SHBA, digjen kutitë e votimit në disa shtete
Një seri sulmesh ndaj kutive të votimit në disa shtete po ...

Pentagoni thotë se Koreja e Veriut ka dërguar rreth 10,000 trupa për t'u trajnuar në Rusi. "Ne besojmë se DPRK-ja ka dërguar rreth 10,000 ushtarë për t'u trajnuar në Rusinë lindore", u tha gazetarëve të hënën zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh, duke iu referuar inicialeve të emrit zyrtar të Koresë së Veriut.
"Një pjesë e ushtarëve tashmë janë zhvendosur më afër Ukrainës dhe ne jemi përherë e më të shqetësuar se Rusia synon t'i përdorë ata në luftime ose për të mbështetur operacionet luftarake kundër forcave ukrainase në rajonin rus të Kurskut, pranë kufirit me Ukrainën", shtoi ajo.
Më herët, NATO-ja konfirmoi se trupat koreano-veriorë janë dërguar në Rusi për të ndihmuar Moskën në luftën kundër Ukrainës dhe se një pjesë e tyre është dislokuar në rajonin Kursk të Rusisë, ku forcat e Kievit ndërmorën një sulm të befasishëm në gusht dhe ku ende mbajnë nën kontroll një pjesë të territorit.
"Thellimi i bashkëpunimit ushtarak mes Rusisë dhe Koresë së Veriut përbën kërcënim për sigurinë e Indo-Paqësorit dhe atë Euro-Atlantike," u tha gazetarëve në Bruksel Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, pasi zyrtarët dhe diplomatët e NATO-s u informuan nga një delegacion i zbulimit i Koresë së Jugut, si edhe nga zyrtarë ushtarakë.
Zoti Rutte tha se vendosja e 3,000 trupave të Koresë së Veriut përfaqësonte "një përshkallëzim të ndjeshëm" të angazhimit të Phenianit në "luftën e paligjshme të Rusisë" në Ukrainë, një shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe një "zgjerim të rrezikshëm" të luftës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se dërgimi i trupave të Koresë së Veriut ishte një shenjë e "dëshpërimit në rritje" nga ana e presidentit rus Vladimir Putin.
“Mbi 600,000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në luftën e Putin-it dhe ai nuk është në gjendje ta përballojë agresionin ndaj Ukrainës pa mbështetje të huaj”, tha zoti Rutte.
Pentagoni nuk dha më shumë hollësi mbi trupat apo pajisjet që Koreja e Veriut ka dërguar bashkë me trupat. Kur u pyet nga "Zëri i Amerikës" se çfarë aftësish shtetesë kanë trupat, zonja Singh tha se “ishin forca shtesë në fushën e betejës”.
"Nëse shohim trupat e DPRK-së që lëvizin në dhe drejt vijës së frontit, ata janë bashkëluftëtarë në luftë", paralajmëroi ajo.
Kremlini i kishte hedhur poshtë njoftimet për trupat e Koresë së Veriut si "lajm të rremë". Por Presidenti Putin nuk e mohoi javën e kaluar që trupat e Koresë së Veriut ndodheshin aktualisht në Rusi dhe tha se i takon Moskës të vendosë se si t'i dislokonte ato si pjesë e një pakti sigurie të mbrojtjes reciproke që ai ka nënshkruar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në qershor.
Në kundërshtim me komentet e presidentit rus, një përfaqësues i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara në Nju Jork i karakterizoi javën e kaluar njoftimet për vendosjen e trupave të Phenianit në Rusi si "thashetheme të pabaza".
Goditje me dronë
Në frontin e betejës, ushtria e Ukrainës tha të hënën se forcat ruse sulmuan gjatë natës me 100 dronë duke vënë në shënjestër zona në të gjithë vendin.
Forcat ajrore ukrainase thanë se rrëzuan 66 dronë, shumica mbi rajonet Cherkasy, Khmelnytskyi dhe Kiev. Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi gjithashtu dronë mbi Chernihiv, Dnipropetrovsk, Kharkiv, Kirovohrad, Mykolaiv, Poltava, Rivne, Ternopil dhe Zhytomyr.
Guvernatori i Khersonit, Oleksandr Prokudin, tha në "Telegram" se sulmet ruse goditën ndërtesat e banimit në qytetin Kherson, duke vrarë të paktën dy persona.
Në Kharkiv, zyrtarët njoftuan për sulme me bomba dhe granata ruse, përfshirë sulme që dëmtuan një ndërtesë apartamentesh dhe një shtëpi.
Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov, tha në "Telegram" se të paktën 13 persona u plagosën në sulmet ndaj tre lagjeve të qytetit.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të hënën se shkatërroi 21 dronë ukrainas. Ministria tha se mbrojtja ajrore ruse shkatërroi 13 dronë mbi rajonin Belgorod, gjashtë mbi Byransk, një mbi Voronezh dhe një mbi Kursk. Guvernatori i Voronezhit Alexander Gusev tha se dronët dëmtuan dy biznese dhe plagosën dy persona./ Voa
Një seri sulmesh ndaj kutive të votimit në disa shtete po ...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Gu...
Luftërat e Izraelit në Rripin e Gazës dhe Liban kanë përça...
Izraeli e kaloi të hënën një ligj i cili ia ndalon punën n...
Irani ekzekutoi shtetasin iraniano-gjerman Jamshid Sharmah...
Qeveria e Serbisë njoftoi të hënën se e ka miratuar një pr...
NATO-ja konfirmoi të hënën se trupa koreano-veriore janë d...
Republikani Donald Trump mbajti të dielën fjalimin përmbyl...
Mijëra gjeorgjianë dolën në rrugët e Tbilisit të hënën për...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritu...
Volkswagen i ka njoftuar përfaqësuesit e punëtorëve se dës...
Më shumë se 43.000 palestinezë, mbi gjysma gra dhe fëmijë,...
Përpjekjet globale për t’i luftuar ndryshimet klimatike nu...
Etiketimi i petrosheteve si mikpritës të papërshtatshëm ës...
Presidentja properëndimore e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvi...
Sipas raportimeve të mediave amerikane hakerat kinezë kanë...
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, pret përgjigje...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opoz...
Një delegacion i nivelit të lartë nga Koreja e Jugut do të...
Vëzhguesit evropianë thanë sot se zgjedhjet në Gjeorgji u ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...