është duke e rritur bashkëpunimin me...
Burrat shqiptarë duket se janë frekuentues më të mëdhe...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar p...
Gjenerali amerikan, Wesley Clark, është nderuar të die...
Rusia ka nisur tri raketa drejt rajonit të Kievit në o...
Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, tha ...
Ndërsa afrojnë zgjedhjet presidenciale të këtij viti, ...
Mesditën e sotme në Andros, në zonën e Straburgies, në...
Të paktën 42 njerëz u vranë nga sulmet izraelite në Rr...
Gjykata Supreme në Iran e ka përmbysur dënimin me vdek...
Të paktën 42 persona humbën jetën nga sulmet izraelite...
"Ka ardhur koha t'i përveshim mëngët, t’i japim fund k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...