Ministri i Brendshëm: Franca mund të përballet me dhunë shkaku i zgjedhjeve
Franca mund të përballet me trazira civile dhe dhunë n...

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se është i gatshëm të pranojë vetëm marrëveshje për armëpushim "të pjesshëm”, e cila nuk do t’i jepte fund luftës në Rripin e Gazës.
Në një intervistë të transmetuar të dielën mbrëma në kanalin izraelit "14", i cili është pro liderit izraelit, Netanyahu tha se është i gatshëm të bëjë “marrëveshje të pjesshme – kjo nuk është diçka e fshehtë – e cila do të na i kthente neve disa prej njerëzve”, duke iu referuar rreth 120 pengjeve që po mbahen ende në Gazë.
“Por, ne jemi të përkushtuar për ta vazhduar luftën pas një pauze, në mënyrë që ta përmbushim synimin tonë për eliminimin e Hamasit [grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE]. Nuk jam i gatshëm të heq dorë nga kjo”, theksoi Netanyahu.
Komentet e fundit të Netanyahu-t nuk dallojnë shumë nga ajo çfarë kishte thënë ai në të kaluarën për kushtet që kërkonte për një marrëveshje.
Megjithatë, ai i bëri ato në një kohë të ndjeshme, sepse Izraeli dhe Hamasi duket se po largohen çdo herë e më shumë nga propozimi më i fundit për armëpushim.
Komentet e Netanyahu-t gjithashtu dallojnë shumë me kushtet e marrëveshjes së detajuar në fund të muajit të kaluar nga presidenti amerikan, Joe Biden, i cili e cilësoi planin si izraelit dhe të cilit disa në Izrael iu referuan si “marrëveshja e Netanyahu-t”.
Komentet e tij mund t’i tensionojnë edhe më shumë marrëdhëniet mes Izraelit dhe SHBA-së, aleatit kryesor të tij.
Plani me tri faza kërkon lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura në shkëmbim të lirimit të qindra palestinezëve të burgosur në Izrael. Por, ka mosmarrëveshje dhe mosbesim mes Izraelit dhe Hamasit për mënyrën se si do të zbatohej marrëveshja.
Hamasi ngul këmbë se nuk do t’i lirojë pengjet e mbetura, nëse nuk ka armëpushim të përhershëm dhe tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza. Kur Bideni e njoftoi propozimin në fund të majit, tha se marrëveshja i përfshin të dyja këto.
Por, Netanyahu thotë se Izraeli është i përkushtuar për ta shfarosur Hamasin dhe për t’u siguruar se ky grup nuk do të kryejë kurrë më sulm si ai më 7 tetor.
Plani përfshin tri faza për t’i dhënë fund luftës me një plan shumëvjeçar për rindërtimin e Gazës, e cila është rrënuar pothuajse plotësisht si pasojë e luftimeve.
Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.
Izraeli thotë se më shumë se 100 pengje po mbahen ende në Gazë, së bashku me trupat e pajetë të rreth 30 të tjerëve.
Prej atëherë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 37.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./ REL
Franca mund të përballet me trazira civile dhe dhunë n...
Kryetari i grupit parlamentar të CSU-së bavareze në Bu...
Sipas zëvendëskancelarit të Gjermanisë, Robert Habeck,...
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut u miratua të dielë...
Më shumë se 100 milionë njerëz në të gjithë Shtetet e ...
Autoritetet ruse thanë se gjashtë persona vdiqën dhe m...
Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut vazhdoi debati l...
Që kur filloi sulmin në Ukrainë, Kremlini ka bërë fush...
Një sulm me dronë dëmtoi një anije tregtare 120 kilome...
Qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar në Aeroportin e M...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të dielën se ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi kabinet...
Bashkimi Evropian është duke e rritur bashkëpunimin me...
Burrat shqiptarë duket se janë frekuentues më të mëdhe...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar p...
Gjenerali amerikan, Wesley Clark, është nderuar të die...
Rusia ka nisur tri raketa drejt rajonit të Kievit në o...
Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, tha ...
Ndërsa afrojnë zgjedhjet presidenciale të këtij viti, ...
Mesditën e sotme në Andros, në zonën e Straburgies, në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...