Moti i keq në vend/ Humb jetën elektriçisti
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...

Autoritetet amerikane thanë se aktorët rusë qëndrojnë prapa një video të rreme që ka qarkulluar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqej grisja e votave me postë për kandidatin republikan dhe ish-presidentin, Donald Trump, në shtetin e Pensilvanisë, para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.
Videoja, që kishte miliona shikime në platforma sikurse X, u shfaq në rrjetet sociale më 24 tetor, duke treguar një person që kontrollonte fletëvotimet në qarkun Bucks të Pensilvanisë dhe griste votat për Trumpin.
Burri, i cili ishte me ngjyrë, dukej se po griste fletëvotimet që ishin për kandidatin republikan, ndërkaq linte të paprekura fletëvotimet për nënpresidente demokrate, Kamala Harris, e cila është person me ngjyrë.
“Komuniteti i inteligjencës vlerëson se aktorët rusë kanë prodhuar këtë video që në mënyrë të rreme shfaq një person duke grisur votat në Pensilvani, bazuar në të dhënat që ka pasur qasje komuniteti i inteligjencës dhe aktiviteteve paraprake të aktorëve të tjerë me ndikim rusë, përfshirë video dhe aktivitete të tjera të dezinformimit”, thanë përmes një deklarate të përbashkët Zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Byroja Federale e Hetimit dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe Siguri të Infrastrukturës.
Në deklaratë u tha se brenda tre orësh autoritetet lokale përgënjeshtruan këtë video, pasi qytetarët e raportuan atë para autoriteteve.
“Ky aktivitet rus është pjesë e përpjekjes më të gjerë të Moskës për të ngritur dyshime të paqëndrueshme lidhur me integritetin e zgjedhjeve amerikane dhe për të nxitur ndarje në mesin e amerikanëve”, u tha në deklaratë.
Analistët që monitorojnë fushatat e ndikimit të huaj të Moskës më herët kishin lidhur këtë video me një grup propagandues rus të njohur si Storm-1516 apo CopyCop.
Vëzhguesit thanë se Storm-1516, që më herët kishte publikuar disa video me përmbajtje të rreme lidhur me kandidatin e Harrisit për nënpresident, Tim Walz, është një degë e Agjencisë së Kërkimeve në Internet, një ish-rrjet propagandistik rus, me bazë në Shën Petersburg, që ishte themeluar nga Yevgeny Prigozhin, lideri i ndjerë i grupit mercenar rus, Wagner.
Komuniteti amerikan i inteligjencës paralajmëroi se para zgjedhjeve të 5 nëntorit mund të shfaqen edhe më shumë dezinformata dhe propagandë të orkestruara nga Rusia./ VOA
Elon Musk, pronari miliarder i kompanisë SpaceX, që ka fit...
Gjeorgjianët po votojnë sot në atë që shumë banorë të vend...
Diabeti i tipit 2 është një sëmundje që nuk kursen askënd....
Arabia Saudite dhe shtetet e tjera të shteteve të Gjirik P...
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulm...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të shtun...
Fakti që Rusia dhe Koreja e Veriut bashkëpunojnë në pa...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ishte një mik i veçan...
Rusia ka ndihmuar në përforcimin dhe përhapjen e pretendim...
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka sugjeruar se qe...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmërua...
Kandidatja demokrate Kamala Harris dhe rivali i saj republ...
Tim Walz shërbeu për dy mandate si guvernator i Mineso...
Ndërsa Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC)...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha sot se ekz...
Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnik...
Një grup militant kurd e ka marrë përgjegjësinë të premten...
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Ley...
Rruga evropiane dhe avokimi për një Serbi evropiane janë s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...