Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë, Ali Ahmeti, u ka dërguar letër udhëheqësve të lartë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, duke shprehur shqetësimet e tij lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.
Sipas BDI-së, letrat e dërguara nga Ahmeti adresojë tri vendime të fundit: shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndalimin e identifikimit etnik në institucionet shtetërore dhe formimin e një qeverie pa përfaqësim të drejtë etnik.
Ahmeti, sipas BDI-së, ka ngritur shqetësime se këto zhvillime, “rrezikojnë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë dhe stabilitetit në një shtet shumetnik”.
“Ahmeti thekson se tri vendime e fundit përbëjnë kërcënime serioze për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe të rajonit në tërësi. Ai u bën thirrje udhëheqësve ndërkombëtarë për veprim të përbashkët për mbrojtjen e arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e BDI-së të publikuar më 27 tetor.
Në mesin e udhëheqësve që Ahmeti u ka dërguar letër janë presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Edi Rama, presidentja dhe kryeministri i Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të vendosë në dhjetor lidhur me fatin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili u miratua shtatë vjet më parë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitjan Mickoski, të shtunën, tha se nuk kontestohet i gjithë ligji, por vetëm pjesa e gjyqësorit.
Çka është Ligji për përdorimin e gjuhëve?
Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, institucionet shtetërore në Maqedoninë e Veriut detyrohen të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20% e qytetarëve të vendit. Kjo përfshin gjuhën shqipe, e cila përmendet si gjuha e një pjese të konsiderueshme të popullatës dhe përkufizohet në nenin e parë të këtij ligji. Gjithashtu, ligji siguron përdorimin e gjuhëve të tjera të komuniteteve me përfaqësim më të vogël se 20%.
Ligji përcakton që elementë zyrtarë, si monedha, pullat postare, uniformat e policisë dhe zjarrfikësve, të përfshijnë gjithashtu shkrime në gjuhën që flitet nga së paku 20% e popullatës, një masë që përkrah identitetin gjuhësor të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera etnike në vend. Kushtetuesja shfuqizoi Balancuesin
Më 9 tetor, Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut po ashtu vendosi të shfuqizojë Balancuesin, një mekanizëm softuerik që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve etnike në administratën publike.
Ky mekanizëm ishte krijuar për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001 dhe siguronte që përqindja e punësimeve të përputhej me përbërjen etnike të popullsisë. Gjithashtu, shfuqizimi i Balancuesit ngre pikëpyetje mbi kushtetutshmërinë e dispozitave që kërkojnë mbajtjen e të dhënave mbi përkatësinë etnike gjatë punësimeve në institucionet shtetërore. Sipas regjistrimit të popullsisë i vitit 2022, popullsia e Maqedonisë së Veriut numëron rreth 2 milionë banorë, nga të cilët 54.21% janë maqedonas dhe 29.52% shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër janë pjesëtarë të komuniteteve më të vogla.
Në përgjigje të shfuqizimit të Balancuesit, koalicioni shqiptar VLEN, që është pjesë e Qeverisë maqedonase, ka njoftuar se është në proces të hartimit të një ligji të ri për përfaqësim etnik.
Por, përkundër këtij pohimi të koalicionit VLEN, ministri i Administratës Publike, Goran Minçev ka deklaruar se “nuk është duke u përpiluar ligj për balancuesin ashtu siç pretendon koalicioni VLEN”.
“Ne edhe ashtu kishim marrëveshjes me VMRO-DPMNE përpara se të fillojë koalicioni se fillimisht duhet të merremi vesh për ligjin për përfaqësim të drejtë dhe më pas, balancuesin”, ka thënë javë më parë, Arben Taravari, kryetar i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN./ Rel
Një delegacion i nivelit të lartë nga Koreja e Jugut do të...
Vëzhguesit evropianë thanë sot se zgjedhjet në Gjeorgji u ...
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmër...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosov...
Protestuesit kanë ndërprerë fjalimin e kryeministrit izrae...
Një zyrtar i lartë i OKB-së në Sudan thotë se ajo është th...
Kandidati për President i SHBA, Donald Trump gjatë një int...
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, parala...
Bullgarët më 27 tetor votojnë në zgjedhjet e shtata parlam...
Sulmet ajrore izraelite në veri të Gazës kanë vrarë të...
Në gusht, një gjykatë federale amerikane vendosi se Google...
Rreth 3.5 milionë persona në moshë madhore janë bërë shtet...
Në çdo fushatë zgjedhore për votuesit dhe kandidatët është...
Izraeli ka nisur ato që i përshkroi si sulme ajrore "të sa...
Zgjedhjet në Gjeorgji do të mbahen ndërkohë që qeveria për...
Autoritetet amerikane thanë se aktorët rusë qëndrojnë prap...
Elon Musk, pronari miliarder i kompanisë SpaceX, që ka fit...
Gjeorgjianët po votojnë sot në atë që shumë banorë të vend...
Diabeti i tipit 2 është një sëmundje që nuk kursen askënd....
Arabia Saudite dhe shtetet e tjera të shteteve të Gjirik P...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...