Mijëra gjeorgjianë protestojnë në Tbilisi kundër “vjedhjes" së zgjedhjeve
Mijëra gjeorgjianë dolën në rrugët e Tbilisit të hënën për...

Republikani Donald Trump mbajti të dielën fjalimin përmbyllës të fushatës së tij kundër rivales demokrate Kamala Harris, në një mbrëmje që u shoqërua me fyerje dhe gjuhë të ashpër ndaj saj dhe grupimeve të ndryshme. Në fjalimin që mbajti në qytetin e tij të lindjes Nju Jork, ish-Presidenti përsëriti temën e tij se amerikanët do të jenë në gjendje më të mirë nëse ai fiton. Nënpresidentja Harris e mban fjalimin e saj përmbyllës të martën, një javë para zgjedhjeve të 5 nëntorit.
Kandidati republikan për president e mbajti fjalimin në Madison Square Garden, një nga arenat më të njohura të vendit. Ai tha se një presidencë e tij do të rikthente ëndrrën amerikane.
“Por që kjo të ndodhë, ne duhet të mposhtim Kamala Harrisin dhe të ndalojmë një axhendë radikale të majtë me një fitore dërrmuese që nuk do të mund të manipulohej”.
Zoti Trump ka pretenduar pa prova gjatë fushatës se demokratët po bëhen gati t’i manipulojnë zgjedhjet.
Ai përdori retorikën e tij të zakonshme lidhur me politikën e jashtme dhe imigracionin, duke kërkuar dënimin me vdekje për çdo migrant që vret një shtetas amerikan.
“Për vite kemi shpenzuar për vende të huaja, i jemi kushtuar mbrojtjes së kufijve të huaj dhe territoreve të huaja, por tani më në fund do të ndërtojmë vendin tonë, do të mbrojmë kufijtë tanë dhe do të mbrojmë qytetarët tanë. Quhet ‘Amerika e Para’ dhe do të ndodhë në nivele të papara”, tha ai.
Ish-Presidenti Trump e vuri theksin tek ekonomia, që ka qenë edhe çështja kryesore e fushatës.
“Nëse Kamala Harris merr edhe katër vite të tjera, ekonomia jonë nuk do të mund të rimëkëmbet kurrë. Nëse fitoj unë, ne do të ndërtojmë me shpejtësi ekonominë më të madhe në historinë e botës – që është ajo që kishim në mandatin tonë të fundit.”
Ai shtoi një propozim të ri që synon të bëjë për vete të moshuarit dhe klasën e mesme, duke sugjeruar një lehtësim taksash për ata që kujdesen për të afërmit e moshuar.
Propozimi i tij vjen pas atij të demokrates Harris e cila ka propozuar fonde federale për të mbuluar kostot e kujdesit shtëpiak për amerikanët e moshuar.
Mbrëmja u shoqërua me tone fyese dhe të papërshtatshëm nga folësit që mbështesin zotin Trump ndaj zonjës Harris dhe grupeve të ndryshme etnike. Sulmet personale ndaj zonjës Harris kanë qenë të vazhdueshme gjatë fushatës së zotit Trump.
Ndërkohë vetë zonja Harris bëri të dielën fushatë në Filadelfia, një bastion i rëndësishëm i demokratëve.
"Nuk duhet të zgjohemi ditën pas zgjedhjeve dhe të pendohemi për atë që mund të kishim bërë në nëntë ditët e ardhshme. Pra, le të bëjmë gjithçka që mundemi këto nëntë ditë", tha ajo.
Ishte një përpjekje për të moblizuar demokratët që të dalin të votojnë, si kundërpeshë ndaj zonave rurale që anojnë më shumë nga zoti Trump në shtetin e Pensilvanisë që pritet të jetë vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve. Zonja Harris përcolli një mesazh bashkimi.
"Që në fillim, synimi i fushatës sonë ka qenë të ndërtojmë koalicione, të forcojmë komunitetin. Duhet ta kuptojmë se të gjithë kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se sa gjëra që na ndajnë”.
Dy kandidatët janë në një garë shumë të ngushtë dhe në ditët e fundit po përpiqen si të bëjnë për vete ata që mund të jenë ende të pavendosur, ashtu edhe për të mobilizuar pjesëmarrjen në votime të bazës së tyre.
Zonja Harris do ta mbajë fjalimin përmbyllës të martën, një javë para zgjedhjeve, përpara Shtëpisë së Bardhë, një zgjedhje mesa duket simbolike, pasi është pikërisht vendi ku foli ish-Presidenti Donald Trump më 6 janar para sulmit ndaj Kapitolit./ VOA
Mijëra gjeorgjianë dolën në rrugët e Tbilisit të hënën për...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritu...
Volkswagen i ka njoftuar përfaqësuesit e punëtorëve se dës...
Më shumë se 43.000 palestinezë, mbi gjysma gra dhe fëmijë,...
Përpjekjet globale për t’i luftuar ndryshimet klimatike nu...
Etiketimi i petrosheteve si mikpritës të papërshtatshëm ës...
Presidentja properëndimore e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvi...
Sipas raportimeve të mediave amerikane hakerat kinezë kanë...
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, pret përgjigje...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opoz...
Një delegacion i nivelit të lartë nga Koreja e Jugut do të...
Vëzhguesit evropianë thanë sot se zgjedhjet në Gjeorgji u ...
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmër...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosov...
Protestuesit kanë ndërprerë fjalimin e kryeministrit izrae...
Një zyrtar i lartë i OKB-së në Sudan thotë se ajo është th...
Kandidati për President i SHBA, Donald Trump gjatë një int...
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, parala...
Bullgarët më 27 tetor votojnë në zgjedhjet e shtata parlam...
Sulmet ajrore izraelite në veri të Gazës kanë vrarë të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...