Miratohet qeveria e kryeministrit Hristijan Mickovski në Maqedoninë e Veriut
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut u miratua të dielë...

Sipas zëvendëskancelarit të Gjermanisë, Robert Habeck, vendet e BE-së duhet të bashkojnë forcat për të qenë në gjendje të konkurrojnë me Kinën. Si në Korenë e Jugut ashtu edhe në Kinë, ai u përball me termin "konkurrencë, në kuptimin e tij më të ashpër", tha politikani i Gjelbër të dielën, në fund të udhëtimit të tij katërditor në Azinë Lindore në Hangzhou, Kinë.
"Mendoj se duhet të përballemi me këtë konkurrencë. Edhe në Gjermani flasin për konkurrencë. Kështu që neglizhimi, dembelizmi, humori i keq nuk janë alternativë", theksoi Robert Habeck. Megjithatë, ai paralajmëroi që të mos kalohet në sjellje ekstreme, bashkëpunimi është gjithashtu i nevojshëm. Të bashkëpunosh do të thotë të mos i shohësh të tjerët si kundërshtarë apo si armiq, por përkundrazi të zhvillosh mirëkuptim të ndërsjellë dhe të forconi njëri-tjetrin." Habeck-u paralajmëroi njëkohësisht se bota po përgatitet për konkurrencë.

"Mendimi im është se kombet e mëdha, me të cilat ne si evropianë duhet të masim veten, në fakt kanë një plan shumë të saktë se ku duan të jenë pas 10, 20, 30 vjetësh dhe gjithashtu vënë në dispozicion mjetet, nga burimet financiare deri te politika energjike e jashtme e tregtisë së jashtme, për ta imponuar këtë plan.
Ai gjithashtu paralajmëroi: "Dhe ky plan që ka Evropa nuk mjafton". Duhet të fillojë një epokë e re për Evropën dhe vendet e saj, në të cilën ata ndërgjegjësohen për këtë konkurrencë dhe nxjerrin përfundime, tha Habeck. Niveli evropian duhet të ndërtohet si aktor politik global. Debate të tilla si ato që zhvillohen në Gjermani dhe Evropë janë të rëndësishme. Megjithatë, duhet të jemi të vëmendshëm ndaj asaj se "çfarë po ndodh realisht këtu nga pikëpamja gjeopolitike”.
I pyetur për mendimin e tij për debatin rreth buxhetit federal gjerman për vitin e ardhshëm, Habeck tha: "Por këto udhëtime e kanë një vlerë të shtuar, të paktën në kuptimin që mund të përvetësosh këndvështrimet e vendeve të tjera dhe në rastin më të mirë të përcaktosh impulse për një politikë bashkëpunimi. Shpresoj dhe besoj se ky udhëtim ka mundur të kontribuojë pak për këtë", tha përmbledhtazi Habeck-u.

Gjatë vizitës së tij në Kinë, ministri gjerman i Ekonomisë dhe zëvendëskancelari trajtoi gjithashtu ndryshimet klimatike dhe rreziqet që lidhen me to. Në fund të udhëtimit të tij, Habeck-u theksoi se qëllimet globale të klimës mund të arrihen vetëm me Kinën. Aktualisht, kufizimi i ngrohjes globale duket se është lënë në hije nga çështje të tjera, tha politikani i Gjelbër. "Por pa Kinën nuk do të ishte e mundur të arriheshin synimet globale të klimës”.
Prandaj është e rëndësishme të forcohet bashkëpunimi me Republikën Popullore në këtë fushë. Në bisedat që kishte zhvilluar, atij i është shpjeguar se Kina po ndërton termocentrale me qymyr kryesisht për arsye të sigurisë energjetike. Prandaj, Kina ka nevojë për një alternativë të sigurt ndaj qymyrit. Kinës nuk ka nevojë t'i thuhet se emetimet e CO2 janë të dëmshme për klimën. Këtë e ka kuptuar./ DW
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut u miratua të dielë...
Më shumë se 100 milionë njerëz në të gjithë Shtetet e ...
Autoritetet ruse thanë se gjashtë persona vdiqën dhe m...
Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut vazhdoi debati l...
Që kur filloi sulmin në Ukrainë, Kremlini ka bërë fush...
Një sulm me dronë dëmtoi një anije tregtare 120 kilome...
Qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar në Aeroportin e M...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të dielën se ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi kabinet...
Bashkimi Evropian është duke e rritur bashkëpunimin me...
Burrat shqiptarë duket se janë frekuentues më të mëdhe...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar p...
Gjenerali amerikan, Wesley Clark, është nderuar të die...
Rusia ka nisur tri raketa drejt rajonit të Kievit në o...
Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, tha ...
Ndërsa afrojnë zgjedhjet presidenciale të këtij viti, ...
Mesditën e sotme në Andros, në zonën e Straburgies, në...
Të paktën 42 njerëz u vranë nga sulmet izraelite në Rr...
Gjykata Supreme në Iran e ka përmbysur dënimin me vdek...
Të paktën 42 persona humbën jetën nga sulmet izraelite...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...